LAJMI I FUNDIT:

Të enjten ETC hapet në Gostivar

Të enjten ETC hapet në Gostivar

Kompania kosovare ELKOS Group pas zgjerimit të rrjetit të marketeve në të gjithë Kosovën po ashtu pas shtrirjen edhe në Shqipëri, në Mal të Zi së fundmi ka zgjeruar edhe rrjetin e qendrave tregtare ETC edhe në Maqedoni.

Kjo kopani ka njoftuar se edhe një ETC e re do të hapet të enjten në qytetin Gostivarit.

“Të enjten më 27 gusht në ora 10:30, ELKOS Group bënë hapjen e Qendrës së re Tregtare ETC në Gostivar të Maqedonisë. Objekt mbi 6000 m2 me gamë e gjerë e artikujve nga të gjitha kategoritë e blerjes si: Ushqimore, pije, higjen, produkte për shtëpi, tekstil, veshmbathje, teknikë, mjete pune, lodra e shumë kategori të tjera”, është thënë në njoftimin e kësaj kompania, shkruan Telegrafi.


Sipas njoftimit të ELKOS Group, në hapje pritet të marrin pjesë figura të njohura politike nga Maqedonia dhe Kosova. /Telegrafi/