Strategjia për Kosovën Veriore – e dizajnuar për të dështuar – e rezulton federalizimin e Kosovës
-Ky plan u premton serbëve të Veriut mirëqenie, por si do ta besojë komuniteti sërb në Veri këtë premtim kur përballë ka pjesën jugore që falë politikave të institucioneve të Kosovës, nga komuna dikur më e zhvilluar e Kosovës është shndërruar në komunën më të varfër dhe më të prapambetur të Kosovës?
– Përse serbët e Mitrovicës do t’i pranonin zgjedhjet e organizuara nga Institucionet e Kosovës të cilat shembullin e vet më të keq (manipulimin më ekstrem) e dhanë pikërisht në Jug të Mitrovicës?
– Ky plan promovon termin “Kosova Veriore”, që është nisma simbolike për ndarjen e Kosovës në dy entitete, përkatësisht në dy republika, si në Bosnje e Hercegovinë, ashtu siç Steiner promovoi termin “Mitrovica Veriore” dhe e ndau atë në dy administrata (komuna) duke shpallur paraprakisht një strategji të ngjashme me këtë të ICO.
Ka një ngjashmëri të frikshme mes “Strategjisë së ICO (dhe demek Qeverisë së Kosovës) për Kosovën Veriore” që “fshehurazi” e gjeti rrugën në media dhe strategjisë së PSSP Steiner për “bashkimin” e Mitrovicës.
Atëbotë, më 25 nëntor 2002 PSSP Michael Steiner i qerasi me drekën e turpit liderët politikë në Prishtinë dhe në mbrëmje qerasi me darkën e turpit liderët lokalë në Mitrovicë. Në media u shpall bashkimi i Mitrovicës në ndërkohë që PSSP Steiner kishte nënshkruar ndarjen e Mitrovicës në dy administrata: njërën, atë jugore, që do të udhëhiqej nga udhëheqja e atëherë porsazgjedhur komunale, dhe tjetrën, atë veriore, që do të udhëhiqej nga zyrtarët e deriatëhershëm të komunës paralele që aty e tutje do të konsideroheshin zyrtarë të UNMIK-ut dhe që do të konsiderohej administratë e UNMIK-ut.
Derisa tjerët iu përgjigjën ftesës në darkën e turpit unë u paraqita në TV dhe të nesërmen botova artikullin në “Koha Ditore” e më pas edhe në “Institut of War and Peace Report” në Londër, ku tregoja se nuk ka ndodhur kurrfarë bashkimi i Mitrovicës po PSSP Steiner ka legalizuar ndarjen e Mitrovicës. U përkraha vetëm nga Veton Surroi e Adem Demaçi.
S’vonoi shumë dhe të gjithë u bindën se çfarë në të vërtetë kishte bërë PSSP Steiner, por tashmë ishte vonë. Madje pas disa muajsh edhe Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj ma pranuan se paskësha pasë të drejtë.
Ndarja e Mitrovicës në dy komuna tashmë ishte fakt i kryer. Grupi i Unitetit këtë e mori si të mirëqenë dhe madje e adoptoi si propozim të vetin, si ofertë të parë në negociata.
Vendimit të Steinerit për ndarjen e Mitrovicës në dy administrata i pat parapri e ashtuquajtura strategji e PSSP për integrim të Veriut të Mitrovicës. E vërteta se ky dokument që po ashtu u “përvodh parakohe” në media si ky tani, ishte më I shkurtër se ky i ICO tani, por thelbi ishte njësoj.
Oferta e PSSP Steiner që të dilnin në zgjedhjet e 2002 thjeshtë u injorua nga serbët në veri të Mitrovicës dhe Steiener iu kthye marrëveshjes me Nebojsha Coviqin. Thjeshtë, strategjia e Steinerit ishte e dizajnuar që të dështojë, ajo ishte vetëm sa për t’i hedhur hi syve komunitetit shumicë në Kosovë dhe për të hapur rrugë procesit të ndarjes së Mitrovicës.
Të vetmen gjë konkrete dhe kuptimplote që e ka Strategjia e ICO (dhe demek Qeverisë së Kosovës) për Kosovën Veriore, është se promovon termin “Kosova Veriore”. Kjo është nisma simbolike për ndarjen e Kosovës në dy entitete, përkatësisht në dy republika, si në Bosnje e Hercegovinë, ashtu sic Steiner promovoi termin “Mitrovica Veriore”.
Çka në të vërtetë ofron ky plan i ICO (dhe demek Qeverisë së Kosovës)?
Serbëve të Veriut u ofron “ZGJEDHJE”. Këtë ofertë serbët e patën që nga zgjedhjet lokale të vitit 2000. Përse do ta pranonin tani? Ata nuk pranuan të dalin në zgjedhje kur ato i organizonte UNMIK e OSBE, për të cilat të gjithë pajtoheshin se ishin të lira, të ndershme e demokratike. Përse do t’i pranonin zgjedhjet e organizuara nga Institucionet e Kosovës të cilat shembullin e vet më të keq (manipulimin më ekstrem) e dhanë pikërisht në jug të Mitrovicës? Serbët e Mitrovicës nuk e dinë se sa të rregullta ishin zgjedhjet në Prishtinë, por e dinë fare mirë se sa të parregullta ishin ato në Mitrovicë. Kush mund t’i bëjë serbët të besojnë se ata shqiptarë që i vodhën votat e shqiptarëve nuk do t’ua vjedhin votat e serbëve.
Po të dëshironte vërtetë integrimin e Veriut të Kosovës, Qeveria e Kosovës dhe ICO do të kontribuonin më shumë në rregullsinë e zgjedhjeve në Mitrovicë për t’u dhënë shembull të mirë serbëve në Veri. Përkundrazi, në raundin e balotazhit, me ndonjë përjashtim të vogël, pothuaj nuk pat fare monitorë ndërkombëtarë nëpër qendra votimi përkundër parregullsive ekstreme që vetë ata vunë re gjatë raundit të parë.
Cilin partner ua ofron ky plan veprimi serbëve që do të zgjidhen në këto struktura?
Iu ofron njerëzit në jug të Mitrovicës që nuk kanë as pushtetin moral as real. Nuk kanë pushtet moral sepse të gjithë e dinë se janë të zgjedhur me vota të vjedhura. Nuk kanë pushtet real, sepse pushtetin real në jug të Mitrovicës nuk e ka kryetari zgjedhur me vota të vjedhura po ata që vodhën votat për të, e që burim të fuqisë së tyre financiare e politike i kanë strukturat paralele pikërisht ato që demek tenton t’i eliminojë ky plan veprimi.
Ky plan u premton serbëve të Veriut mirëqenie, por sa është kjo për ta e besueshme. Si do ta besojë komuniteti serb në Veri këtë premtim kur përballë ka pjesën jugore që falë politikave të institucioneve të Kosovës, nga komuna dikur më e zhvilluar e Kosovës është shndërruar në komunën më të varfër dhe më të prapambetur të Kosovës?
Si do t’i besojë komuniteti serb i veriut të Mitrovicës premtimit për mirëqenie e harmoni me pjesën jugore nëse aktualisht mirëqenia në Veri është shumë me ngritur se në jug të Mitrovicës?
Nuk mund të kryesh punë me premtime të mira në Veri të Mitrovicës nëse këto premtime më parë nuk I ke realizuar në jug të Mitrovicës.
Më tej, në këtë plan veprimi, pretendohet se lidhja me komunitetin serb realizohet duke punësuar sa më shumë përkthyes e asistentë. Përvoja 10 vjeçare në Mitrovicë na tregon në këtë “lidhje” mes komunitetit serb dhe ndërkombëtarëve nuk kanë qenë ndërkombëtarët ata që kanë arritur t’i bindin serbët për bashkëjetesë me shqiptarët por ka ndodhe e kundërta: kanë qenë serbët ata që i kanë bindur ndërkombëtarët se shqiptarët nuk janë brum që mund të organizojnë shtet, përkatësisht që Kosova e pavarur nuk mund të funksionojë. Kjo ka ndodhur edhe me ata ndërkombëtarë që kanë ardhur në fillim si pro-shqiptarë të ndezur.
Suksesi i zgjedhjeve në enklavat serbe në jug të Kosovës dhe bisedimet Prishtinë-Beograd
Aludohet në këtë plan se suksesi i zgjedhjeve në enklavat serbe në jug të Kosovës është indikator që e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në veri. E vërteta është se vetë Beogradi ka qenë I interesuar për një sukses të tillë. E vërteta është se Beogradi nuk është realisht kundër planit të Ahtisaarit por kërkon të arrijë diçka përtej Ahtisaarit, një Dejton 2, federalizimin e Kosovës, ndarjen në dy republika si në Bosnje e Hercegovinë. Këtë ia ka mundësuar Qeveria e Kosovës dhe ICO duke mos ecur me procesin e krijimit të komunave paralelisht në jug e në veri të Kosovës.
Kur ky plan të shpallet i dështuar, sepse ky plan i quajtur Strategjia për Kosovën Veriore, është i dizajnuar që të dështojë, do të imponohen bisedimet e serishme me Beogradin. Në këto bisedime Beogradi nuk bisedon më për krijimin e komunave serbe në Kosovë po për atë se çfarë do të bëhet me ato komuna duke synuar që kompromisi për njohje të pavarësisë së Kosovës të jetë federalizimi i Kosovës.
Nëse strategjia për ndarjen e Mitrovicës në dy komuna ka funksionuar pse të mos funksionojë e njëjta formulë edhe për federalizimin e Kosovës.
Sigurisht nëse procesi zgjedhor në Kosovë i 2007-shit apo qoftë edhe i 2009-shit do t’ishte pak më i rregullt se çfarë ishte, fati i Kosovës do t’ishte krejt ndryshe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale