Carmen-Francesca Banciu
Dashurinë për gjuhën dhe gjuhët e shoh si një trashëgimi të familjes. Kur stërgjyshja ime gatuante një supë të mirë, thoshte – supa ime flet shtatë gjuhë. Ajo e shikonte si një gjë shumë të rëndësishme zotërimin e një gjuhe. Çfarë e përbën njeriun, pyeste ajo. Gjuha. Gjuha e tij e brendshme, do të thosha unë sot.
Madje, stërgjyshja ime kishte dëshirë të përmendte një proverb. Sipas saj, njeriu ka brenda vetes aq persona sa gjuhë flet. E lindur në perandorinë austro-hungareze, një lloj Bashkimi Evropian i parakohshëm, certifikatën e lindjes ajo e kishte në gjuhën gjermane, rumune, hungareze dhe latinisht. Ajo vetë fliste disa gjuhë. Disa i kishte mësuar në ambientin përreth, të tjera gjatë qëndrimeve të saj jashtë. Të jetoje në një vend pa e folur gjuhën e atij vendi do të ishte për të e papranueshme, e papërfytyrueshme, e pa dinjitet. E unë e ndaj këtë qëndrim me të.
Në këto vite që jetoj në Berlin, kam vënë re se si Berlini është kthyer në një metropol kozmopolit. Njerëz nga e gjithë bota gjejnë fatin e tyre aty, gjejnë shanset e punës, plotësimin e jetës e madje një vatër të re. Disa kanë ardhur me dëshirë në Gjermani, madje pa njohuri të gjuhës. Të tjerë janë refugjatë. Një pjesë e të ardhurve jeton në një ambient ndërkombëtar, profesionalisht të lartë, ata kuptohen me njëri-tjetrin në anglisht. Për ta njohuritë e gjuhës gjermane nuk janë parësore për të mbijetuar, e ata mendojnë gabimisht se nuk është nevoja ta mësojnë atë.
Ka edhe një kategori tjetër, njerëz që jetojnë në një shoqëri paralele, të izoluar nga kufijtë kulturore dhe mungesa e njohurive të gjuhës së vendit ku kanë ardhur. Sidomos gratë dhe të rinjtë e këtij grupimi vuajnë disavantazhet e kësaj situate. Dhe, dihet që vetëizolimi të çon në mungesë vetëbesimi gjë që nënkupton edhe humbje të lirisë. Me tepër se kaq, njeriu asnjëherë nuk arrin tek vetëvendosja.
Stërgjyshja ime me supën e saj që fliste shtatë gjuhë, e kishte kuptuar këtë. Edhe fëmijët e mi e kuptuan intuitivisht. Pas javëve të para në shkollë, ata donin të më përgjigjeshin vetëm në gjermanisht, donin që të ishin aktivë që në fillim, të ishin pjesëmarrës, pjesë e së tërës. Jo pjesë e një getoje.
Si autore, në fillim u zhgënjeva. Erdha me shumëgjuhësinë dhe shpejt m‘u duk se po e humbisja atë. Gjermanishtja ime ishte fillestare. Nuk mjaftonte për të shkruar. Në të njëjtën kohë, frika nga humbja e identitetit pas ndërrimit të gjuhëve më linte pa frymë. Deri në gjendje shoku. Kush jam unë pa gjuhën e nënës. Kush jam unë në gjuhën e re? A jam vërtet dikush? Në këtë gjendje të shpërbërjes së brendshme pasonte ndjesia e pavlefshmërisë. E varfërimit shpirtëror.
Por, unë rebelova kundër këtyre ndjesive. U përballa me fatin dhe e rifitova gjuhën time të brendshme, u përshtata me gjuhën gjermane. U identifikova me të. Rifitova besimin. E përshtata gjuhën me nevojat e mia. E rifreskova me përvojën e ndjesitë e reja. Kur pas disa librave të shkruar në rumanisht, publikova për herë të parë në gjermanisht librin „Arratia e babait”, nyja u zgjidh përfundimisht.
Sot dimë shumë për vështirësitë e bukuritë e përvojës së migrantit. Madje, refugjatët dhe migrantët kanë në dispozicion edhe ndihmë psikologjike. Jo vetëm unë, por edhe Berlini, e ky vend e dinë tani se sa e rëndësishme është gjuha e vendit ku jeton për të vazhduar jetën e re. Shpresohet që ata që vijnë ta pranojnë këtë ndihmë. Të kuptojnë, se zotërimi i shprehisë në përgjithësi dhe i gjuhës së re në veçanti janë çelësi për respektin ndaj vetes dhe me këtë edhe për respektin e njohjen e të tjerëve. Gjuha është çelësi për suksesin dhe lumturinë. Dhe çelësi për të gjetur veten, identitetin tënd të vërtetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit