Edhe pse gjenden në listën e personave më të famshëm dhe më të njohur në Hollywood, këto yje nuk e kanë gjetur dashurinë e vërtetë në mesin e kolegëve të tyre, por dashurinë e përhershme e kanë gjetur te njerëzit “anonim”.
Në vazhdim të këtij teksti do të paraqesim disa nga personazhet e njohur, të cilët përkrah vetes kanë persona që janë pothuajse të panjohur për të gjithë.
Në 2003-shin, aktori i “Good Will Hunting” dhe “Bourne”, Matt Damon takoi Luciana Barroso në një bar në Miami ndërkohë që luante komedinë “Stuck on You”. Barroso punonte si bariste. Damon e kishin marrë zvarrë shokët atje, nga shehsi i xhirimit. Fituesi i Oscar-it tani ka katër vajza me Barroso-n dhe çifti është i martuar që në vitin 2005. Në një shkrim për The Guardian, Damon ka thënë, “Gruaja ime është shpirti im binjak. Nuk mund të jetoj pa të”. Dhe gjatë një daljeje në ekran, ka thënë “Unë kapa jackpotin me gruan time.”
Jessica Alba dhe Cash Warren janë njoftuar më 2004 derisa aktorja e bukur por xhironte filmin “Fantastic Four”, ndërsa janë martuar më 2008. Alba thotë se dashuria mes tyre ishte në shikim të parë, edhe pse ky i fundit nuk i takonte shtresës së lartë të shoqërisë. Ata kanë dy fëmijë së bashku.
Fituesja e çmimit Oskar Anne Hathaway, burrin e saj Adam Shulman e ka njohur përmes miqve të përbashkët dhe qysh në takimin e parë, ajo e kishte ftuar që të udhëtojnë bashkë për në Nju Orlins. Janë martuar më 2012.
George Clooney, shumë i dashur nga femra të famshme e të thjeshta bashkë, beqar joshës për vite me radhe, zgjodhi të martohej pikërisht me një avokate Amal Alamuddin.
Ndërkohë që punonte për filmin “The Mexican” me Brad Pitt, Julia Roberts takoi dhe u dashurua më pas me Danny Moder. Kishte vetëm një problem që ai ishte i martuar, ndërsa ajo dilte me aktorin Benjamin Bratt. Megjithatë, ata të dy u martuan në vitin 2002 pasi divorci i Moder u finalizua. Ata kanë tre fëmijë bashkë tani. Gjatë premierës së filmit “Mirror, Mirror,” Roberts u tha gazetarëve që arsyeja pse dukej e re ishte bashkëshorti. “Është thjesht lumturia dhe dashuria e një njeriu të mirë” ka thëën Roberts. “Kjo mendoj që të mban të re. Unë e kam gjetur princin tim të kaltër, jam në rregull.”
Meryl Streep e takoi bashkëshortin e saj aktual Don Gummer nëpërmjet vëllait të saj Harry. Gummer, ishte jashtë shtetit dhe Streep qëndronte në apartamentin e tij sa ai të kthehej. Mesa duket, Gummer u kthye më herët dhe të dy u dashuruan shumë shpejt. Gummer, sculptor dhe Streep kanë qenë të martuar për më shumë sesa 30 vjet dhe kanë katër fëmijë bashkë. Kur Streep fitoi Oscar-in e tretë për “The Iron Lady”, ajo iu drejtua Gummer në fjalimin e saj. “Gjithçka që vlerësoj më shumë në jetët tona, ma ke dhënë ti.”
Aktorja e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” Marcia Cross e bëri vetë hapin e parë me atë që është sot bashkëshorti Tom Mahoney. Aktorja e vuri re Mahoney, një aksioner burse, në një dyqan lulesh në Los Angeles në 2004 dhe i dha numrin nëpërmjet pronarit të dyqanit. Pas dy vitesh, ata të dy u martuan. Kur është pyetur nga revista People për regjimin e saj të bukurisë, Cross ka thënë që i shoqi ishte produkti i saj më i mirë. “Unë mendoj që bukuria vjen nga të qenit e lumtur dhe me njerëzit që duam dhe në këtë rast dashuria e tij më bën të bukur.”
Aktori, 50-vjeçar, Nicolas Cage, e takoi bashkëshorten e tij 20 vjet më të re, Alice Kim-in, në një restorant në Los-Anxhelos, ku ajo punonte si kameriere. Edhe pse aktorit të njohur kjo i është martesa e tretë, duket se kjo është martesa e tij “e qëlluar” pasi që me Alice-n është i martuar që nga viti 2004.
Aktori i “Grey’s Anatomy”, Patrick Dempsey, e takoi bashkëshorten e ardhshme Jillian Fink kur la një takim në sallonin e saj. Parukieria nuk e besonte që ai ishte Dempsey i vërtetë derisa ai hyri në derë. Ata të dy u tërhoqën menjëherë nga njëri tjetri, sipas Dempsey, por pritën tre vjet sa të dilnin bashkë sepse secili ishte i përfshirë në një marrëdhënie. Dempsey ende lë takime të rregullta me të shoqen në sallonin e saj. “Është si një takim për ne sepse mund të flasim dhe nuk kemi tre fëmijët rrotull”.
Në një intervistë në Reader’s Digest, mbajtësi i një trofeu Oscar, Jeff Bridges kujtoi takimin e parë dhe romancën me Susan Geston që e kishte takuar ndërkohë që ajo punonte si kameriere dhe asistente seti në filmin “Rancho Deluxe” ku luante Bridge. “M’u desh një ditë sa të gjeja çastin t’i thosha për të dalë bashkë. Dhe ajo më tha jo.” Sigurisht raporti i tyre konfliktal në fillim përfundoi mirë, por Bridges ka thenë që ai e dinte që javën e parë që kishte rënë në dashuri dhe që Geston do bëhej gruaja e tij.
Ndërkohë që xhironte “Seabiscuit”, në 2003 Tobey Maguire takoi vajzën e drejtuesit të Universal Studios, Ronald Meyer. Jennifer Meyer, që është një stiliste bizhuterish dhe Maguire dolën bashkë katër vjet dhe më pas u martuan. Fëmija e parë erdhi që para martesës, ndërsa i dyti më vonë.
Pas ndarjes me aktorin Ryan Philippe, Reese Witherspoon provoi të dilte me disa persona të tjerë të famshëm derisa gjeti dikë jashtë ujërave të Hollywood-it. Agjenti i kinemasë Jim Toth e takoi Witherspoon sepse shoku i tij i dehur nisi të gjuante aktoren e famshme në një festë. Tani të dy janë të martuar. Witherspoon ka deklaruar një herë për revistën Elle që nuk e kishte menduar që do martohej më derisa erdhi Jim dhe i tha asaj një gjë që askush tjetër nuk ia kishte thënë: “Jim më tha, unë do të tregoj çdo ditë çfarë është një partner i mirë dhe çfarë është një njeri i mirë. Unë do kujdesem për ty. Do e bëj këtë aq shumë sa do mësohesh me këtë gjë.”
Vince Vaughn doli me Jennifer Aniston gjatë xhirimit të “The Break-Up”, por zgjati vetëm aq. Vaughn pastaj nisi të dalë me një agjente imobilare Kyla Ëeber dhe u martua me të në vitin 2010. Ai duket i lumtur, ka thënë që ka takuar vajzën më të mirë në botë që i ka dhënë atij qëllimin e jetës. Ka thënë edhe që nëse do e kishte takuar më parë do ishte “martuar shumë kohë më parë”.
Këngëtarja Kelly Clarkson ishte njoftuar me Brandon Blackstock më 2012 gjatë lojës Super Bowl dhe një vit më vonë janë martuar. Ata këtë vit janë bërë edhe prindër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Pse duhet të vendosni letër tualeti në frigorifer?
A e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!