Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Përshkallëzimi i papritur dhe thellësisht alarmant i fundjavës në luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, është pikërisht ajo që ShBA-ja, Franca dhe Britania kanë punuar me mund për ta parandaluar, që nga vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, pothuajse një muaj më parë në Teheran.
Dhuna e ripërtërirë, e cila duket se është qetësuar shpejt, por që mund të ndizet përsëri në çdo moment, paraqet një pengesë potencialisht serioze për përpjekjet ndërkombëtare për paqe. Kjo është një goditje e mëtejshme, veçanërisht për presidentin amerikan Joe Biden, të cilit po i rrëzohen shpresat për një zgjidhje më të gjerë në Lindjen e Mesme, përpara se të largohet nga detyra.
Luftimet gjithashtu ka të ngjarë të ndikojnë negativisht në bisedimet tashmë të vështira në Kajro për armëpushimin e tërthortë Izrael-Hamas dhe për lirimin e pengjeve, të cilat po zhvillohen në sfondin e dhunës së vazhdueshme në Gazë. Hezbollahu është një aleat i ngushtë i Hamasit. Të dyja organizatat sponsorizohen dhe, deri-diku, drejtohen nga regjimi refuzues klerik i Iranit.
Sulmet e vazhdueshme ajrore izraelite në Gazë, ditët e fundit thuhet se kanë vrarë dhjetëra njerëz të tjerë. Në total, më shumë se 40 mijë palestinezë, kryesisht civilë, kanë vdekur atje që nga mizoritë e Hamasit më 7 tetor që vranë rreth 1 200 izraelitë. Dhuna e kolonëve hebrenj dhe grabitjet e tokave po përshpejtohen gjithashtu në territoret e pushtuara.
Frika sot, ashtu si në të kaluarën, është se të gjitha këto konflikte të hidhura do të shkrihen së bashku në një zjarr të madh rajonal, duke tërhequr shërbyesit e tjerë iranianë në Jemen, Siri dhe Irak, dhe duke detyruar, nga ana tjetër, reagim ushtarak nga ShBA-ja dhe aleatët e saj, të cilët kanë rritur praninë e tyre ushtarake në javët e fundit. Makthi i fundit është se vetë Irani do të përballet drejtpërdrejt me Izraelin (ose anasjelltas). Kemi pasur përvojë të ngjashme në prill, kur Teherani lëshoi një breshëri të paprecedentë raketash dhe dronësh drejt Izraelit. Shumica u shkatërruan.
Ayatollah Ali Khamenei, lideri suprem i Iranit, pas vrasjes së Haniyehut më 31 korrik, deklaroi se Irani është i detyruar të ndëshkojë Izraelin dhe dukej se kërcënonte me luftë në shkallë të gjerë. Deri tani, ai kërcënim i madh nuk është materializuar. Ajo që Izraeli e quan veprim “parandalues” kundër Hezbollahut, mund të jetë shkaktuar pjesërisht nga frika se kjo hakmarrje e premtuar iraniane po fillon.
Por, do të ketë gjithashtu dyshime se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shfrytëzuar qëllimisht një mundësi për të përshkallëzuar konfrontimin kufitar me Hezbollahun, diçka që nisi të vlojë që nga 7 tetori. Kundërshtarët dhe kritikët e akuzojnë Netanyahun, me të drejtë, për bllokimin e një marrëveshjeje për Gazën, për shkak të ndjekjes së tij joreale të “fitores totale” – dhe për nxitjen e qëllimshme të një konflikti të gjerë për të ndihmuar mbijetesën e tij politike.
Strategjia nihiliste dhe pa rrugëdalje e Netanyahut, ka thelluar ndarjet sociale dhe politike brenda Izraelit, ka zemëruar familjet e pengjeve në Gazë dhe ka trembur aleatët e Izraelit. Shefat e sigurisë dhe ushtrisë së vendit janë në revoltë. Dhe, marrëdhëniet e qeverisë me ShBA-në, mbrojtësin e saj kryesor dhe furnizuesin e armëve, kanë arritur në nivelin më të ulët historik.
Cili është plani i Netanyahut? A ka një të tillë? Për shkak se shumica e tij qeverisëse në Kneset dhe pozicioni i tij si kryeministër varen nga mbështetja e një grushti ministrash dhe deputetësh nacionalistë fetarë dhe hebrenj ekstremistë, dhe meqë ai mund të përballet me burg për akuza korrupsioni sapo të largohet nga pushteti, kundërshtarët thonë se Netanyahu nuk ka asnjë interes për paqen në asnjërin front.
Në fakt, pretendohet se ai dhe Yahya Sinwar, lideri i Hamasit në Gazë, kanë një interes të përbashkët për të vazhduar flakët e zjarrit të luftës, urrejtjes dhe ndarjes – dhe për shpërndarjen e flakëve. Sepse, nëse dështojnë, janë ata që do të konsumohen.
Ehud Olmert, ish-kryeministër izraelit, i shprehu të gjitha këto në një sulm të jashtëzakonshëm ndaj Netanyahut dhe “kriminelëve terroristë” – përshkrimi i tij për dy ministrat e djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich – botuar në gazetën “Haaretz” pas shpërthimit të luftimeve të fundit në Liban. Netanyahu, shkroi Olmert, është “mashtrues narcisist, imoral, pa kurriz”, që po e çon shtetin e Izraelit në humnerë. “Netanyahu nuk dëshiron që pengjet të kthehen, dhe në mungesë të një marrëveshjeje për lirimin e të gjithë pengjeve, nuk ka asnjë gjasë reale për të ndaluar lëvizjen e fundit ushtarake në Rripin e Gazës”, pohoi ai.
“Kjo do të vazhdojë edhe për shumë ditë të tjera. Në të njëjtën kohë, konflikti i dhunshëm në veri do të vazhdojë … Hezbollahu do të lëshojë raketa me rreze të gjatë veprimi, Izraeli do të përgjigjet në një shkallë që nuk e kemi parë ende, dhe do të ndodhë përkeqësimi drejt një lufte gjithëpërfshirëse”. Konfrontimi i vazhdueshëm në shumë fronte “është e vetmja zgjedhje që u shërben prioriteteve të Netanyahut, dhe me sa duket edhe nevojave të Yahya Sinwarit”, paralajmëroi Olmert. “Si Sinwari ashtu edhe Netanyahu shpresojnë se në fund, Irani do të hyjë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Izraelin” – gjë që do të detyronte ShBA-në, Britaninë dhe Francën të ndërhyjnë.
Duke bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të luftës, ish-kryeministri i kërkoi ministrit të mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, shefit të shtabit të forcave të mbrojtjes, Herzi Halevi, kreut të Shin Betit, Ronen Bar, dhe shefit të Mosadit, David Barnea – të cilët të gjithë kanë qenë publikisht kritikë ndaj Netanyahut – që të japin dorëheqjen. Me sa duket, qëllimi do të ishte rrëzimi i Netanyahut: një qëllim i lavdërueshëm, i vonuar prej kohësh.
Nuk është humbur gjithçka. Të paktën deri më tani, shpërthimi i frikshëm gjithëpërfshirës nuk ka ndodhur. Luftimet e fundit Izrael-Hezbollah, megjithëse spektakolare, janë të kufizuara në shtrirje. Objektivat civile duket se kryesisht janë shmangur nga të dyja palët. Viktimat e raportuara janë të lehta. Hezbollahu thotë se “faza e parë” e ofensivës së tij ka përfunduar. Antagonistët po ecin në një fije të hollë. Por, mund të jetë shumë më keq.
Kur Netanyahu përpiqet ta përdorë këtë konfrontim, siç do ta bëjë me siguri për t’ua demonstruar amerikanëve dhe Perëndimit se Izraeli është nën një kërcënim të menjëhershëm vdekjeprurës – ose nëse ai përshkallëzohet përsëri – aleatët duhet të mendojnë shumë përpara se të ndërhyjnë. Kërcënimi më i madh aktual për ekzistencën e Izraelit dhe armëpushimin në Gazë nuk është i jashtëm. Ai vjen nga brenda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

JD Vance, një këshillë për ty: Grenlanda nuk shqetësohet për egon tënde të brishtë njerëzore

Nuk kam parë kurrë masa të tilla shtypëse në Stamboll: Demokracia e Turqisë po lufton për të mbijetuar

Ne, në Turqi, po i tregojmë botës se si sfidohet një udhëheqës i pandjeshëm dhe autoritar

Putin e zemëron Trumpin, presidenti amerikan pritet të merr masa ndaj Rusisë

Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim, nuk ofendon asnjëherë as jashtë Big Brother

"Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë", një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler