LAJMI I FUNDIT:

Studimi i ri ka zbuluar diçka të “çuditshme” për personat që tradhtojnë

Studimi i ri ka zbuluar diçka të “çuditshme” për personat që tradhtojnë

Nuk është lajm i ri se personat të cilët tradhtojnë janë me të vërtetë idiotë – e veçanërisht kur e bëjnë këtë pa ndonjë arsye.

Por, tani ky supozim (ose fakt, varësisht nga historia juaj personale) është konfirmuar  edhe nga një studim, i cili ka zbuluar se personat që tradhtojnë janë më të prirë të ndahen nga partneri nëse ata e bëjnë të njëjtën gjë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë zbuluar se nga një në katër personat të cilët kishin pasur afera jashtëmartesore, meshkujt kishin qenë më të prirë t’i raportojnë vet aferat e tyre. Por, më e ‘çuditshmja’ që kanë zbuluar ata është se më shumë mundësi keni të ndaheni nga partneri që ju ka tradhtuar, nëse veç e tradhtoni edhe ju.


Pra, sipas këtij studimi, askujt nuk i pëlqen t’i rikthehet dëmi në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/