LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° rain

Spitali i Prizrenit bën thirrje për përfshirje në Ditën Botërore të Sindromës Down

Spitali i Prizrenit bën thirrje për përfshirje në Ditën Botërore të Sindromës Down

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa” ka vlerësuar se Dita Botërore e Sindromës Down që shënohet me 21 mars është një ditë që përkujton se sa e bukur dhe e çmuar është diversiteti njerëzor.

Kjo datë simbolike, sipas Spitalit, është zgjedhur për të përfaqësuar kromozomin e 21-të të trefishtë dhe paraqet një ftesë për të reflektuar mbi rëndësinë e përfshirjes, dashurisë dhe pranimit.

“Në çdo hap të jetës, njerëzit me Sindromën Down na japin mësime të paçmueshme mbi kurajën, përkushtimin dhe forcën e shpirtit njerëzor. Ata na tregojnë se lumturia nuk matet me standardet shoqërore, por me gëzimin për gjërat e vogla, për përparimet e vogla dhe për lidhjet e sinqerta”, thuhet në mesazhin e Spitalit të Prizrenit.


Ky institucion shëndetësor ka theksuar se të gjithë individët kanë përgjegjësi në këtë drejtim.

“Duke treguar mirëkuptim dhe empati, duke ndarë njohuri dhe duke sfiduar paragjykimet, ne ndërtojmë ura që bashkojnë zemrat tona. Le të festojmë sot dashurinë pa kushte, të cilën njerëzit me Sindromën Down e përfaqësojnë kaq bukur”.

Gjithashtu është bërë apel për gjithëpërfshirje.

“Veshja e çorapeve me ngjyra të ndryshme sot është një simbol i fuqishëm i mbështetjes sonë. Ngjyrat dhe modelet e ndryshme na kujtojnë se çdo njeri është unik dhe i vlefshëm. Le të jetë kjo ditë një kujtesë që përfshirja nuk është vetëm një detyrë — është një mundësi për të pasuruar jetën tonë me dashuri, mirësi dhe gëzim të vërtetë”, përfundon mesazhi i Spitalit të Prizrenit.

Dita Botërore e Sindromës Down ka për qëllim luftimin e paragjykimeve, promovimin e barazisë, si dhe mundësive të barabarta për të gjithë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Shpërthimi te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Policia jep detaje

Lajme
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Gjermania

Gjermania "lë pas historinë" - fillon përgatitjet për luftë

Evropa
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Lajme
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Kalo në kategori