LAJMI I FUNDIT:

Sot në Berlin mbahet Forumi Ekonomik Gjermano – Kosovar

Sot në Berlin mbahet Forumi Ekonomik Gjermano – Kosovar

Me pjesëmarrjen e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ministreshës së tregtisë dhe industrisë, Hykmete Bajrami, ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci, ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural Memli Krasniqi dhe Ministri Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe zëvendëskryeministri për Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë Gerd Müller dhe shumë përfaqësuesve të lartë nga shteti mik i Gjermanisë, Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Gjermano – Kosovar sot në Berlin ka filluar Forumin Ekonomik i bizneseve të dy vendeve.

Ky forum është rast i shkëlqyeshëm dhe mundësi e mirë e shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik në relacion Gjermani – Kosovë në përgjithësi dhe kompanive nga dy vendet ne veçanti.

Në pjesë tematike të Forumit do të behët fjalë për projektet publike në shkallë të gjerë, tenderimit, dhe programet e ndihmës financiare nga BE-ja dhe fondet ndërkombëtare për Kosovën, çështjet e energjisë, mjedisit dhe minierave, sistemindualtë arsimit në Kosovë, do të diskutohet rreth zhvillimeve aktuale ekonomike në Kosovë dhe përvojat e bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve.


Duhet theksuar se Forumi Ekonomik Gjermano – Kosovar ka informuar më shumë se 4.500 ndërmarrje të ndryshme në Gjermani për këtë takim dhe njëkohësisht janë të ndara edhe 15 shtande që kompanitë nga Kosova të ekspozojnë produktet e veta.

Pjesëmarrjen e vet deri më tash e kanë konfirmuar 40 ndërmarrje nga Kosova.

Ky Forum do të jetë një rast i mire që në takimet B2B ndërmarrësit nga Kosova dhe Gjermania të bisedojnë konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit . /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Gastronomët ankohen se iu ka rënë puna, tregojnë disa arsye që kanë quar në ulje

Ekonomi
Kalo në kategori