LAJMI I FUNDIT:

Tava e Gjakovës apo pasuli i Leskocit – jo të dyja!

– Në spikamë: Tryeza politike –

Nuk është për t’u befasuar nëse diplomatët euro-perëndimorë do të kërkonin nga presidenti Ahtisaari të kthejë shpërblimin mbi 1 milionësh të Nobelit, pa ndonjë shpjegim të qartë zyrtar – edhe nuk duhet ditur, këtë e ka kërkuar qeveria serbe, kështu më lehtë do ta kenë diplomatët evropianë.

KFOR-i hyri në Kosovë, atëherë kur edhe UNMIK-u filloi punën, shumica e kosovarëve nuk kanë menduar që edhe pas kaq vjetësh nuk do të ketë rrymë rregullisht, nuk do të ketë punë dhe që gjendja e sigurisë në Kosovë të jetë kështu siç është sot. Zyrtarët ndërkombëtarë mburren se në Kosovë krijuan karrierë diplomatësh duke i paqësuar shqiptarët me dhurata të paçelura, kaq shumë vite të shpresës dhe agonisë pavarësiane, duke pritur së pari hapjen e paketës kubike me shumë të panjohura, dhe prapë shikime vjedhurazi çka do të ndodhë me të ardhmen e qytetarëve kosovarë? Kosovarët të hipnotizuar nga fjala shumë domethënëse “Pavarësi” i mbajti kaq vite të vetëkënaqur dhe të vetëpërmbajtur, edhe pse pa punë, në terr, pa ujë, pa pronësi mbi Kosovën.


Drejtuesit e UNMIK-ut, kishin kuptuar mirë mentalitetin shqiptar dhe dinin se ku është problemi, kush thotë se ata nuk janë këtu? Tash UNMIK e EULEX, bashkërisht. Fakti se deri më tani nuk kanë gjetur përgjigje adekuate për Kosovën; ata vazhdojnë me shtyrje dhe bisedime të stërzgjatura me zyrtarët serbë, asnjëherë askush nuk u tha se në këtë vend jetojnë mbi 95 përqind shqiptarë dhe të tjerë, dhe se ata duhet të pyeten për të ardhmen e vendit dhe, asnjëherë përgjigja nuk ishte e prerë, me domethënie.

Natyrisht, kërkesat e tilla çfarë i shtrojnë serbët duhet të zgjidhen në korridoret e kancelarive të ministrive perëndimore, nga çatipët e diplomatët e rendit të dytë e të tretë, pastaj çështja të kalohet në burokracinë e famshme të Kombeve të Bashkuara, ku shqyrtohet edhe njëherë plotësimi i kërkesave të tyre, e pastaj të kthehet në instancat e larta të Këshillit të Sigurimit, ku një çështje relativisht e vogël vihet në listën e gjatë të pikave të pazarllëkut politik të shteteve të fuqishme.

Pra, kështu u nis edhe një proces i ri për të zgjidhur këto probleme, instalimi i misionit për rend e siguri të EULEX-it. Ndërkohë në Kosovë dhe jashtë kryhen edhe një varg takimesh, dhe zyrtarët kosovarë thjeshtë deklarohen: JO! pa ndonjë arsyetim si erdhi puna deri këtu, pas tërë atyre deklaratave se Kushtetuta është e shenjtë, është Kurani e Bibla e Kosovës, dhe pas të gjitha njohjeve diplomatike, pse nuk u informua paraprakisht parlamenti për hamendjet e diplomatëve.

Kisha pasur dëshirë ta di se si do të mendonin zyrtarët e BE-së, po të qeverisej kështu në vendet e tyre, në këtë mënyrë, ata sigurisht nuk do të ishin më në adresarin e diplomatëve. Çka do të mendonin, si do të silleshin qytetarët e tyre po që se për të ardhmen e tyre të debatonte tërë bota, vetëm qytetarët e tyre jo? Por barra e mëdyshjeve për të ardhmen nuk duhet të vihet krejt mbi qafën e tyre.

Nuk ka dyshim se ata janë sinqerisht të shqetësuar për problemet në Kosovë, se ata vërtetë dëshirojnë që ato të zgjidhen në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por nuk dinë se si. Për më tepër, dështimi i UNMIK-ut në Kosovë nuk do të ishte edhe dështim i Kombeve të Bashkuara, tash bile e kanë kuptuar se kështu nuk qeveriset Kosova, duhet ndërruar menaxhmenti nga ai i OKB-së në atë të BE-së (UNMIK-EULEX), dhe çështja e mbikëqyrjes të bartet nga OKB-ja në BE, duke u pranuar realiteti i ri, dhe duke u përcaktuar rruga eventuale për integrim të përbashkët të Ballkanit në BE, përndryshe do të ripërsëriten përsëri skenat makabre të luftërave të reja në Ballkan.

Nuk po kuptohet qartë domethënia e shtrëngimit të duarve, kaq shpesh, por sidoqoftë edhe bisedat joformale duhet të jenë të sinqerta, ngase kështu po vendoset për fatin e mbi 2 milionë njerëzve dhe se nuk po bisedohet për recetat e ndryshme të menysë serbe dhe të asaj shqiptaro-kosovare me “salt” që iu ka skaduar përdorimi më 17 shkurt 2008 (duhet ndërruar edhe kodin 1244), nëse jo këtë vit, bile së paku vitin e ardhshëm.

Edhe pse liderët shqiptarë janë shumë të përzemërt me serbët, dhe po shprehin habi se si serbët nuk e kanë ndërruar akoma recetën e “pasulit të Leskocit”, që dikur ishte pjesë e territorit të banuar me shqiptarë, ndërsa tash është zemra e serbizmit – shumë “zemra” territoriale kishte pasur Serbia, bre.

Shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre ishin shumë të vëmendshëm të gëlltisin të tëra simbolet kombëtare, të bëzajnë edhe gjatë inskenimit të himnit shtetëror, të harrojnë edhe identitetin kombëtar për t’u konvertuar në një tjetër, ndërsa serbët fatkeqësisht nuk u pyetën për "tavën" e Gjakovës, por për muzikën “tallava”, që nuk ka identitet shqiptar.

Askush nuk u bëri pyetje për tavën me mëlmesë kosovare të gatitur me shumë egërsi nga gjahtarët gjenocidal të Serbisë, dhe kjo zvarritje ia mundësojë Serbisë heqjen e tiketës “kujdes – e ndaluar”, e cila le qe nuk kërkojë asnjëherë falje për gjenocidin e ushtrisë serbe, por pa kryer reformat e domosdoshme dhe pa dorëzuar kriminelin Mlladiq, u shpërblye për kooperim që treguan gjatë bisedimeve me palën shqiptare, duke ua mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë, për të bërë copë-copë territorin e Kosovës, të cilin e patën ruajtur me kokëfortësi ish-autonomistë t shqiptarë, e tash e shkapërderdhën demokratët me bateri.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori