LAJMI I FUNDIT:
Ava Max

Ava Max

255 Artikuj

Info

Amanda Ava Koci (e lindur më 16 shkurt 1994), e njohur profesionalisht nën emrin Ava Max, është një këngëtare amerikane dhe kompozitore. Ajo njihet për këngën me titull “Sweet but Psycho”, këngë e cila ishte në krye të playlista-ve në 17 shtete.

Ava Max është e lindur në Milwaukee, Wisconsin nga prindër shqiptarë, emigrantë politikë me origjinë nga Saranda dhe Tirana. Ajo u rrit në Virxhinia dhe ka marrë pjesë në një sërë konkursesh të muzikës përpara se të regjistrohej në gjimnaz. Max u bë pjesë e këngës së grupit “Le Youth” me titull “Clap Your Hands” në vitin 2017.

Ajo publikoi këngën me titull “My Way” përmes shtëpisë diskografike Atlantic Records më 20 prill 2018. Ajo u rendit në vendin 38 në playlist-ën e Rumanisë. Kënga e saj e dytë me titull “Slippin” në bashkëpunim me Gashi u publikua më 11 maj 2018. Kënga e tretë e Max me titull “Sweet but Psycho”, u publikua në 17 gusht 2018. Kjo këngë, me producent Cirkut, u shndërrua në hit, duke u listua në krye të playlistave në dhjetëra vende përfshirë këtu Suedia, Finlanda dhe Norvegji. Max u bë pjesë e albumit “7” të David Guetta, konkretisht në këngën me titull “Let It Be Me”.

Ava Max është rritur duke dëgjuar muzikën e këngëtarëve si Mariah Carey dhe Whitney Houston. Ajo ka cituar Madonnën, Gwen Stefan, Fergie, Britney Spears dhe Christina Aguilera si disa prej influencave të saj.

Sa i përket etnicitetit të saj, Ava Max është shprehur se është 100% shqiptare dhe kurdoherë që ka mundësi dëshiron të përmendi përkatësinë që ka me komunitetin shqiptar.

No posts found