LAJMI I FUNDIT:

Stërvitja bën mirë për seksin

Stërvitja bën mirë për seksin

Ushtrimet fizike i bëjnë mirë jo vetëm zemrës së njeriut të moshës së mesme, por edhe shëndetit seksual.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim australian që ka analizuar lidhjen mes stilit të jetës dhe shëndetit riprodhues te një grup personash mbi 40 vjeç, të cilëve u janë bërë më shumë se 90 pyetje mbi gjendjen në çift, profesionin, arsimin, gjendjen e shëndetit, stilin e jetës dhe funksionet seksuale.

Studimi tregon për herë të parë lidhjen mes performancës seksuale dhe shqetësimeve të tjera të shëndetit.

Në veçanti kërkimi i publikuar në BMC Public Health, nxjerr në dritë një lidhje të fortë mes aktivitetit fizik dhe jetës seksuale. /tch/