Ta mbrojmë USHT-në nga armiqtë e brendshëm!
Në Shkup, këto ditë vere një nga temat “in” mes të rinjve ishte edhe regjistrimi i maturantëve në universitete. Kërkesa e maturantëve për t’i informuar për universitetet në Shkup, e mbi të gjitha rreth Universiteti Shtetëror të Tetovës, vjen si rezultat i mungesës së informimit nga mediat rreth gjendjes së universiteteve. Për këtë arsye, shkrimi im në shumë raste do të devijojë drejt informimit, lajmit.
Universiteti Shtetëror i Tetovës është institucioni i ndërtuar nga populli bazuar në traditën shqiptare me qëllim që t’i shërbejë popullit shqiptar e mbi të gjitha rinisë shqiptare që konsiderohet pasuria më e madhe kombëtare. Definicion i thjeshtë. Ky universitet, ky gardiani i kombit shqiptar sot është në gjendje të rëndë, është i molisur. Të vetmit që munden ta rimëkëmbin USHT-ën sot janë studentët shqiptarë, gjegjësisht maturantët shqiptarë, të cilët e kanë mundësinë më të mirë në kohën më të mirë për ta ndihmuar. Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojnë, pasi humbja e mundësisë për përmirësim i jep mundësi problemit të rritet.
Humbja e mundësisë për përmirësimin e gjendjes në USHT mund ta bën fenomen normal në të ardhmen: parregullsinë, mungesën e hapësirave për studim, vonesën dhe mungesën e profesorëve, mos angazhimin dhe joseriozitetin e profesorëve në ligjërata; anulimin e ligjëratave pa arsye, këmbimin e notave me gjithçka përveç diturisë, përdorimi i skriptave për shkak të mungesës së literaturës së nevojshme; zhurmën, papastërtinë e pasigurinë; mungesën e ujit të pijshëm dhe banjove; mungesën e mjeteve për studim, mungesën e laboratorëve; presionet dhe sulmet ndaj profesorëve gjatë procesit të notimit; maltretimin e studentëve gjatë shërbimeve administrative e shumë të tjera. Të gjitha këto fenomene janë prezente, por me patriotizmin e çdo studenti shqiptar këto fenomene mund të largohen për të mos lejuar që gjërat anormale të bëhen normale.
Në qoftë se patriotizëm për një sportist të dalluar është të refuzojë kombëtaret e huaja për të luajtur për kombëtaren shqiptare, në se patriotizëm për dikë është përdorimi i simboleve kombëtare në hapësira antishqiptare, në qoftë se për dikë patriotizëm ka qenë kontributi moral e material për ta themeluar USHT-ën, patriotizëm për një të ri sot është të regjistrohet në USHT. Nuk është patriotizëm vetëm të regjistrohesh, por të kritikosh dhe sulmosh çdo të keqe që gjendet aty. Universiteti meriton më shumë respekt nga populli, prandaj respektojeni që ajo t’ju ndihmojë në ditët më të vështira ashtu siç e ka dëshmuar. Vetëm një vështrim i historisë së USHT-ës do ta bind çdo shqiptar se e kemi për detyrë që ta ndihmojmë këtë universitet. Derisa në universitetet e rajonit ekzistojnë mijëra persona që reagojnë për një problem, në USHT nuk ekziston një person që reagon për mijëra probleme.
Duke e ditur që USHT-ja sulmohet vazhdimisht duke u diskriminuar nga pushtetarët, atëherë së paku ne populli shqiptar ta respektojmë. Në qoftë se ne shqiptarët nuk e respektojmë USHT-ën, atëherë kjo i arsyeton pushtetarët për sulmet që i bëjnë universitetit shqiptar. Kur ne si popull nuk bëjmë asgjë për të, e së paku nuk kemi respekt, atëherë i japim të drejtë gjithkujt ta injorojë pishtarin e kombit shqiptar në këto troje. Të gjithë duhet ta respektojnë atë, duke filluar nga pastruesit e Çarshisë, sigurimi i parkingut, tregtarët e lokaleve që gjenden afër, e sidomos studentët, profesorët dhe pushtetarët shqiptarë.
USHT-ja më parë nuk kishte objekt, por kishte dëshirë, vullnet dhe sakrificë për universitet. Tash s’ka as objekt e mbi të gjitha nuk ka dëshirë, vullnet e hiq më pak sakrificë për universitet. Mungesa e objektit nuk është problem kryesor, sepse kot që universiteti do të ketë objekt kur akoma lulëzojnë korrupsioni dhe të gjitha fenomenet tjera anormal. Më mirë do të ishte një universitet me objekt të tillë e pa problem, se sa një universitet me objekt të ri e me plot problem.
Në USHT, e më saktësisht në studimet e disperzuara në Shkup ekzistojnë shumë probleme. Fatkeqësia më e madhe e këtyre problemeve nuk është ekzistenca e tyre, por mungesa e vullnetit për t’i eliminuar këto probleme. Kulmi i fatkeqësisë së madhe nuk është mungesa e vullnetit për t’i zgjidhur problemet, por “angazhimi” i disa profesorëve dhe pushtetarëve që ta rritin fondin e problemeve në universitet.
Kohëve të fundit problemet vetëm se rriten, për arsye se po rriten kriminelët e shndërruar në profesorë, të cilët vazhdimisht po vrasin universitetin. Kriminelët e tillë ndihmojnë persona të veçantë, derisa dëmtojnë universitetin. Ndihma individuale (personale) po dëmton kolektiven (universitetin). Shkallën e kriminalitetit e paraqet studenti i filozofisë, Denis Bajrami: “Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur Rektori e ka gabim”.
Sot është momenti kyç për çdo student që të japë kontributin e tij në zhvillimin e universitetit tonë, universitet i cili u krijua me plot sakrificë që t’i shërbejë rinisë shqiptare. Është kjo shtylla kryesore e zhvillimit të kombit shqiptar në këto troje.
Nuk do të kemi asnjëherë komb të zhvilluar në këto troje pa zhvillimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, prandaj na nevojitet kontributi i të gjithëve pasi bashkë mundemi të bëjmë gjithçka të mirë, ashtu siç e fituam Uskanën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit