LAJMI I FUNDIT:

Të lumturit vendosin më shpejtë

Të lumturit vendosin më shpejtë

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se njerëzit e lumtur i marrin shumë më shpejtë vendimet e logjikshme.

Ekspertët pranë Universitetit New Hampshire kanë realizuar një hulumtim për të vërtetuar ‘nëse’ dhe ‘sa’ ndikon disponimi në aftësinë e marrjes së vendimeve.

Drejtuesit e studimit kanë manipuluar me disponimin e participantëve duke iu treguar fotografi të këndshme dhe më pas të pakëndshme.

Derisa kanë shikuar fotografitë në ekran janë shfaqur fjalët: “më pëlqen, nuk më pëlqen, mirë, keq, tërheqëse, jotërheqëse…”, ndërsa pjesëmarrësit në studim është dashur që të tregojnë se çfarë emocioni tregon tek ata fotografia e treguar.


Rezultatet kanë treguar se participantët të cilët kanë qenë në disponim më të mirë janë përgjigjur shumë më shpejtë në krahasim me ata që kanë shikuar fotografi negative. /Telegrafi/