Që nga rënia e Murit të Berlinit, lufta mes dy shteteve në Evropë konsiderohej praktikisht si e përjashtuar. Por, Rusia është duke i detyruar aleatët në BE dhe NATO për të menduar të pamendueshmen. Nuk mungojnë skenarë të tillë se si p.sh., konflikti rajonal dhe relativisht i “vogël” në Ukrainën Lindore mund të shndërrohet në një krizë të vërtetë botërore: Rusia mund ta përdorë si arsye gjendjen e rëndë humanitare në Donetsk për një ndërhyrje të hapur. SHBA mund të dërgojë në shkallë të gjerë furnizime me armë në Ukrainë – ose madje edhe të ndërhyjë me sulme ajrore ndaj pozicioneve të rebelëve duke u përfshirë drejtpërdrejt në luftime.
Diskutimi pjesërisht pa fund e krye, se si mund t’i vihet në ndihmë Ukrainës në mënyrë efektive, pasqyron hutimin e NATO-s. Aktualisht nuk ka ndonjë doktrinë sigurie dhe asnjë strategji për t’iu përgjigjur kërcënimit të ri nga Lindja. Politikanët perëndimorë që merren me probleme të sigurisë po regjistrojnë të shokuar se si Kremlini demonstron forcë ushtarake në krizën në Ukrainë.
Vështirë se kalon një ditë që në hapësirën ajrore të tre shteteve baltike nuk regjistrohen fluturime të avionëve luftarakë rusë. Disa nga këto manovra janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Sepse avionët ushtarakë rusë i fikin transponderët e tyre dhe në këtë mënyrë janë të padukshëm për aviacionin civil.
Lista e incidenteve të rënda në rajonin e Detit Baltik po rritet përditë. Herë është një flotilje anijesh e luftanije ruse që shfaqen papritmas në bregdetin e Lituanisë e pas saj një herë tjetër shkel ujërat territoriale suedeze një anije amfib e paidentifikuar. Suedia do të intensifikojë tani sërish stërvitjet ushtarake për rezervistët.
Të tri shtetet baltike kanë porositur muajt e fundit armë për më shumë se një miliard euro, sidomos sisteme për mbrojtjen antitank. Në fillim të verës, forcat ruse kishin zhvilluar jo shumë larg nga kufijtë e këtyre vendeve manovra në shkallë të gjerë. E gjithë kjo e mbështetur edhe nga një retorikë e ashpër ruse kundër Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Të tria këto vende janë në NATO. Edhe anëtarit tjetër të NATO-s, Rumanisë, i është dashur të dëgjonte kërcënime ushtarake nga Moska, në luftën për ndikim ndaj Republikës rumanishfolëse të Moldavisë. Rumania tani konsiderohet si vatra e tretë e rrezikut, përveç Ukrainës dhe në vende baltike.
Fija lidhëse për bisedimet mes NATO-s dhe Rusisë ka qenë gjithmonë e hollë, dhe prej saj nuk ka qenë kurrë e mundur të endej një lidhje e fortë bashkëpunimi. Por tani edhe kjo fije e hollë është këputur. Njëra palë nuk e di më se çfarë planesh ka tjetra. Si në kohët më të këqija të Luftës së Ftohtë, imazhi për arsenalin e tij ushtarak dhe synimet ushtarako-politike të palës tjetër dominohen përsëri vetëm prej vlerësime të shërbimeve sekrete dhe analizave të ushtarakëve.
Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u ankua kohët e fundit se “Ne vetëm flasim për njëri-tjetrin, jo me njëri-tjetrin”. Moskomunikimi i ri është sidomos i keq për faktin se vitet e fundit, në Evropë është shkatërruar sistemi i kontrollit të armëve konvencionale. Dikur NATO dhe Rusia kishin përcaktuar në të ashtuquajturin Traktatin për Armët Konvencionale në Evropë nivele maksimale për kufizimin e këtyre armëve, si dhe kontrolle të përbashkëta dhe takime të rregullta. Por Traktati për Armët Konvencionale në Evropë është pezulluar tashmë ligjërisht dhe është politikisht i vdekur.
Në prag të Vitit të Ri, Evropa është një kontinent i pasigurt për shkak se është bërë e paparashikueshme në kufijtë e saj. Evropës i nevojiten urgjentisht dy gjëra: një doktrinë e re për politikën e sigurisë – dhe një politikë për të ndërtuar besimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri