Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barak Obama, javën e kaluar mbajti një fjalim në Akademinë Ushtarake. Ai prezantoi drejtimet dhe rolin që do t’i jepen vendit në problemet e sigurisë globale dhe politikën e jashtme. Ndërsa midis diskutimeve të ekspertëve pati qëndrime të ndryshme për papërshtatshmërinë e drejtimeve që propozohen dhe rolin global të Amerikës, veçanërisht nga qëndrimi larg dhënies së përgjigjeve kërcënimeve. “Doktrina” sqaron se roli global i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë, por lufta nuk do të jetë i vetmi drejtim.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk do të jetë në çdo vend që do të ketë luftë dhe konflikte. Do të kufizohen ndërhyrjet e drejtpërdrejta ushtarake. Financimet e mëdha për luftërat dhe humbjet e jetës së ushtarakëve janë kthyer në qendër të medias. Shpenzimet vjetore të luftës së Afganistanit janë mbi 100 miliardë dollarë. Ndërs,a së bashku me Luftën e Irakut kanë humbur jetën rreth 8 mijë ushtarakë. Obama, duke marrë në konsideratë edhe reagimet antiamerikane që po rriten në botë, deklaroi se vendi i tij do të qëndrojë larg nga konfliktet dhe do të tregojë një profil më të butë. Mendimi kryesor po formatizohet duke vendosur në vend të ndërhyrjeve të drejtpërdrejta ndaj konflikteve, krijimin e aleancave të fuqishme, mbështetje ndaj aleatëve dhe rritje të besimit teknologjik. Obama u tërhoq nga Iraku.
Edhe nga Afganistani po tërhiqet me shpejtësi. Por se zbriti në një nivel që nuk mund të pranohej më parë, kjo s’do të thotë se Amerika u kthye në shtëpi. Sot përjetohen shumë probleme të sigurisë të karakterit asimetrik dhe serioz që kërkojnë aleanca, nga Siria në Libi, nga Afganistani në Ukrainë, nga Mali në Afrikën Qendrore. Po krijohet një klimë e përshtatshme për kërcënimet asimetrike politike, ekonomike dhe shoqërore. Në periudhën e re, operacionet e mbështetura në shërbimet e zbulimit kanë dy qëllime. Humbje sa më të pakta jetësh dhe sukses me sa më pak shpenzime.
Një rrugë tjetër e zvogëlimit të humbjeve do të mbështetet te teknologjia. Ndërsa sistemi më popullor do të jetë përdorimi i avionëve të telekomanduar. Obama bëri publike ndarjen e 5 miliardë dollarëve fonde për aleatët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 2006 kanë shpenzuar 2.2 miliardë dollarë për stërvitjen dhe pajisjen e mbështetësve për të rritur kapacitetin e luftës kundër terrorizmit në më shumë se 40 vende. Nuk mund të thuhet se përfundimet ishin shumë të mira. Bota po përballet me shumë probleme të ndërlikuara të sigurisë. Me Rusinë në sfond, po shkohet përsëri në krijimin e dy blloqeve të mëdha ushtarake, kohë e cila do të përmbysë të gjitha raportet aktuale.
(Marrë nga: Shekulli)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri