“Të vdesësh nuk është asgjë. Të mos jetosh është e frikshme”, thoshte Viktor Hygo. Secili i gjallë do të përballet një ditë me të pashmangshmen vdekje. Çështja është se në ç’mënyrë do ta përjetojë atë. A ka të drejtë të vijë dikush, me uniformë apo veshje civile, të të arrestojë, të të lidhë e të të ekzekutojë pa iu trembur syri vetëm se ti i takon një komuniteti tjetër etnik apo fetar?!
Fraza e njohur e gjeneralit Mlladiq (duke aluduar për boshnjakët) se “erdhi koha që të hakmerremi ndaj turqve”, dëshmon qartazi mendësinë shoviniste e fashiste, urrejtjen patetike ndaj një bashkësie tjetër dhe mbi të gjitha ngarkesën me tërë barrën e trashëguar ideologjike johumane që mbretëroi së voni në Gadishullin Ballkanik.
Këtyre ditëve kur përkujtohet gjenocidi në Srebrenicë, dhe kur përsëri “shtëpia e përbashkët e popujve të botës”, OKB-ja nuk denjon ta quajë “gjenocid” spastrimin masiv të mbi 8300 personave në korrikun e para njëzet vjetëve. Të paktën secila ndërgjegje e pastër duhet të vëjë në pikëpyetje humanizmin individual e të shohë se qendrat e vendosjes në glob sa janë realisht të vendosura në jetësimin e barazisë, lirisë, mosdiskriminimit, ndalimit të formave të dhunës dhe të një sërë parimeve të tjera teorike.
“Atje ku ka padrejtësi, paanësia është poshtërsi”, konkludonte mendimtari Xhemil Meriq. Dhe, vërtet, mbyllja e syve nga ana e bashkësisë ndërkombëtare dhe intervenimi i vonshëm në rastin e Bosnjës nuk amniston askënd e veçanërisht ligjëruesit (politikanë) e papërtueshëm të demokracisë e të drejtave të njeriut.
Siç do të shprehej edhe vetë presidenti i ndjerë Izetbegoviq në kujtimet e tija: “Kur ndodh tragjedi e këtyre përmasave më nuk ka të pafajshëm. Secili prej nesh është fajtor që ekziston bota në të cilën është e mundur Srebrenica…”. Kjo nxjerr në pah dimensionin e përgjegjësisë morale të të gjithëve, krahas përgjegjësisë penale që duhet të japin protagonistët kriminelë të rastit.
Kur tradhtia, çnjerëzorja, jeta e vdekja bëhen tok, ekziston një emërues – Srebrenica. Ajo është dhembja e përbashkët e gjithë popujve të botës. Atje nuk u pa gjaku, nuk u dëgjua klithma, nuk u fshi loti, nuk u zgjat dora e ndihmës. Në atë vend nuk u vranë boshnjakët, por u mbyt njerëzimi.
Prandaj, Srebrenica është gjaku ynë që nuk falet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania