Ta shpërngulim Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në Tiranë!??
– “Drejtësia ndaj Zotit konsiderohet religjion, ndaj prindërve – dashuri, kurse ndaj sendeve në besim nga të parët – nder” – (fjalë e urtë latine)
“Po të mos kishte njerëz të këqij, nuk do të kishte as juristë të mirë” – thoshte Ç. Dikensi. Por, sikur në shoqërinë tonë të tashme kosovare, ky postulat i shkrimtarit të madh anglez mund të jetë i kapshëm vetëm nga logjika e së kundërtës domethënëse të tij: “Po të mos kishte te ne juristë të këqij, njerëzit tanë nuk do ta kuptonin se çka është drejtësia e vërtetë!” Dhe kjo ndodhi! Erdhi si sihariq i madh pikërisht nga një institucion i lartë dhe më autoritar i drejtësisë kosovare: Gjykata Kushtetuese, e cila, me Aktgjykimin e vet të fundit për heqjen e logos së ndërtesës së Lidhjes Shqiptare nga emblema zyrtare e Komunës së Prizrenit, atë drejtësi të nderit ndaj ruajtjes së sendeve në besim nga të parët, e shndërroi në një padrejtësi djallëzore, në një marrëzi që dikur ata që vepruan kështu, do t’i bëj të treten nga vetë marrëzia e tyre.
Kur nga pak shpërndahem ne mendime dhe shëtis nëpër të kaluarën tonë jo aq të largët, arrij në përfundim se, për të gjitha këto të zeza çfarë po ndodhin tash dhe ato që do të na ndodhin edhe më shumë në të ardhmen neve si popull shqiptar në Kosovë, nuk na ka faj askush. Shumica nga më të urtit tanë mendojnë se këtë e kemi lyp vetë. Mbase, ashtu edhe duhet të jetë. Andaj, në këto rrethana të kujtesës ogurzezë të asaj kohe ku thuhet se “e kemi lyp vetë”, ndoshta politikani me ndërgjegje më të pastër kosovar që sot mund të bëjë gjumë të rehatshëm, padyshim se është NUMAN BALIQ: Deputeti minoritar boshnjak i SDA-së në Parlamentin e Kosovës, i cili, atëbotë, si i vetmi “samuraj” i fundit, nuk e njohu dhe nuk e votoi Pakon famëkeqe të AHTISARIT.
Por, çka tani? Kësaj pune i thonë: “Hypë se të varrave, zdryp se të vrava”!
Meqë, Sipas arsyetimit të Aktgjykimit të GjKK-së, Kompleksi na qenka kryekëput një monument nga historia shqiptare dhe nuk po na shprehte karakterin multietnik të këtij qyteti (dhe Kosovës në përgjithësi, pa dyshim), atëherë neve si prizrenas, nuk na mbetet më asgjë tjetër, pos ta marrim iniciativën që monumentin e Kompleksit të LIDHJES SHQIPTARE, nga Prizreni, ta SHPËRNGULIM në Tiranë…
Posa do ta kishim shpërngulur në Tiranë, atë hapësirë të mbetur zbrazët nuk e kishim quar huq. Ta zëmë, në mes të oborrit ku dikur kanë qenë bustet e Abdyl Frashërit, Ymer Prizrenit…tashti i kishim zëvendësuar me një bust të madh të Ahtisarit në mes, dhe, anash, me atë të kryetarit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaqi…
Aktualisht, posa të hipni shkallëve përpjetë në ndërtesën muze të LSH, menjëherë përballë në mur, mund të vëreni një hartë të madhe të vitit 1878 të trojeve të pushtuara etnike shqiptare, të cilat, atëbotë, kjo Lidhje pretendonte t’i kthente të bashkuar në një shtet unik shqiptar. Këtë hartë, ta zëmë, e kishim zëvendësuar me hartën e tanishme të Republikës së Kosovë, e cila, njëjtë si e para, është copëtuar: pa veriun jashtë kufirit zyrtar dhe me komuna të decentralizuara etike brenda.
Arkivin ekzistues me dëshmi materiale të dokumentacionit të asaj kohe të Lidhjes, e kishim zëvendësuar me dokumentacionin e historisë tonë të tashmes së lavdishme: Marrëveshjen e Rambujesë, Marrëveshjen e Kumanovës, (nëse na kishte dhënë origjinalin KFOR-i), Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut, Dokumentacionin e pasur nga bisedimet maratonike të Grupit të Unitetit me Serbinë, dokumentin e pakos së famshme të Ahtisarit… dhe si trofe e shkruar simbolikisht në papirus: Deklaratën “historike” të pavarësisë.
As hapësira e galerisë së tashme të pasur me piktura dhe fotografi të rilindësve tanë të asaj kohe që e themeluan LSH, nuk kishte mbet zbraztë: Ato i kishim zëvendësuar me fotografitë e deputetëve tanë të Parlamentit të Kosovës mbi të cilat si më markante do të qëndronte portreti i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Nëse ishte realizuar ky propozim, me së shumti mu kishte dhimbsur miku im i dashur, historiani, mr. Parim Kosova, përgjegjësi aktual i Kompleksit memorial të LSHP, të cilin, po ashtu duhej ta shpërngulim në Tiranë. Por, ai si gjithnjë, është i kuptueshëm dhe, edhe ashtu sot i anashkaluar dhe jo aq i përkrahur nga komunarët tanë, pa problem do të pranonte ta flijohet për këtë çështje madhore. Në vend të tij, si përgjegjës të muzeut të ri të pavarësisë, unë e kisha propozuar iniciuesin e tashëm të procedurës për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e emblemës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit, boshnjakun, z. Qemal Kurtishin, apo, si zëvendës, përkrahësin në prapavijë dhe zëdhënësin e tij në media, turkun, Erxhan Shpat.
Kush është gjyqtari i GjKK-së Alltaj Surroj?
Nëse dikujt i intereson se kush është gjyqtari i Gjykatës Kushtetues Alltaj Surroj nga Prizreni, aman mos të më shti mua në gjynah të flas për të, çdo kureshtar, mjafton që me një thirrje telefonike t’i drejtohet një të njohuri sado të thjesht qytetar prizrenas dhe nga ai do të merr mjaftë informata për të. Informata tragjikomike, kuptohet!
Për një njohuri sado të vogël, unë, me këtë rast, vetëm i kisha njoftuar lexuesit e nderuar se “Alltaj” nuk është emri i tij i vërtet që ia ka fry hoxha në vesh, por ai si fëmijë, së pari është quajtur, “AFRIM”. Meqë, pas përndritjes “së madhe” dhe vetëdijesimit të plotë, me kohë, kupton se ky emër na koka “arkaik” dhe na paska domethënie shqiptare, zyrtarisht e ndërron atë dhe vetë-emërtohet si “Alltaj”. Çfarë kuptimi tani ka ky emër, “Alltaj, duhet ta pyesni atë.
Por, për këtë punë, nuk ka aspak dilema! Ligji ja lejon çdo kujt ta bëj atë. Por, për një veprim të rrënd të tij antishqiptar të kryer ndaj meje gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, si tregim me dëshmitar, do ta ruaj që ta flas në disa kohëra më të mira se këto, që ndoshta do të vijnë në të ardhmen.
Dhe për fund, çka të themi?!! Asgjë! Haj medet, haj! Vakt, he zaman…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin