Taken 1 dhe 2: Një përpjekje tjetër për të poshtëruar shqiptarët
Në një moment qetësie, në sekuencat e para të filmit të ri të realizuar, ‘Taken 2’, Bryan Mills, një ish-vrasës i punësuar nga qeveria amerikane, tashmë në pension, interpretuar nga Liam Neeson, i rrëfen vajzës së tij Kim (Maggie Grace) se ato çka ai di për Stambollin dhe rolin e rëndësishëm që ky qytet ka luajtur si urë-lidhje ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, bazohen në një libër të cilin ai e kishte lexuar gjatë udhëtimit të tij drejt Turqisë, vendi ku është xhiruar filmi.
Fakti që ai përmend – roli i Bosforit, si një urë lidhëse mes Europës dhe Azisë – është aq banal sa vetvetiu lind pyetja: si është e mundur që dikush me njohuri kaq të cekta për botën, mund të ketë qenë i punësuar në një pozitë me përgjegjësi nga autoritetet Amerikane? Kjo mungesë njohurish, ndoshta mund të jetë paraqitur me qëllim, për të portretizuar agjentët e qeverisë amerikane si të metë.
Punëdhënësi i këtij ish-agjenti nuk është identifikuar saktësisht, por mund të supozohet se Mills ka qenë i punësuar nga CIA. Për rrjedhojë, një operativ i tillë duhet të jetë në dijeni se Ambasada Amerikane në Turqi ndodhet në Ankara dhe jo në Stamboll, gabim të cilin Mills e bën kur bisedon me vajzën e tij. Megjithatë, komenti i mësipërm, ku përmendet roli i Bosforit, është treguesi simbolik më i rëndësishëm që nxjerr në pah injorancën e tij.
Gafa të tilla bëhen akoma edhe më të dallueshme në një vazhdë skenash, si për shembull kur Bryan, për të cilin kjo ishte vizita e parë në Stamboll, çuditërisht, i jep disa udhëzime ish-bashkëshortes së tij Leonore apo Leni (Famke Janssen) se si mund të shpëtojë nga vendi i fshehtë ku është marrë peng tek Grand Bazaar-i (Pazari i Madh) i famshëm në Stamboll. Ai e udhëzon atë të ndërrojë rrugë, duke kaluar kështu mes korridoreve dhe qosheve konfuzë të cilët edhe një i lindur në atë qytet nuk mund t’i njohë aq me detaje.
Bryan është një personazh i dobët jo vetëm se, siç përmendëm më lart, nuk ka njohuri, por edhe sepse bën gabime aspak profesionale. Ai ka vënë në dijeni ish-bashkëshorten, nga e cila është ndarë, dhe vajzën e tij, se detyra e tij në profesionin e dikurshëm ka qenë ekzekutimi i njerëzve në operacione klandestine. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe absolutisht e paligjshme, pasi një spiun amerikan, anëtar i skuadrës së elitës ushtarake antiterroriste, apo çdo individ tjetër i cili kryen detyra të tilla, duhet të mbajë të fshehtë detajet e punës së tij, nga bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.
Detaje të tilla janë të parëndësishme në dukje, por që të bëjnë të mendosh se Luc Besson dhe Robert Mark Kamen mund të kenë realizuar së bashku këtë dorëshkrim hulumtimesh dhe të keqshkruar, nën efektin e lodhjes nga një udhëtim i gjatë me avion. Besson dhe Kamen përdorin një personazh llomotitës dhe mburravec si Bryan, duke u kthyer në një zëdhënës të qëllimeve të tyre të errëta: të shfryjnë urrejtjen e tyre ndaj fesë islame dhe të zhvillojnë një propagandë të neveritshme kundër kombit shqiptar, që është i vogël dhe pak i njohur nga të huajt.
Në të vërtetë, filmat “Taken”, janë si anti-amerikanë, ashtu edhe paragjykues për shqiptarët. Në këta filma, injorantët amerikanë shquhen për vrasje brutale, dhe shqiptarët për tortura dhe trafikim të qenieve njerëzore. Gjithçka tjetër është e parëndësishme. Katalogu i plotë i gafave absurde është shumë i gjatë, por këtu po përmendim disa gabime kulturore, fetare dhe gjuhësore, që hasen shpesh në skenar. Disa nga gabimet e poshtë përmendura mund të duken të parëndësishme, por megjithatë reflektojnë se autorët e skenarit nuk kanë bërë hulumtimet e duhura shkencore.
Aktorët që luajnë rolin e myslimanëve, në të dy filmat, kanë tatuazhe në duar. Ashtu si hebrenjtë, edhe myslimanët e kanë të ndaluar të tatuojnë pjesët e trupit të tyre.
Një mysliman nga Tropoja, qytet në veri të Shqipërisë, i cili është edhe vendi i origjinës së keqbërësve kryesorë të këtyre filmave, nuk e quan djalin e tij Marko, i cili është një nga kriminelët (për fat të keq, rol i interpretuar nga një aktor shqiptar, Arben Bajraktaraj) në “Taken 1” i realizuar në vitin 2008.
Një djalë i lindur nga një baba shqiptar mysliman dhe nga një nënë e krishterë në veri të Shqipërisë, mund të quhet “Mark”, por ky emër nuk do të tingëllonte mjaft ballkanik për filmin e Besson-it, kështu që krimineli në fjalë merr emrin sllav “Marko” – për të cilin edhe serbët duhet të ankohen!
Personazhi kryesor shqiptar në “Taken 2”, babai i Marko-s, i cili ndjek Bryan dhe familjen e tij, për t’u hakmarrë për vdekjen e të birit në filmin e parë, quhet “Murad”. Në Shqipëri, ky emër shkruhet dhe shqiptohet me bashkëtingëlloren “t” dhe jo me “d”.
Tropoja, vendi nga i cili supozohet të jetë prejardhja e familjes së protagonistit në film, paraqitet si një vend pa rrugë dhe i pisët (skenat e Tropojës në film janë xhiruar në Turqi dhe jo në Shqipëri) kur në realitet qyteti i Tropojës është një vend malor, ku turizmi është në rritje, në veçanti për alpinistë e skiatorë.
Në “Taken 2”, shqiptarët janë paraqitur si të fiksuar për hakmarrje dhe ndëshkim ndaj armiqve të tyre duke mos u ndalur përpara asgjëje, duke përfshirë edhe sulmin ndaj femrave.
Kjo qasje, pasqyron njohje të cekëta të gjakmarrjes, që fatkeqësisht është shfaqur sërish në Shqipëri në dy dekadat e fundit. Në këtë kulturë, “marrja e gjaku” qeveriset nga ligji zakonor i njohur ndryshe si Kanun. Ky sistem ligjor tradicional, sanksionon përjashtimin e femrave nga gjakmarrja. Kohët e fundit, vdekja e një vajze të re në një rast gjakmarrje në Shqipëri, tronditi gjithë kombin shqiptar.
E vërteta është se shqiptarët nuk janë të prirë për gjakmarrje. Shumica e konflikteve të tilla janë zhdukur në Kosovë dhe në përgjithësi, shqiptarët duan që të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo traditë.
Përveç kësaj, Murad-i i egër edhe pse supozohet të ketë prejardhje nga Tropoja, qyteti i zemrës së Kanunit, synon të sjellë Bryan në rezidencën e tij për ta ndëshkuar. Ky element përbën shkelje të mëtejshme të Kanunit, sipas së cilit, haku nuk mund të merret në ato shtëpinë hakmarrësit, apo viktimës së hakmarrjes.
Për më tepër, shqiptarët janë shumë krenarë për traditën e mbajtjes së premtimit, apo të Besës, e cila njihet ndryshe edhe si “fjala e nderit”. Në fund të filmit “Taken 2”, Murad-i paraqitet si një njeri që e thyen besën e tij.
Këto gabime nuk janë aq të rastësishme sa duken. Për fat të keq, ata dëshmojnë se Luc Besson dhe ekipi i tij kanë lajthitur me një qëllim të caktuar.
Me “Taken” dhe “Taken 2”, Besson i shton një tipar tjetër traditës së “Cinéma du look” (traditë e cila doli në pah për herë të parë në kinematografinë franceze ne vitin 1980). Sipas Guy Austin (1999), kjo traditë favorizon stilin mbi thelbin dhe spektaklin mbi historinë. Siç duket, Besson beson se kinemaja i jep të drejtë të shpikë disa komplekse kulturore dhe histori te trilluara, të paraqesë, të përulë dhe të shpifë për imazhin e njerëzve të një kombi të vogël, që lufton për t’u njohur me dinjitet.
David Gritten i “London Telegraph” është shprehur se “Taken” shquhet kryesisht për “stereotipet e tij raciste kundrejt arabëve dhe evropianëve lindorë”. John Podhoretz komenton në “The Weekly Standard”: “Flitet për një amerikan, i cili për të shpëtuar vajzën e tij masakron me dhjetëra myslimanë të këqij pa e vrarë ndërgjegjja fare”.
Paragjykimi anti-arab në “Taken”, është përmirësuar në “Taken 2”, pasi personazhi Bryan, në Stamboll, punon për mbrojtjen e një arabi të pasur. Arabët dekadentë janë zëvendësuar me turqit e korruptuar. Ndërsa evropianët lindorë mbeten karikaturat kryesore edhe në këtë film të Besson-it, të paraqitur ekskluzivisht nga “shqiptarët”.
Për të përmbushur misionin e tyre “fisnik” për t’i “hapur sytë” botës për rrezikun shqiptar, Besson, bashkë-skenaristi Kamen, regjisori i “Taken 1” Pierre Morel dhe Olivier Megaton, i cili drejtoi pjesën e dytë të kësaj serie, kanë punësuar një grup aktorësh me origjinë nga Kosova, Amerika, Armenia, Holanda dhe Turqia. Megjithatë, aktori kryesor në të dy pjesët e filmit mbetet Neeson, i respektuar nga bashkëkombësit e tij irlandezë për “rritjen e imazhit të Irlandës” në botë.
Për të përbaltur shqiptarët, Nesson ndihmohet nga Rade Serbedzija, aktori me origjinë serbe i lindur në Kroaci, i cili luan rolin e Murad-it, patriarkun e bandës.
Serbedzija e ndihmon Neeson në mënyrë efektive, në fjalët e personazhit Bryan, për të praktikuar aftësitë e tij si vrasës. Shqyrtimin e tij për “Taken 2”, Neil Smith i “Total Film” e përfundon duke thënë se “është argëtuese të shohësh aktorin Neeson t’i vijë hakut të ashtuquajturit Eurotrash (plehrat e Evropës); e kemi parë që e bën më mirë një gjë të tillë në filma të tjerë”.
Koment i Smith-it është domethënës pasi Eurotrash doli në Amerikë si një term referimi për emigrantët e rinj nga Evropa Perëndimore dhe turistët e pasur që sillen me arrogancë në publik. Ashtu si Besson, Neeson dhe Serbedzija, Smith duket se mendon që Eurotrash përbëhet nga shqiptarët, turqit dhe myslimanët. Në kohën e Geert Wilders dhe të nxitësve të ngjashëm të propagandës kundër fesë islame, ky nuk është aspak një vështrim origjinal. Gjithashtu, vlen të theksohet se, ndërsa familja amerikane paraqitet me “fytyra të freskëta”, të pastra dhe të këndshme, familja shqiptare paraqitet e shëmtuar, e pisët dhe e dhunshme.
Filma si “Taken 1 dhe 2” pëlqehen nga amerikanët të cilët janë të “etur” për kinematografinë e dhunshme – gjë që shpjegon suksesin e menjëhershëm komercial të “Taken 2” që në ditët e para të shfaqjes. Gjithashtu, një film si “Taken” komplimenton ankthin e Evropës Perëndimore ndaj emigrantëve dhe “përplasjes së qytetërimeve”. Besson dhe ekipi i tij përfitojnë duke manipuluar dy tregje të cilët në thelb janë shumë të ndryshëm. Prodhuesit seriozë amerikanë, edhe ata të zhanrit “action”, janë distancuar nga prodhimi i filmave anti-arab dhe anti-mysliman.
Askush nuk e mohon faktin se në Shqipëri krimi ekziston dhe se disa shqiptarë, si individë të çdo kombi tjetër, kryejnë krime jashtë vendlindjes së tyre. Për më tepër, Shqipëria ka një industri filmi, e cila ka tërhequr mbështetjen e personaliteteve kryesore të kinemasë, si Francis Ford Coppola, dhe një media që heton dhe raporton për korrupsionin në mënyrë të përkushtuar.
Shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Evropë, por këtu nuk kemi hapësirën e duhur për të mbrojtur virtytet dhe arritjet e tyre. Mund të paraqesim një listë të gjatë emrash sundimtarësh romakë (Diokleciani), Doktorë të Kishës Katolike (St. Jerome), papash dhe figura të tjera nga brigjet e Adriatikut lindor dhe zonat e thella, ku mund të shtohen edhe një numër strategësh ushtarakë dhe personalitete të tjerë të shquar, për të shpëtuar reputacionin e shqiptarëve. Ne nuk po e bëjmë këtë gjë pasi e quajmë përulje t’u kundërvihemi shpifjeve antishqiptare të Besson dhe Kamen.
Një komb që ka nxjerrë një bijë si Nënë Tereza nuk ka përse të shqetësohet nga filma të pavlerë. Rëndësia që shqiptarët i japin jetës dhe dinjitetit njerëzor, u vu re gjatë Luftës së Dytë Botërore ku, duke rrezikuar jetën e tyre, ata refuzuan të dorëzojnë qoftë edhe një hebre të vetëm tek pushtuesit nazistë. Ky gjest fisnik nuk u përsërit askund tjetër në Ballkan apo në vendet e Evropës ku dominuan nazistët, në Lindje apo Perëndim. Roli i shpëtimtarëve shqiptarëve si “Righteous Gentiles” është i njohur nga Izraeli.
Realizimi i “Taken” në shkurt të vitit 2008, muaji kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj dhe realizimi i “Taken 2” në vjeshtë të vitit 2012, disa ditë përpara se Shqipëria të festojë 100 vitet e Pavarësisë së saj, nuk mund të jenë rastësi.
Forcimi i prezencës së faktorit shqiptar në çështjet evropiane, sidomos me mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, i ka trullosur armiqtë e shqiptarëve në Ballkan, dhe i ka vënë në provë vendet Evropiane, që në disa raste (veçanërisht Franca) nuk kanë dashur të mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shpëtuar Kosovën nga agresioni serb.
Në Francë, si gjetiu, premtimi i pa plotësuar i Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Turqisë, gjithashtu është pjesë e sfondit ideologjik.
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara iu ofrua Shqipërisë menjëherë pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990-të dhe në mënyrë të veçantë, mbështetja e Bill Klinton dhe e Xhorxh W. Bush ndaj shqiptarëve në Kosovë kundër kolonizimit të gjatë dhe të egër serb, u prishi qetësinë qarqeve të caktuar në Ballkan dhe Evropën Perëndimore që e shohin me urrejtje shoviniste kombin shqiptar. Kjo nuk ishte hera e parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpëtuar shqiptarët. Po të mos kishte ndërhyrë në kohë presidenti Woodrow Wilson në vitin 1919, ekzistenca e shtetit të sotëm shqiptar, do të ishte vënë në diskutim.
Shqiptarët kanë një kujtesë të gjatë historike dhe nuk u bëjnë keq amerikanëve. Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, krenohet me një bulevard, një afresk të madh, dhe një statujë në kujtim të Bill Clinton, gjithashtu edhe politikanët amerikanë janë nderuar me emërtimin e disa rrugë në qytete të Kosovës, me emrat e tyre. Duke i përshkruar shqiptarët si psikopatë të konsumuar nga urrejtja për një shtetas amerikan, të vendosur për kapjen dhe transportimin e tij në Shqipëri, me qëllimin e vetëm për ta vrarë atë pak nga pak, Besson dhe ekipi i mercenarëve të tij, po përpiqen të minojnë marrëdhënien e veçantë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarëve, si në Ballkan ashtu edhe në mbarë botë.
Aleanca amerikano-shqiptare shihet me sy të keq veçanërisht në Francë dhe në Britaninë e Madhe – këtu vlen të përjashtohet roli vendimtar që luajti qeveria e Tony Blair në fushatën e NATO-s në Kosovë – ku në elitën politike ka akoma elementë serbofilë të cilët përkrahin pretendimet e serbëve për të vendosur hegjemoninë e tyre në Ballkan.
Zgjedhja e Tropojës, rajonit të Shqipërisë nga ku gjoja vijnë trafikantët e njerëzve në këtë film është një çështje që ia vlen të eksplorohet. Ka mundësi që përzgjedhja e Tropojës nga Besson dhe ekipi i tij si strehë kriminelesh është thjeshtë dëshmi e injorancës së tyre për këtë krahine të Shqipërisë; njohuritë e tyre të cunguara për Tropojën duket se burojnë nga shkrime sensacionale në shtypin perëndimor për bandat e kriminelëve shqiptarë. Mund të thuhet se imazhi i Tropojës dhe i veriut të Shqipërisë është vënë në shënjestër këta njëzetë vitet e fundit edhe si rezultat i reagimeve negative ndaj Sali Berishës, kryeministrit aktual të Shqipërisë, i cili e ka origjinën nga një fshat i Tropojës.
Qyteti i Tropojës dhe veriu i Shqipërisë u bënë viktima të propagandës antishqiptare nga fundi i viteve 1990-të edhe për një arsye tjetër. Të ndodhur në kufi me Kosovën, gjatë luftës në Kosovë, banorët e Tropojës u terrorizuan nga raketat e forcave serbe. Miqtë e Millosheviçit, u përpoqën të frikësonin popullin e Tropojës për të mos u dhënë ndihmë luftëtarëve shqiptarë në Kosovë, duke luajtur kështu të famshmen “lojë ballkanike” të provokimeve, pra tërheqja e vëmendjes nga një konflikt duke kërcënuar përhapjen e tij. Ashtu si bashkatdhetarët e tyre në Veri dhe në të gjithë Shqipërinë, banorët e Tropojës nuk u trembën përpara presionit të serbëve.
Përpjekja e Besson-it për ta përbaltur këtë krahinë të Shqipërisë nuk ka shumë ndryshime nga përpjekjet e dështuara të zviceranes së etur për publicitet Carla Del Ponte, ish prokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, si dhe përpjekjet e një tjetër personazhi të politikës zvicerane, Dick Marty, të cilët janë të vendosur ta paraqesin lëvizjen kundër represionit serb si dhe themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si të arkitektuar nga “mafia shqiptare” nga fillimi deri në fund.
Del Ponte dhe Marty janë të njohur për paturpësinë e tyre në gatimin e një turlie teorish konspirative bajate për të ashtuquajturin “trafikim të organeve” nga robërit serbë, me pretendimin e të mbajturit peng diku në Tropojë. Del Ponte dhe Marty deri më sot nuk kanë arritur të paraqesin prova për të vërtetuar akuzat e tyre ndaj shqiptarëve.
Përpjekjet e tyre duhen parë në kuadrin e fushatës së “korrektësisë politike” e cila synon të “balancojë” mizoritë e agresorëve serb me krimet e shpikura në kurriz të viktimave të tyre, shqiptarëve; kjo nuk është gjë tjetër veçse loja e turpshme dhe e pështirë e “ekuivalencës morale”. Për fatin e keq të Del Ponte-s, Marty-it, Besson-it dhe Kamen-it, bota e di se çfarë ndodhi në Kosovë edhe pse ndoshta duket se po e harron, gjë e cila nuk duhet të ndodhë.
Propaganda antishqiptare sllave dhe ajo greke, janë të prira të denigrojnë shqiptarët, duke propaganduar se popullsia shqiptare është e përbërë nga shumicë myslimane dhe se tokat shqiptare janë një strehë për terroristët islamikë. Ndryshe nga fqinjët e tyre në Ballkan, të cilët kanë përdorur dhe vazhdojnë ta përdorin fenë në mënyrë të paskrupullt, për të justifikuar pretendimet e tyre të padrejta mbi territoret shqiptare dhe të njëri-tjetrit, shqiptarët dallohen për një tolerance fetare tipike.
Mesazhi i qartë i të dy filmave, është se shqiptarët nuk janë vetëm kriminelë të rëndomtë por edhe armiq islamikë të qeverisë amerikane dhe të qytetarëve amerikanë. Gjithashtu, me rëndësi është edhe fakti që Turqia paraqitet si vend i papërshtatshëm për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, pasi, si vend mysliman, është i paaftë të kontrollojë, madje i lehtëson aktivitetet e kriminelëve dhe terroristëve islamikë. Shqipëria, Turqia dhe feja Islame, me sa duket do të përbëjnë gjithmonë një kërcënim, jo vetëm për shtetasit amerikanë dhe për qytetarët e tjerë perëndimorë, por edhe për sigurinë e BE-së, SHBA-ës dhe Perëndimit. “Hordhitë” nga Lindja me sa duket, po bëhen gati edhe njëherë që të kalojnë Bosforin për të shkatërruar viktimat e civilizuara në perëndim. Ky është efekti i këtyre filmave për publikun perëndimor.
Disa pyetje duhet t’i drejtohen aktorit Liam Neeson në lidhje me rolin që ai ka pranuar të interpretojë. Në “Listën e Shindlerit” (1993) ai interpretoi rolin e një protagonisti që na doli një “nazist i mirë”, që shpëtoi hebrenjtë nga shfarosja, me pretekstin e punësimit të tyre në biznesin e tij. Në “Michael Collins” (1996) ai interpretoi një hero revolucionar irlandez, i cili zgjedh terrorizmin si mjet për t’iu kundërvënë imperializmit britanik, por që shpreh keqardhje për ligësinë e tij. Pasi ka interpretuar role si mbrojtës (megjithëse jo në mënyre bindëse) i kombeve të vegjël në numër por të vjetër përsa i përket padrejtësive – hebrenjtë dhe irlandezët – ndoshta Neeson mund të na tregojë nëse e ka vrarë ndonjëherë ndërgjegjja që ka rënë dakord të pasurohet duke fyer një komb tjetër të vogël dhe të denigruar, kombin shqiptar?
Ndoshta Neeson mund të interpretojë në një film të ri, si “Lista e Shindlerit”, por në të cilin t’i jepet mundësia të shprehë dufin e tij prej nazisti në kurriz të hebrenjve, të cilët portretizohen si të pështirë. Ose, ai mund të realizojë një film tjetër për lëvizjen revolucionare irlandeze, në të cilën të paraqesë luftëtarët e lirisë si egërsira të shëmtuara. Paragjykimet anti-çifute dhe anti-irlandeze, që dikur ushtruan një ndikim të madh në opinionin publik evropian, kanë si ekuivalente në kohën tonë, frikën ndaj fesë islame dhe përbuzjen ndaj shqiptarëve.
Natyrisht, një film haptazi pro-nazist apo anti-irandez nuk do të sillte përfitime dhe as që do të konsiderohej për xhirim, dhe me të drejtë. Fatkeqësisht, shqiptarët dhe miqtë e tyre kanë shumë për të bërë, për të edukuar fqinjët dhe kolegët në lidhje me realitetin e historisë së tyre, aq më tepër për të bindur aktorët shqiptarë që të mos pranojnë role të tillë, që paraqesin vendin e tyre kaq negativisht.
Ndërkohë flitet se do të ketë edhe një pjesë të tretë të filmit “Taken”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çka e gjeti KQZ-në?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/564151-780x439.jpg)
Çka e gjeti KQZ-në?
![KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-4-780x439.jpg)
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/SINJOOOOO.jpg)
"Mos u dorëzo", Stresi i dërgon befasi nga ajri Gjestit në Big Brother VIP Albania 4
![Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-5-780x439.jpg)
Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi