Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë mbyllur katër pompa të derivateve të naftës. Këto pompa, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), janë mbyllur për shkak të mungesës së licencave. Ata thonë se do të jenë të pa kompromis ndaj pronarëve të pompave të cilët nuk kanë licenca e operojnë në treg.
Kryeinspektori i Tregut në MTI, Lulzim Syla, ka thënë gjatë një bisede për Telegrafin se kanë rritur numrin e inspektimin dhe kontrollet rreth cilësisë së naftës dhe produkteve të tjera jo ushqimore.
Ai ka treguar se ka raste ku kanë hasur në cilësi jo të mirë të naftës, por që rezultatet nuk kanë qenë shqetësuese.
Kryeinspektori Syla ka treguar se për shkak të mungesës së licencës, për dallim me vitin e kaluar, këtë vit kanë mbyllur disa pompa të derivateve të naftës. “Vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur 14 pompa të derivateve për mungesë licence, në gjitha regjionet e Kosovës”, ka treguar Syla.
Sipas tij, Inspektorati që e drejton, përveç kontrollit të pompave për cilësi të naftës, bëjnë edhe kontrolle edhe për licencat e tyre.
“Gjatë vitit të kaluar kemi bërë 621 inspektime të mostrave të naftës, në tregun e brendshëm. Po ashtu kemi bërë edhe mbi 1000 inspektime nëpër markete. Nga inspektimet ka pasur raste kur kanë dalë jokonform me standardet e kërkuara. Për këto çështje kemi dërguar 135 raste në procedurë gjyqësore. Pra këto raste janë edhe për shkak të mungesës së cilësisë, si dhe mungesës së licencave”, thotë Lulzim Syla.
Ai shtoi se nga mostrat të cilat kanë dalë në shpërputhje me standardet e kërkuara për cilësi nuk janë aq shqetësuese. Nga inspektimet e tyre, ai thotë nuk kanë vërejtur se pompat u shërbejnë më pak edhe në sasi të derivateve.
Por sipas kryeinspektorit Lulzim Syla, nga kontrollet e naftës nëpër pompa kanë vërejtur probleme sa i përket pikës së ndezjes.
“Devijueshmëri të cilësisë së naftës kemi në pikën e ndezjes por që është devijueshmëri e ulët. Në momentin kur ne marrim prej trupës autorizuese jo konform ne i procedojmë për në Gjykatë”.
Syla ka thënë për portalin Telegrafi se në Kosovë janë 635 pompa të cilat janë funksionale. “Në rrugët kryesore asnjë pompë nuk është pa licencë. Por pa licenca ekziston mundësia të jenë disa pompa nëpër zonat rurale”, theksoi ai.
Ndryshe kryeinspektori Lulzim Syla ka treguar se është rritur për 57 për qind, për dallim me vitin e kaluar, numri i aplikacioneve për tu licencuar. Po ashtu është rritur edhe kërkesa për verifikimin e pompave të derivateve prej më shumë se 85 për qind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë