Të jesh ministër…!
Fëmijët kanë ëndrra, të rinjtë po ashtu, edhe të vjetrit kanë ëndrra, pra njerëzit ëndërrojnë.
Mbase edhe unë kam ëndrra. Të bëhem Ministër, asnjëherë! Jo se nuk di gjë për privilegjet që sjell ky post, por gjithmonë e kam pasur përshtypjen se ushtrimi i kësaj detyre në njërën apo mënyrën tjetër ta “cenon lirinë” që mbase mund ta kenë njerëzit që ushtrojnë funksione me më pak rëndësi, shkurt ky funksion të detyron të jesh më i përkushtuar.
E njëjta gjë nuk ndodh me njerëzit që ushtrojnë këtë e funksione të ngjashme në vendin tim. Përkundrazi, këta konsiderohen VIP-a, kanë së paku pesë truproje, shumicën e kohës e kalojnë në restorante e hotele të vendit, të cilat për qytetarin e rëndomtë të Kosovës, për ata që e fitojnë bukën e gojës me djersën e ballit s’janë veçse molla të ndaluara. Shkurt dhe shqip të jesh ministër në vendin tim do të thotë të jesh gjithçka, përveçse njeri i ndershëm.
Thënë të vërtetën pakkush e çan kokën tashmë për ndershmërinë… Ajo i takon së kaluarës… Pastaj janë disa thënie që i kanë thënë njerëzit mendjendritur, nami i të cilave nuk njeh kohë e hapësirë, nuk njeh komb e kombësi, dhe si të tilla këto thënie përcjellin breza të tërë, për t’u ringjallur përsëri e për të jetuar përgjithmonë.
Urata të tilla si; U bëfsh plak i katundit! Rrofsh sa malet! Qofsh faqebardhë!.., edhe pse të këndshme, si duket tashmë janë të zbehta në krahasim me uratat; U bëfsh Ministër! U bëfsh llopov! U bëfsh, mbase edhe kriminel! E kjo për faktin se pikërisht këta të fundit, janë njerëzit e privilegjuar të vendit, të cilët gëzojnë autoritet të pakontestueshëm.
Kosova vendi ynë i dashur, për disa është shndërruar në parajsë si p.sh. ministra, prokurorë, zyrtarë të korruptuar, emri i të cilëve asocion në korrupsionin, dallaveren, hajninë, për derisa i njëjti vend për të tjerët është shndërruar në ferr, për njerëzit e rëndomtë të vendit, për punëtorët e Kosovës, njerëzit që marrin (e qe besa, disa as ato nuk i kanë) pagë më pak se 200 euro në muaj e mundohen t’i paguajnë taksat shtetit, të cilin çdo ditë e më shumë po e çojnë drejt humnerës njerëz të inkriminuar të cilët gëzojnë privilegje të pamerituara.
Nuk mjafton vetëm evidentimi i njerëzve të tillë, ata duhet dënuar siç edhe e meritojnë.
Shpesh kam dëgjuar të thonë: ‘Kosova është vend i paparashikueshëm’, të tillë po e bëjnë hajnat, cubat (ministrat Kosovës) të cilët vozisin vetura të mijëra eurove, e shpenzojnë para në telefonata brenda ditës, sa shpenzon ushqim për një vit një familje e varfër e Kosovës.
Njerëzit që e drejtojnë shtetin e Kosovës (megjithatë ka përjashtime të vogla), u ngjajnë “zulluve” të Konicës, të cilët nën petkun e rrobave të shtrenjta, e fshehin faktin se përgjithësisht janë ‘tullacë në pjesën e brendshme të kokës’, injoranca analfabetizmi i të cilëve vihet në pah që në kontaktin e parë me ta. Këta janë njerëzit që Kosovën e kanë shndërruar në “Zulluland” edhe pse Kosova nuk është në Afrikë, është në zemër të Evropës.
Këta janë “patriotët” që po e rrjepin popullin e Kosovës, këta janë njerëzit që po e pinë me pambuk gjakun e djersën e punëtorëve të Kosovës, të cilët punëtorë tashmë veçse e kanë fituar epitetin “skllevër të shekullit të rinj”. Punëtorët e Kosovës janë më të nëpërkëmburit e botës, këtë faj nuk ua hedh vetëm punëdhënësve, këtë faj e bartin në radhë të parë institucionet që merren me këtë problematikë, të cilat për dhjetë vite nuk kanë arritur ta miratojnë ligjin e punës. Aferim!
Kosova ka përpi edhe skandale të tilla, ka ngjarë që për armëmbajtje pa leje je dënuar vetëm me 20 euro, për derisa për mosvënie të rripit të sigurisë dënohesh me 25 euro. Drejtësia në Kosovë është dështim.
Për të mos e zgjatur shumë, e meqë realiteti është ky që është, s’mbetet veçse të themi; “Aferim” të gjithë juve që punoni në dëm të interesave të shtetit dhe të popullit të Kosovës, “aferim” se ju në radhë të parë po punoni në dëm të interesave tuaja dhe të ardhmes tuaj, që pa dyshim do të jetë e mjegullt. Evropë, na prit se po vijmë…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin