LAJMI I FUNDIT:

Të bashkuar apo të ndarë?

Të bashkuar apo të ndarë?

Brezi ynë, në një hark relativisht të shkurtër kohor, ka përjetuar robërinë, persekutimet, luftën, lirinë, ringritjen e rimëkëmbjen… Tash jemi duke u ballafaquar me një luftë të re, ndaj një armiku të padukshëm!

Jemi në kohën e pandemisë globale të virusit Covid-19 (koronavirusi); pandemi kjo që po shndërrohet në sfidën më të madhe me të cilën po përballet bota.

Ndoshta ju kujtohen thuprat e Skënderbeut, sesi së bashku janë të pathyeshme. Morali i këtij tregimi i ka rezistuar kohës, por po rrezikon ta humbasë vlerën sot. Sepse, po jetojmë në një kohë të paradokseve, ku distancimi social na bën më të fortë sesa të qënit tok!


Kjo pandemi po ndryshon botën, mënyrën e jetesës dhe shumë shpejtë do të lë gjurmë të pashlyera në psikologjinë dhe sjelljet tona, duke i dhënë ndoshta kah tjetër socializimit dhe ndërveprimit njerëzor. COVID-19 mund të ndikojë në ekonomi, në lindjen e profesioneve të reja, në automatizimin më të hovshëm të proceseve, rikonceptimin e turizmit dhe mënyrën se si udhëtojmë… Në anën tjetër, do të ndikojë në politikë, në kontrollin më të madh të jetëve tona gjë që do të cenojë drejtpërdrejtë disa nga liritë fondamentale të njeriut.

Sidoqoftë, me qëllim që t’i bëjmë ballë këtij kërcënimi dhe të zvogëlojmë pasojat, duhet t’i japim jetë ende moralit të tregimit të thuprave. Sepse sot, më shumë se kurrë, nevojitet mirëbesimi, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i përpjekjeve, në shumë rrafshe: Komuniteti shkencor, organizatat ndërkombëtare si OBSH dhe qeveritë, duhet të krijojnë një aleancë botërore në ndarjen e informacioneve dhe përvojave, në përpjekjet për një zgjidhje globale; Qeveritë, së bashku me autoritetet tjera publike, si dhe me mediat, duhet të jenë të sinqerta dhe ta mbajnë popullatën vazhdimisht të informuar, në mënyrë që të ndërtojnë besimin tek institucionet dhe ta lehtësojnë barrën e luftës ndaj këtij virusi. Por, kjo kërkon edhe politikanë të përgjegjshëm që mbi gjithçka kanë interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

Të jesh apo të mos jesh, kjo është dilema ghamletiane që ka vlerë edhe sot. Përderisa ende nuk ka ilaç për koronavirusin, barra e kujdesit bie mbi secilin mbi ne. Për këtë kërkohet një ngritje e vetëdijes dhe ndërgjegjes komunitare. Një popullatë e informuar mirë dhe saktë është më e motivuar, më e fuqishme dhe më e efektshme. Në këto momente që po kalojmë, kjo nënkupton kujdes, disiplinë, solidarizim dhe kulturë qytetare përmes vetëizolimit, ndjekjes së udhëzimeve të OBSH-së, rekomandimeve të institucioneve shëndetësore, zbatimit të masave të Qeverisë për higjienën personale, masat mbrojtëse dhe vijim të jetës në rrethanat e reja – me shpresë dhe optimizëm të palëkundur.

Kemi mundësinë që ta kthejmë këtë sëmundje në fitore mbi të keqën. Pa panik, të izoluar përkohësisht, por të bashkuar në përkushtimin si anëtarë të së njëjtës familje, me dashuri dhe kujdes, si dhe me ndihmën e Krijuesit, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë të radhës – duke vepruar të ndarë nëpër shtëpitë tona, por të bashkuar në synimet tona.

Në trend

Më shumë
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti dkuston me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Gjesti ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e BBVA? Produksioni fik mikrofonat gjatë kohës që banorët e diskutojnë këtë çështje

Magazina
Kalo në kategori