LAJMI I FUNDIT:

Të ndjehesh i skuqur

Robëria e gjatë shekullore është rrugëtimi më fatkeq i kombit tonë, i cili pas një vonese të gjatë historike është në përjetim të lirisë, dhe ndoshta të moskuptuarit e drejtë të kësaj kategorie morale dhe njerëzore, na ka shtyrë në një konceptim ndryshe për mënyrën e re të të jetuarit.

Kjo etapë e re e ka zhvendosur të menduarit tonë në një projekt të ri, i cili imponon ndryshim të kodit të mirësjelljes, ndërhyrjeve të organizuar të mekanizmave institucional në aplikimin e sistemit të demokracisë, i cili energjive kolektive u jep shans për kreativitet, parakushte këto të kondicionuar nga përmasat e lirisë, dhe presioni i vazhdueshëm i konkurrencës së vlerave , të cilat po e formësojnë identitetin ekonomik dhe kulturor të civilizimeve më të fuqishme dhe të vendeve që rangohen “nën shpatullat” e tyre.

Kjo përmasë e lirisë, në kontuinitet po bëhet përjashtuese e formave ekstreme të sjelljeve dhe mentaliteteve, të grupeve shoqërore, të cilat mbesin të paintegruara, dhe të kanosura nga rreziku i shpërbërjes, janë vënë në keqpërdorin të lirisë, dhe në abuzim me institucionet, të cilat veprojnë brenda kornizave ligjore ku përkufizohen sjelljet tona.


Me këto fenomene po përballen edhe shoqëritë me traditë të lashtë të demokracisë, ku veprojnë grupe të fuqishme, që jo rrallë atakojnë në variantet të ndryshme rendin ligjor dhe kushtetues, dhe përpiqen të krijojnë hapësirë për futjen e formave më devijante të anarkisë brenda sistemit, ndërsa më e keqja është kur ato bëhen pjesë e tij, edhe pse herë do kur janë të destinuara për t’u abortuar.

Kosova si një entitet i ri shtetëror, i cila po konsolidohet në përpjekje të mëdha për të kompletuar sistemin institucional, ka filluar të preket nga individë dhe grupe që gjatë ndërhyrjeve në sistemin e renditjes së vlerave, investojnë të rritet frika, ndjenja e mosbesimit që çon në jostabilitetit, pasiguri dhe dhunë.

Trandjet e brendshme janë goditje që paraqiten herë herë të panjohura, për të cilat përcillen me mungesë të informacioneve të sakta për t’u dhënë përgjigje adekuate, varësisht nga natyra , lloji dhe mënyra e manifestimit, shndërrohen në burim të krizave të rrezikshmërisë së lartë.

Sidoqoftë, është koha që sa më parë t’i kthehemi vetes, dhe para se ta kuptojmë dukjen e jashtme, ta përmirësojmë atë të brendshme. Shoqëria jonë është në fillim të një pocesi ku janë hapur plagë të vjetra të shtresuara në botën shpirtërore, emocionale dhe s’është çudi paraqitja e kategorive të caktuara të njerëzve, të cilët e reflektojnë të gjykuarit e tyre me veprime deformuese në trajta të çrregullimeve patologjike.

Ky vit si duket ishte manifestim i formave më ekstreme të individëve dhe grupeve, të cilët ishin jashtë përgjegjësisë morale dhe njerëzore ose të viktimizuar nga kategori të tjera që kanë humbur fuqinë e ndikimit politik në rivalitet me të tjerët, dhe këto veprime fatkeqësisht kanë koinciduar në përplasjet me sfidatë që ka pasur vendi në rrafshin e politik për të cilat na kanë bërë të ndihemi të skuqur.

Një prezantim i këtij lloji fenomeni patologjik dhe monstruoz është shpërfaqur në vendet mike, si tentativat kriminale për vrasjen e ish-kryeministrit Bler.

Ky vit është një sinjal, që të investohet në rritjen e kapaciteteve të sigurisë, të cilat merren më seriozisht me identifikimin e këtyre fenomeneve, sepse jemi shoqëri e hapur në rrugën e komunikimit intenziv ekonomik, dhe jetojmë në shekullin e ri të teknologjisë dhe informacionit të shpejtë, ku kredibiliteti i partneritetit me të tjerë ngrihet nga një stabilitetit i qëndrueshëm brenda institucioneve dhe shoqërisë.

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori