Të jetosh për të vepruar dhe të veprosh për t’u bërë i lirë
Aksioni ynë për t’u bërë një qenie politike nuk mbaron asnjëherë. Ai fillon për të mos mbaruar. Të jesh, do të thotë të veprosh, thotë Erich From. Jetën e përmbush veprimi i përditshëm kundër padrejtësisë. E gjithë përpjekja jonë për të jetuar dinjitetshëm është aksion i drejtpërdrejtë. Është lidhje nga brendia e trupit të njeriut për të prodhuar diçka pozitive të vërtetë e të saktë për jashtë. Shkurt, aksioni prodhon akte. Skuqja e rektorit të Universitetit të Prishtinës ishte akt. Si njerëz që jemi mundohemi të kemi analiza konkrete për veprime konkrete dhe me spjegime politike të qarta. Arsyetimi ynë është se UNË apo NE duhet të jetojmë. Meqenëse kemi lindur, kemi një emër dhe një mbiemër, një vendbanim dhe një identitet, ne duhet të jetojmë lirshëm, patjetër. Duhet provuar jetën, ama tërë kohën duke menduar si një aksion.
Intelektualëve iu atribuohet vetëm aksioni dhe anasjelltas. Kur njeriu nuk është për aksion politik ai në të vërtetë nuk është intelektual. Të qenit intelektual, mendoj që duhet të ekzistojë në vet njeriun një çarje e thellë në mes asaj se çka mundet dhe asaj çka ka vullnet për të bërë. Intelektuali e zgjedh vullnetin. Pra, ai nuk mendon tre herë për ndërmarrjen e ndonjë veprimi politik. I tillë ishte Edward Said, simbol i rezistencës intelektuale palestineze. Ai ishte iniciator i një lëvizje të re politike, Lëvizjes së Iniciativës Kombëtare Palestineze qëllimi i së cilës ishte krijimi i një Palestine të Lirë dhe të formuar me intelektualë të vërtetë. Said si intelektual gjuante me gurë në drejtim të një stacioni policor izraelit në një protestë me 3 korrik të vitit 2000.
Studentët kur përfundojnë studimet nuk kanë aftësi kritike. Ata më shumë memorizojnë. Sipas një raporti të bërë nga KIPRED në vitin 2007 një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës mendojnë që arsimi është njëri ndër problemet që s’po mund të tejkalohet e që është shumë i rëndësishëm për një shoqëri të shëndoshë. Siç theksohet po në këtë raport të vitit 2007, e që gjërat s’kanë lëvizur fare edhe tani, problemet si lokalizmi, burokracia, politizimi, arroganca, mungesa e efikasitetit.
Profesorët nuk përgatisin seminaret, në shumë prej rasteve ata nuk i kontrollojnë fare. Nuk lejohet qasja në informata të nevojshme; mungesa e sallave të kompjuterëve me internet, pritje e gjatë para sporteleve; cilësia në mësimdhënie është në rënie; nuk ka mbikqyrje të mësimdhënësve e që ndodh shumë shpesh të mungojnë e të mos ndëshkohen me heqje të mëditjes; shumë lëndë të cilat s’kanë vlerë për nevojat studentëve dhe të tregut ende ligjërohen. Ende duke e cekur raportin e KIPRED-it, ku aty thotë që shumë lëndë të vjetra vetëm janë ri-emëruara, shembull është rasti i lëndës Historia e Jugosllavisë e cila është ri-emëruar në Historia e Ballkanit. Universiteti i Prishtinës nuk ka bashkëpunim me universitetet e jashtme e sidomos ato kombëtare si ai i Tiranës, Durrësit dhe Tetovës. Njerëzit në këtë institucion nuk kanë bërë shumë përpjekje për të vënë bashkëpunim për çështje të ndryshme, si mundësia për shkëmbimin e literaturës, shkëmbimi i studentëve dhe profesorëve, shkëmbimi i përvojave të ndryshme etj.
Raporti nxjerr në pah se mijëra studentë kopjojnë të njëjtën skripta, studiojnë të njëjtin material, i tregojnë njëri tjetrit se çfarë i pëlqen profesorit dhe cilat janë pyetjet e mundshme në provim (Qeverisja dhe konkurrenca në arsimin e lartë. 2007:25). Kjo gjendje më shumë se sa u konvenon studentëve, ju konvenon më shumë profesorëve. Ata kanë edhe shumë obligime për punët e tyre të cilat i kanë në postet politike.
Pushteti së bashku me drejtuesit e UP-së e kanë bërë këtë institucion publik mjet politik të të tyre për përfitime personale. Sociologu, Besnik Pula në shkrimin e tij të mëhershëm UP si model politik thotë se “Pushteti abuzon dhe përdhunon, deri në shkallën sa shkelja e çdo norme është normalizuar”.
Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s zhvillojnë aksione, sepse ata mendojnë jashtë kornizës së mendimit që ligjërohet në Universitetin e Prishtinës. Ngjyra e kuqe e derdhur në rektorin Mujë Rugova është normalitet përbrenda jo-normalitetit në UP. Shumë qytetarë po i mbështesin aksionet tona. Aksioni ishte rrjedhojë e pakënaqësisë dhe keq-menaxhimit që mbretëron në Universitetin e Prishtinës. Njëjtë, sikur pushteti në Kosovë që i sheh qytetarët si barrë kur është puna për përmbushjen e premtimeve e si numra-statistikë për vota, edhe rektorati i sheh studentët vetëm si barrë e jo si perspektivë, i sheh si dhënës të monedhës. Ne nuk duam shikim nga ky kënd. Ata pranojnë studentë shumë, në mënyrë që të mos diplomojnë aq sa pranojnë, ligjëratat që i transmetojnë profesorët janë njëdrejtimëshe, ato janë fjalime.
Ne, studentët e bartim ndryshimin. Loja ende s’ka mbaruar. Ne duhet të ndryshojmë edhe konceptin për vijimin në universitet. Jo ta shohin ardhjen tonë, ardhje në kryeqytet, por ardhje për ndryshim. Ne nuk duhet të mërzitemi se çfarë mendon rektorati, sepse atëherë brengosemi se çfarë po mendon sistemi politik. Ndonëse është e pritshme që prej rektoratit do të sjellin vendime jo demokratike për aktivistët, Rronin e Durimin, këta të fundit nuk duhet ta kenë brengë atë vendim. Ne së bashku me të gjithë studentët duhet t’u bashkohemi që problemet e vërteta të UP-së të zgjidhen. Vendimi i rektoratit le të mbet në sirtarët e tyre, vendimi ynë le të jetë vetëm angazhim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin