Nga: Nataliya Gumenyuk / The Guardian
Përktheu: Telegrafi.com
Gjatë tre muajve të fundit, 600 njerëz kanë fjetur në stacionin e metrosë “Heroiv Pratsi” – në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës. Qyteti shtrihet vetëm 40 kilometra nga kufiri rus dhe është granatuar rëndë që nga dita e parë e pushtimit. Javën e kaluar, kryetari i bashkisë së Kharkivit u kërkoi banorëve të përkohshëm të “Heroiv Pratsi”-it që të kthehen në shtëpitë e veta. Për herë të parë e vizitova “Heroiv Pratsi”-n në mes të marsit dhe herën e fundit u ktheva në stacionin e metrosë, disa ditë para njoftimit të kryetarit të bashkisë. Që nga vizita ime e mëparshme,
u habita se sa të mirëmbajtura ishin dhomat e përkohshme të gjumit të njerëzve. Pranë çdo dysheku ishin vendosur buqetat me jargavan dhe narcis.
Nina Maksymivna, një grua 80-vjeçare që kishte qëndruar në “Heroiv Pratsi”, në vizitën time të fundit ishte ende duke fjetur pranë shkallëve, në të njëjtin vend ku e takova në mars. Përkundër sulmeve të shkurtra përjashta, përgjatë gati dy muajve pothuajse nuk ka nga dalë nëntoka. Është ende e mundur t’i dëgjosh në këtë zonë tingujt e shpërthimeve të largëta. Për të, ata gati ndiheshin të sigurt. Ushtria ukrainase i shtyu rusët nga rrethinat e Kharkivit në fillim të majit, por luftimet lokale ende vazhdojnë.
Në orën tre të mëngjesit, gjatë natës sime në qendër të qytetit Kharkiv, u zgjova nga një zhurmë e fortë. Megjithatë, më është thënë se kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë se si ndihej qyteti javë më parë. Në “Saltivka”, lagjen më të dëmtuar të Kharkivit që kishte qenë e paarritshme për ca kohë, gjithçka që ka mbetur janë ndërtesat bosh dhe blloqet e djegura. Trupat ruse janë të stacionuara më pak se një milje larg. Në vizitën time të fundit, takova banorët që po ktheheshin për të kontrolluar nëse ndonjë nga gjërat e tyre kishte shpëtuar. Burrat dhe gratë po pastronin rrugët, disa padyshim të tronditur kur panë çfarë kishte mbetur. Një kompani lokale transporti po i ndihmonte njerëzit t’i lëviznin frigoriferët dhe televizorët. “Rroftë ‘Saltivka’”, më bërtiti një nga djemtë i cili po ngarkonte një kamion, teksa unë kaloja pranë.
Pothuajse dy milionë njerëz jetonin në Kharkiv në fillim të luftës. Kanë mbetur akoma më shumë se një milion dhe shumë të tjerë tani po kthehen. Trenat ekspres nga Kievi në Kharkiv janë mbushur plot. Për ukrainasit, vendimi për t’u kthyer është racional, por vetëm nëse plotësohen dy kushte: së pari, nëse shtëpia u mbijetoi granatimeve dhe furnizimi me ujë dhe energji elektrike është i rregulluar. Së dyti, nëse ka ende një shans për të gjetur punë. Pas tre muajsh lufte, kursimet e njerëzve janë varfëruar. Shumë të rritur, në moshë pune, po kthehen në shtëpi në Kharkiv, duke i lënë në qytetet më të sigurta anëtarët e familjes dhe miqtë që të kujdesen për fëmijët dhe të afërmit e moshuar. Por, është veçanërisht e vështirë për familjet ku të afërmit i janë bashkuar ushtrisë.
Krahasuar me Kharkivin, Kievi im i lindjes ndihet çuditërisht normal – pavarësisht nga shtetrrethimit, transportit publik ende jo plotësisht funksional dhe sirenave të herëpashershme të sulmeve ajrore. Megjithatë, lufta ende po vazhdon. Betejat kryesore po zhvillohen në Donbas, në jug të Ukrainës. Në zonën e pushtuar rishtazi rreth qytetit jugor të Khersonit, njerëzit po rrëmbehen dhe po torturohen. Kam mbuluar pushtimin rus të Donbasit dhe Krimesë në vitin 2014. Frika ime më e madhe sot është se ukrainasit në Kiev dhe në perëndim të vendit do të mësohen me betejat e largëta që zhvillohen qindra kilometra larg dhe se do ta injorojnë luftën. Herën e kaluar, konfliktet e pazgjidhura në Donbas dhe në Krime u bënë pretekst për sulmin në shkallë të plotë të Kremlinit.
Megjithatë, pasi kohët e fundit isha në një festë të vogël në Kiev, e di se këtë herë është ndryshe: nuk ka njeri në vend që është i paprekur nga lufta. Në festë fola me një nga blogerët më të famshëm të udhëtimit në Ukrainë, i cili tani po bën histori jo nga vendet e largëta ekzotike, por nga qytetet e çliruara të Ukrainës. Është me origjinë nga Luhansku i pushtuar, në lindje. Secili prej nesh në festë e kishte një shok të vrarë, ndonjë që kishte humbur një shtëpi, ishte refugjat ose që luftonte në vijën e parë.
Si reportere e konflikteve e di se luftërat shkaktojnë shpërbërjen e shoqërive. Por, nga ajo që kam parë, ukrainasit, dhe veçanërisht banorët e Kievit (të cilët më parë njiheshin për shpejtësinë dhe fokusin e tyre në punë), janë bërë më të sjellshëm dhe më të ngrohtë. Diskutimet që mbizotërojnë janë për rindërtimin e vendit, për më mirë. Profesionistët që ndihmuan me logjistikë gjatë muajve të parë të pushtimit ushtarak, tani po kuptojnë se aftësitë e tyre mund të jenë të dobishme në një mjedis të ri. Kushëriri im arkitekt kohët e fundit më telefonoi për të më treguar se si shokët e tij të universitetit janë bashkuar në zhvillimin e një plani për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të vendit.
E kam më të vështirë të ndërveproj me ekspertët dhe analistët e huaj. Një gazetare veterane nga Ballkani, kohët e fundit më tha se sa më shumë të zgjasë lufta, aq më pak mund ta kuptonte qëllimin e saj. E hutuar u përgjigja se ukrainasit e shihnin qëllimin edhe më qartë tani se më parë: t’i mbronin qytetet nga pushtimi duke pasur sa më pak viktima të mundshme, dhe t’i çlironin territoret e pushtuara ku mizoritë kanë qenë më të mëdha.
Pavarësisht shumëve befasive pozitive që kemi parë gjatë luftës – përfshirë forcën e ushtrisë ukrainase, e cila është treguar më efikase në krahasim me trupat e organizuara keq të Rusisë – për ukrainasit gjërat po shkojë pikërisht ashtu siç imagjinonim. E dinim se, nëse do të sulmoheshim, kjo do të zgjaste shumë. Kam menduar shumë herë se ukrainasit duhet t’i menaxhojnë pritshmëritë e tyre dhe se “lodhja prej dhembshurisë” është e pashmangshme nga perëndimi. Por, ukrainasit nuk po kërkojnë dhembshuri: kërkojmë solidaritet. Jemi luftëtarë, jo viktima të pafuqishme.
Po, ukrainasit po përshtaten me luftën dhe po përpiqen ta bëjnë jetën e përditshme më të durueshme, siç dëshmojnë njerëzit që vendosin lule pranë shtretërve të tyre në metronë e Kharkivit. Por, kjo nuk do të thotë se duhet ta normalizojmë konfliktin. Diskutimet për rindërtimin e vendit dhe fitoren nuk vijnë nga naiviteti: ato janë të rrënjosura në njohurinë se nuk mund ta përballojmë humbjen e energjisë dhe kohës duke shpjeguar se pse gjërat janë të pamundura. Duhet ta ruajmë forcën tonë për të vërtetuar se e kundërta është e vërtetë.
Në Kiev, kohët e fundit kalova pranë një librarie që ende ishte e hapur. Shiste çorape qesharake me frazat famëkeqe si “Anija ruse, shko q…”. Në etiketën e njërës palë shkruhej: “Punuar me 92 për qind pambuk, tetë për qind stilastik, 100 për qind besim në Ukrainë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë