Libri është si një njeri. Ai është më i mahnitshmi nga të gjitha sendet, sikur që njeriu është më i përkryeri nga të gjitha krijesat. Mund t’i ketë anët e mira apo jo të mira. Të nderosh një libër është të nderosh një botë. Të dëmtosh fizikisht një libër, është të tregosh fuqinë “prej një mashkulli” dhe pafuqinë prej një kritiku intelektual.
Përgjatë historisë njerëzimi e ka trajtuar librin në forma të ndryshme. Sa ka pasur kontribut në botimin e këtij burimi të dijes, po aq edhe rrekje në luftimin e tij. Lakuriqët nuk shohin në dritë.
Në të kaluarën hasim djegien e bibliotekave. Kur sundimtari mongol Hulagu (shekulli XIII), pushtoi Bagdadin, ndër punët e para që bëri ishte hedhja e librave të Bibliotekës së Bagdadit në lumin Tigër, ku për ditë të tëra thuhet se lumi kishte marrë ngjyrën e bojës së shkrimit. Në atë bibliotekë gjendeshin dorëshkrime të rralla historike, kulturore, fetare, filozofike etj. Pra, kjo nënkuptonte goditjen ndaj një civilizimi të tërë.
Po ashtu djegia e Bibliotekës së Aleksandrisë (shekulli IV), e cila ishte qendër botërore e literaturës së shkencave ekzakte, dëmtoi rëndë fondamentin shkencor të botës akademike që nga ajo kohë. Ende mbahet mend si tragjedi e historisë.
Historia shënon edhe rastet e censurës në literaturë apo edhe të anatemës së personaliteteve. Kryesisht këtë e bënë klasat që zotëronin me pushtet, qoftë ai (pushteti) të ketë qenë fetar apo shtetëror. Aparati i dhunës e tregoi fytyrën e vet mizore, në petkun teokratik-kanonik në kohën e Galileut, apo edhe në djegien për së gjalli në turmën e druve të Zhana D’Ark.
Kësisoj veproi edhe pushteti laik shumë më vonë, sikur në kohën e Enverit, kur vargje të tëra të Naimit, Migjenit e shumë të tjerëve reduktoheshin, ndryshoheshin apo ndaloheshin. Duke filluar nga tekstet e shenjta e deri tek Lahuta e Fishtës, gjithçka konsiderohej si mundësi e agjitacionit e propagandës kundër proletariatit.
Krejt këto janë bërë e vazhdojnë të jenë aktuale nga njerëz që nuk kanë tolerancë e respekt për veprën e dikujt tjetër; zëri ndryshe duhet shukatur, mendimi tjetër është heretik dhe liria duhet të kufizohet jo në baza drejtësie, por në aspekt ideologjik. Kjo shpërfaq rrugën më të lehtë dhe zgjidhjen më oportune për ruajtjen e status quo-së politike, ideore dhe programore.
Dhuna është mjeti i fundit i çdo gjëje. Të ushtrosh atë ndaj një libri, nuk e dëmton as autorin e as që e bën më pak të vlefshëm atë libër. Aq më tepër, nëse një libër qëmton tema të nxehta siç është historia e afërt e Kosovës, atë duhet kritikuar (për të mirë ose për të keq) me forcën e argumentit e jo të zjarrit të shkrepëses.
Nuk di sa do të zgjasë tek shoqëria e jonë mendësia e mos durimit të qasjes së kundërt, të antitezës ideore ndryshe nga klishetë e bastardizuara. Dje Blendi Fevziu e Oliver Shcmitti, sot Veton Surroi, nesër… Mbase jemi mësuar të dëgjojmë vetëm atë që na konvenon.
Uroj që si popull t’i këpusim prangat e dogmatizmit ideologjik e të përgjigjemi ndaj njëri-tjetrit me dritën e fakteve duke ngritur nivelin e diskursit nga ky moçal në të cilin fatkeqësisht ka rënë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania