LAJMI I FUNDIT:

Të dal, apo të mos dal në zgjedhje…?!

Kur me përsiatje po e vrojtoj rrjedhën e gjertanishme të fushatës zgjedhore, e posaçërisht të disa partive të mëdha, e tëra më duket se po realizohet në harmoni me atë thënie të Gebellsit: “Nëse veç ke vendos të gënjesh publikisht, atëherë gjithmonë lëshoje një rrenë të madhe si premtim, sepse, edhe kur ajo dikur të zbulohet, prapë se prapë do të ketë mjaftë njerëz që do të dyshojnë: ‘Hajt se nuk i dihet! Mund të ketë diçka të vërtetë aty’”.

Krahasuar me partitë tjera garuese, PDK-ja aktualisht me pushtet qendror, që në start të nismës së fushatës parazgjedhore, i ka disa favore që e bëjnë të ndjehet pak sa më e relaksuar dhe të reflektojë mundësinë për fitore në shumë komuna të Kosovës. Për të arritur gjer tek ky synim, ajo, me kohë, së pari ka futur nën kontrollin e vetë të drejtpërdrejtë KQZ-në, ka krijuar ndikim direkt apo indirekt në disa medie të fuqishme publike, disponon me buxhet të fortë financiar, dhe, pa kursyer aspak, për promovimin e të gjithë kandidatëve të vetë nëpër komunat e Kosovës, derdh para të majme në marketingun agresiv politik.

Premtimet që ajo i bën për investime marramendëse financiare gjatë fushate, një vendim i pruar në Qeveri për formimin e Universitetit të Prizrenit dhe dy të tjera në premtuara për Gjakovën dhe Gjilanin, fillimisht, edhe pse të gjithëve po ju duken si megalomane, qesharake dhe jo reale, ato në prapavijë, veç kanë filluar heshtur të prodhojnë efekte pozitive të ndikimit indirekt në nënvetëdijen kolektive të njerëzve.


Kuptohet, këtë e them gjithnjë duke pasur parasysh mentalitetin tonë të përgjithshëm specifik popullor. Sepse, me kohë, shumica e elektoratit kosovar ka filluar të mendoj edhe kështu: “Vërtet ato premtime për investime marramendëse financiare janë joreale, ama, meqë këta e kanë pushtetin qendror edhe dy vite në dorë, do të mjaftonte sikur së paku t’i përmbushnin edhe 1/3” prej tyre.

Ose, sikur kam vërejtur edhe tek prizrenasit e mi, prurjes së vendimit nga Qeveria për formimin e universitetit të dytë publik në këtë qytet, një disponim i njëjtë zgjedhor po vazhdon edhe në këtë qytet: “Duhet të votojmë për PDK-në, përndryshe, nëse hup ajo në këto zgjedhje, edhe ky vendim për Universitet i marrë nga ta , do ta pësoj fatin e njëjtë sikur e para, para 2 viteve pruar po ashtu gjatë fushatës parazgjedhore nga LDK-ja.
Taktikë e sofistikuar dhe jo mahi!

Këto metoda me hiper – premtime të ofruara në këtë fushatë parazgjedhore, mua po më përngjajnë si me fabulën e asaj barsolete mbase të njohur: Me qëllim të testimit të nivelit inteligjent të pacientëve të vetë, në një sanatorium neuro-psikiatrik, një mjek, skaj për skaj rrugës së asfaltit, kishte tërhequr me shkumës një vijë horizontale. Duke ofruar paralelisht edhe një shpërblim prej 50 euro, nga pacientët e vetë të sëmurë mental, na kishte kërkuar që të kalojnë përfund asaj vije mbi asfalt.

Realisht e pa mundur, kuptohet. Por, të joshur edhe nga premtimi i shpërblimit, shumica nga ta, kishin tentuar të depërtojnë nën vijën e vizatuar mbi asfalt. Kuptohet, aty për aty të gjithë ishin lënduar seriozisht me këtë tentim dhe ashtu të përgjakur menjëherë ishin dërguar në spital. Por, në mesin e pacientëve kishte edhe të tjerë pak sa më të mençur që nuk kishin pranua të provojnë një gjë të tillë.

Më pas, mjeku udhëheqës i këtij projekti testues, për ta vazhduar eksperimentin e vet, në vend të çmimit të mëparshëm prej 50 eurove, tashti kishte paralajmëruar shpërblimin e dhjetëfishuar prej 5.000 eurove. Dhe, merrni me mëndë se çka ka ndodhur më pastaj?!! Për befasinë e madhe edhe të tij, këtë herë si të përgjakur për spital, i vëren, jo ndonjë nga pacientët me të cilët bëhet testimi i dedikuar, por të gjithë ishin nga ekipi, personeli i tij teknik.

Në pyetjen se si ka ngjarë kjo maskaradë, ata ishin përgjigjur: “Edhe pse sigurt e dinim se do të jetë e pamundur të kalohet nën atë vijë, meqë vlera e shpërblimit u rrit, provuam mos rastësisht edhe ne do të kemi sukses të depërtojmë nën atë vijë”?!

Të dal, apo të mos dal në zgjedhje…?!
Sa ma shumë po ofrohet dita e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 të këtij muaji, me të madhe po qarkullon në popull ajo shaka në formë të pyetjes dhe përgjigjes. Pyetja: “a e dini se pse po mbahen këto zgjedhje”? Përgjigja: “që më vonë, ne ta marrim fajin përsipër si popull se vetë i kemi zgjedhur ata”!

Dhe, vërtetë! Sa më shumë po afrohet dita e zgjedhjeve, dilema “të dalësh, apo të mos dal]ësh në zgjedhje”, tek shumica, po bëhet gjithnjë e më i shprehur. Edhe tek unë, pa dyshim. E çuditshme! S’ka se si! Në mes të drejtës së pacenueshme demokratike që të zgjedhësh dhe të jesh i zgjedhur, në këto rrethanave kosovare, fatkeqësisht, të imponohet edhe ajo anë tjetër paradoksale. Mohimi,! Ta bojkotosh vetëdijshëm këtë të drejtë, apo “ikja nga liria”, sikur do ishte shprehur ndoshta E. Fromi me këtë rast.
– “Duhet të dalim, patjetër duhet të dalim në zgjedhje – ishte kategorik gjatë një bisede me kafen e mëngjesit një mik i imi i mirë.

-“Meqë, për të qene zgjedhjet valide në Kosovë, nuk ka prag zgjedhor qe duhet te kalohet, si gjithnjë, ne to pritet të dalin me të madhe pakica (simpatizuesit, militantet, primitivet e partive përkatëse, servilet, përfituesit etj,. Mu për këtë shkak unë do të dal të votoj dhe atë ditë do te jem përmbi politikanët. Sepse, se paku atë dite më jepet rasti që me vullnetin tim të lirë dhe në mënyre ligjore t’i ndëshkoj keqbërësit e deritashëm, të cilët, shumë herë pas lufte e kane keqpërdorur votën time”?

Në njëfarë mënyre, ky miku imë kishte të drejtë, ama , kur e pyeta se, po të dalim të gjithë në votime, me cilët të tjerët që aktualisht e kemi nga oferta zgjedhore mundemi t’i zëvendësojmë ata të mëparshmit, ai, i tretur në mendime mbeti pa tekst. I zënë ngushtë, mu përgjigj si për të më hequr qafe: “për më të mirët, kuptohet”!

“Për kënd, për cilën parti të sinqertë dhe të pa korruptuar? Ma thuaj vetëm një që do të jetë më i mirë se sa ata që deri më sot ishin në pushtet…. A thua, mos deshe që sërish t’i kthejmë ata që një herë i larguam para dy viteve?!

Pas këtij reagimi tim të ashpër dhe pesimist, bashkëbiseduesi im, duke mu buzëqeshur ëmbël, ngriti lartë gotën e pijes që e kishte pranë dhe uroi: “Gëzuar mik! Këqyre shëndetin”!
Hmm…! Të dal, apo të mos dal në zgjedhje, pyetje është dhe ende do të vazhdoj të jetë dilemë serioze në mua…!?

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori