Më në fund e njohët njeriun që ju intereson, keni lidhur miqësi dhe simpatizoheni shkëmbyerazi; tani problemi qëndron në atë se si ta bëni për vete e ta ndaloni që të shkoj të mbas femrave të tjera
Është një çështje që rrihet shumë. Ka nga ata që thonë se tashmë rolet gjithmonë e më tepër po ndërrojnë vendet; kësisoj, s’është për të vënë duart në kokë nëse është ajo që e josh atë. Por ka edhe nga ata që rrahin idenë se femra mund të propozojë deri në një farë pike, më tej tregohet e paturpë. Një gjë është e qartë, nëse bëhet një kërkim sociologjik mbi argumentin, femra po merr gjithnjë e më tepër një rol më aktiv në joshje. Në gjeneratat e reja, s’është aq e rrallë që ajo të bëjë përpara, t’i kërkojë numrin e telefonit e të dalin. Pak e nga pak është duke u shembur edhe një tjetër shtyllë e pushtetit mashkullor.
Femra s’do t’ia dijë më e të ketë një rol ‘pasiv’. Gjithmonë e më shumë është ajo që merr iniciativën për të mikluar djemtë. A është e drejtë të hedhësh ti hapat e para e t’i dalësh hapur kur njeh një djalë të mirë, por aq të mirë sa të humbasësh gjumin?
Jemi dakord për një rol më aktiv të femrës në joshje, por gjithmonë s’duhen kaluar disa kufij. Është e drejtë të merret iniciativë, por nuk duhet të bëheni kurrë cipëplasura, shkruan psikologu italian Gianni Gargione, transmeton Telegrafi.
Ftojeni për të dalë, por gjeni gjithmonë një sebep: një koncert, një shfaqje, një lojë sporti etj. Nëse pas dhjetë telefonatash, pasi keni dalë shtatë e tetë herë së bashku, keni folur gjerë e gjatë dhe ai nuk vendos të bëjë përpara, më mirë lëreni fare atë punë. Mirëfilli nuk i pëlqeni aq sa duhet e ka gjëra të tjera në kokë.
Puna ndryshon nëse ai nuk bën përpara jo sepse nuk i pëlqeni, por ngase është i ndrojtur apo qullash. Në këtë rast s’ka asgjë të keqe nëse i jepni "një të shtyrë". Atë që nuk arrin ta bëjë "mashkulli" e bën" femra". Në rastin e parë që do të gjendeni vetëm, mbështetuni tek shpatulla e tij e shtrëngojeni pas vetes me dashuri, po të jetë se nuk ju puth, mbërthejeni e jepini një të puthur të zjarrtë në buzë. Nëse iu përgjigjet si Dastin Hofman në filmin "Njeriu i shiut": "I lagësht", është pa dyshim një torollak. S’do arrini kurrë të nxirrni dhjam nga pleshti. Më mirë varjani e kërkoni një tjetër që të jetë më mashkull.
Gjithsesi kujdes, "metoda aktive", domethënë femra që i vërdalloset mashkullit s’është dhe aq pa rreziqe. Problemet do të jenë vetëm tuajat kur ai t’ju braktis për të kaluar në aventura të tjera, atëherë nuk do t’u mjaftojnë lotët për të zvogëluar dhimbjen tuaj, mbasi ishit lidhur shumë me të, kishit parë një të ardhme në marrëdhënien tuaj dhe kishit filluar të shihnit ëndrra me sy hapur.
Me një fjalë, merrni iniciativë, dakord, por kurrë s’duhet të futeni në gojën e ujkut. Nëse keni qenë ju që i erdhët vërdallë, mos shkoni menjëherë në shtrat, edhe pse e dëshironi. Jepini të kuptojë se dëshironi një marrëdhënie dashurore, jo një aventurë, gjëra të tilla bëhen kur jeni e sigurt në dashurinë e tij. Nëse ai s’ka qëllime të mira, shpesh lodhet e largohet.
Por mos ekzagjeroni, mos e mbani gjatë mbi gjemba, përndryshe mund të largohet edhe nëse ju do. Mund të bindet se jeni një vajzë e papjekur, ose më keq, e akullt dhe mund të kërkojë një partnere që i përshtatet më shumë.
Një tjetër dinakëri që duhet përdorur është kjo, të prezantoheni edhe t’i telefononi, po mos ia bëni jetën dhe aq të lehtë. Nëse e shihni se ai nuk bën asgjë, lëreni për njëfarë kohe. Taktika juaj duhet të jetë kjo: fitoni kohë, herë një hap para e herë një hap mbrapa. Kërkojini të dilni, por nëse nuk tregon shumë interes lëreni për njëfarë kohe, pastaj kthehuni përsëri në sulm. Me një fjalë është rasti të ngacmoni qentë që flenë po kur del hapur, tërhiquni pak. Kur ju kërkon ai që të dilni mos i thoni menjëherë "po", i thoni se keni punë, por do të bëni të pamundurën që të jeni e lirë. Bëhuni e vlefshme, bëni përpara vetëm kur e shihni se ai nuk vendos. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
Tillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos