Tallja e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës me veteranët e UÇK-së

U tall me ne, sepse e gjeti derën hapur. Qeveria jonë duket e ka interes primar që të mos e përmirësojë gjendjen ekonomike të çlirimtarëve. Ligjin e ka lënë sakat, Udhëzimin Administrativ në sirtar. Nuk di si nuk flet asnjë nga strukturat e veteranëve me seriozitet e me këmbëngulje për këtë çështje.
Sa nga shokët e tyre jetojnë sot në gjendje të mjerueshme dhe sa nga profiteret jetojnë si pashallarë? A duhet dikush të ketë të paktën ndjenjë dhimbjeje, ani pse po shihet se nuk mund të ketë pikë të ndërgjegjes?
Në emër të luftës disa janë bërë milionerë, ndërsa disa të tjerë për t’i mbrojtur idealet dhe luftën e UÇK-së, në tërësi, kanë mbetur të varfër dhe jetojnë në varfëri ekstreme. Disa të tjerë, që nuk janë pak, nuk kanë sot gjymtyrë të trupit, sepse pa to kanë mbetur teksa luftonin nëpër istikame, teksa bartnin armatim, teksa mbronin atdheun, këtë atdhe që sot po e nëpërkëmbin kaq poshtrueshëm, disa që ironizonin me luftën dhe me nocionin Liri.
Kushdo prej jush, dilni dhe shikoni në çfarë rrethana jetojnë sot veteranët dhe invalidët e luftës. Nuk besoj se do të mund të jetoni ashtu, më shumë se 24 orë. E, po vika puna, që të ndrydhet e të shtrydhet edhe kjo pak rrogë për ta. A deri në këtë masë pranon shteti t’i shkel e t’i shtyp njerëzit që lirinë e sollën me gjak, me gjymtyrë trupi e sakrificë njerëzore?!
Unë e di që ka plotë popuj që nuk kanë heronj dhe për ta pasuruar historinë e vetë krijojnë heronj mitik. Ne kemi heronj, veteranë, por i njollosim e i nëpërkëmbim. Ani pse dimë mirë t’i qajmë e t’i vajtojmë në përvjetorë dhe t’i përdorim për qëllime politike në fushata zgjedhore. E dhimbshme është kjo!
Nuk ka faj i huaji, ka faj i joni! Ka plot raste që më me nder kanë punuar disa të huaj për vendin tonë se sa disa nga tanët.
Bëhet shumë zhurmë për një rrogë, s’bëhet zhurmë për funksionarët politikë që janë shndërruar në milionerë, në fajdexhinj! Pse kurrë Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ngreh shqetësim për ministrat e zëvendësministrat që i marrin nga dy-tre rroga, të cilët punojnë në Ministri, në universitete e kolegje private, por shqetësohet për rrogat e veteranëve?
Pse asnjë nga ministrat e zëvendësministrat nuk thotë u ngopa?! Madje fëmijët e tyre shkollohen në universitete me renome, kanë vetura luksoze të tipit mbretëror. A është mirë me ato makina të çojnë pluhur para këmbëve të invalidëve e të veteranëve, të cilëve po ua kontestojka dikush statusin e dikush tjetër shumën e rrogës! A është mirë dhe e ndershme, që veteranët dhe fëmijët e tyre të mbledhin kanaçe për të siguruar një kafshatë buke?!
Fondi Monetar Ndërkombëtar le ta detyrojë Qeverinë që ministrat dhe zëvendësministrat të mos marrin më shumë se një rrogë, të mos punojnë në më shumë se në një vend pune. Atëherë ka mjete të mjaftueshme për përmirësimin e gjendjes sociale të të gjithë qytetarëve.
Pse heshti Fondi Monetar Ndërkombëtar ku mori vesh se një ministër ka dy e më shumë zëvendësministra që marrin rroga kot? Heshti, sepse ata nuk e duan sa do të duhej ta donim ne këtë vend. Ata kurrë nuk mund të kenë as ndjenjën e kujdesit, e as të dhimbjes, sikur do të duhej ta kishim ne për vendin tonë. Si duket Banka Botërore ka hëngër do thelba të hudhrës!
Jam bindur që idiotizmi nuk është studiuar sa duhet. Studimin e tij duket që e kanë bërë vetëm idiotët dhe jo njerëzit që kanë ndërgjegje dhe nuk marrin gjë më shumë se sa iu takon. Veteranët duhet të ngrihen në këmbë dhe të protestojnë fuqishëm për ta mbrojtur identitetin kombëtar dhe të drejtat që u takojnë. Nuk ka rëndësi nëse bie qeveria, gajle e madhe! Populli do mirëqenie dhe pikë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës