LAJMI I FUNDIT:

Superçmimet e lira me Shqipërinë – Vala i bën të përhershme

Superçmimet e lira me Shqipërinë – Vala i bën të përhershme

Nëse zgjidhni të shkoni në vikend ose gjatë ditëve të javës në Shqipëri, pavarësisht ditës, datës apo muajit, nuk keni nevojë ta fikni telefonin apo të përdorni numër të kompanive që operojnë në Shqipëri.

Vazhdoni ta përdorni numrin e Vala-s pa u frikësuar për harxhime të larta, për shkak se operatori lider i telefonisë në vend, Vala, ka vendosur që ofertën për shërbime cilësore të telefonisë mobile, internetit të shpejtë 3G dhe 4G, dhe me çmime të njëjta sikurse në Kosovë, ta bëjë të përhershme.

Vala, së bashku me partnerin kryesor të saj në Shqipëri, Eagle Mobile, do të mbajnë në treg çmimet që u promovuan gjatë sezonit veror, vetëm 10 cent për një minutë thirrje telefonike Shqipëri-Kosovë dhe 2 cent për një sms, çmimet që janë pothuajse të njëjta sikurse në Kosovë.


Gjithashtu, qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin dy paketa që ofron Vala, njëlloj sikurse në sezonin veror dhe sapo të hyjnë në kufi, ndërsa dallimi i vetëm nga blerja e pakove gjatë verës do të jetë ndryshimi i emrave të pakos.

Pakoja VERA1 tani e tutje do të quhet ALB1, ndërsa do të përmbajë të njëjtën ofertë për komunikim, 4 GB internet 3G dhe 3G, 60 minuta bisedë dhe SMS pakufij. Pakoja ALB1 është 15 ditore, ndërsa do të kushtojë 8.99 euro.

Ndërsa pako VERA2 është emërtuar ALB2 dhe ka një afat 8 ditor. Gjatë kësaj periudhe në dispozicion të qytetarëve që blejnë këtë pako, do të jenë 2 GB internet të shpejtë 3G dhe 4G, SMS pa kufij dhe 30 minuta bisedë telefonike.

“Ofertën dhe çmimet që promovuam gjatë muajve të verës apo në sezonin turistik, me plot bindje theksoj se revolucionarizuan komunikimin në hapësirat shqiptare, konkretisht mes Kosovës dhe Shqipërisë. Për herë të parë qëkurse filloi përdorimi masiv i telefonisë mobile, qytetarët patën nën kontroll shpenzimet e tyre edhe gjatë pushimeve në bregdetin shqiptar. Derisa një vit më parë, apo edhe më herët, ata që përdornin numrat e Kosovës në bregdetin shqiptar, ktheheshin me fatura të shtrenjta prej qindra eurove, kësaj here i kaluan pushimet me një minimum prej 10 eurove”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, impakti që ka pasur ky produkt tek qytetarët e Kosovës ka qenë i madh dhe kjo ka qenë shtyesa kryesore që të mendohet që ky produkt të bëhet i përhershëm.

“Të gjithë tanimë e dimë se vendi ku qytetarët tonë shkojnë më së shumti është Shqipëria. Edhe jashtë sezonit të verës, gjatë vikendeve, apo për punë të përditshme, qytetarët po preferojnë të shkojnë në Shqipëri. Duke pasur parasysh këtë fakt dhe orientimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e një hapësire ekonomike të integruar mes shqiptarëve, morëm vendim që ofertën ta kthejmë nga sezonale në të përhershme”, theksoi më tutje Drejtori Menaxhues Agron Mustafa.

Me çmime të mëparshme, 60 minuta bisedë kushtonin 48 euro, ndërsa një SMS, varësisht se prej cilit operator nga Shqipëria dërgohej, tarifohej me 40 cent.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori