Rreth 70 për qind e mjeteve të buxhetit të Kosovës grumbullohen nga Doganat e Kosovës.
Ky institucion, për arkën e shtetit, grumbullon tri tatime kryesore: tatimin mbi Vlerën e Shtuar në import, taksën doganore dhe akcizën.
Në këtë kuadër, Dogana e Kosovës edhe vitin e kaluar ka pasur sukses, kurse pritet që edhe gjatë këtij viti t’i përmbushin parashikimet e qeverisë.
Nga 1 miliard e 598 milionë, sa është buxheti për këtë vit, vetëm Dogana e Kosovës parashihet të mbledh mbi 1 miliard euro.
Adriatik Stavileci , zëdhënës në Doganat e Kosovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë vitit të kaluar ky institucion ka mbledhur 950.4 milion euro, kurse për këtë vit pritet që vlera të rritet për 50 milionë euro.
“Gjatë vitit 2015, përveç se kemi tejkaluar një shkallë të lartë prej afër 80 milionë euro nga viti 2014, Dogana ka tejkaluar edhe parashikimet e parapara edhe nga qeveria e Kosovës. Kurse për vitin në 2016, nga Dogana pritet që shuma prej 950 milionë eurosh të shndërrohet mbi një miliard euro”, ka thënë Stavileci
Por, ekspertë për çështje ekonomike e vlerësojnë praktikë jo të mirë mbushjen e buxhetit të Kosovës nga të hyrat doganore.
Musa Limani, profesor i Ekonomisë, konsideron se pikërisht mbushja e buxhetit nga Dogana, Kosovës po i kushton më deficit të lartë tregtar dhe zhvillim të ulët ekonomik.
Madje, për një praktikë të tillë, ai fajëson të gjitha qeveritë e deritashme, pasi kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ulët krahasuar me atë të importit.
“Unë mendoj se importin e rritë qeveria më qëllim të caktuar që të rrisë të hyrat buxhetore. Siç dihet, për fat të keq, 70 për qind të mjeteve buxhetore në Kosovë grumbullohen në kufi”, tha Limani .
Edhe drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi shfaqet mjaft kritik për mënyrën e mbledhjes së të hyrave për mbushjen e buxhetit të Kosovës.
Për Radion Evropa e Lirë, Demi thotë se kjo praktikë duhet të kthehet në proces të kundërt, ku të hyrat vendore të jenë më të mëdha se sa ato doganore.
“Kjo do të duhej të ndryshohet e të kthehet në mënyrë të kundërt; pra, të kemi më shumë të hyra nga zhvillimi ekonomik, komunat të rrisin të hyrat vetanake dhe të rritet veprimtaria e bizneseve dhe punësimi”.
“Ato pastaj do të gjeneronin të hyra dhe jo vetëm prej doganave, për shkak se në këtë mënyrë është rritur deficiti tregtar mbi 2 miliardë euro, dhe kjo po mbush buxhetin e Kosovës . Por, në anën tjetër, kjo tregon se në çfarë niveli të ulët të zhvillimit ekonomik gjendet Kosova”, thotë Demi.
Ndryshe, zyrtarë qeveritarë më herët patën pohuar përkushtimin e tyre për të fuqizuar në mënyrë të vazhdueshme Administratën Tatimore dhe për të rritur kapacitetet e saj, në mënyrë që të fillohet gradualisht me një zhvendosje më domethënëse të mbledhjes së të hyrave nga kufiri në brendi të vendit.
Të hyrat e grumbulluara nga Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit të kaluar kanë arritur në 332.3 milionë euro, kurse sipas planit të të hyrave për këtë vit, kjo administratë duhet të grumbullojë 370 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës