LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet forumi më i madh ekonomik Kosovë – Austri

Sot mbahet forumi më i madh ekonomik Kosovë – Austri

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer së bashku me përfaqësuesit e 25 top bizneseve nga Austria sot dhe nesër do të qëndroj në Prishtinë dhe përveç takimeve ne nivelin politik do te merr pjese edhe ne takimet e komunitetit të biznesit nga Austria dhe Kosova.

Në realizimin e kësaj pjese të vizitës kontribut te çmueshëm ka dhënë edhe Oda Ekonomike e Kosovës si partnere e respektuar e Odes Federale Ekonomike te Austrisë dhe Zyrës Tregtare pranë Ambasadës se Austrisë në Kosovë.

Në kuadër të vizitës se presidentit Fischer sot në Prishtinë prej orës 14-17.00 do të mbahet B2B takimi në mes firmave Austriake dhe atyre Kosovare.
Ndërkaq nesër mbahet Forumi me i madhe ekonomik i dy vendeve ne te cilin marrin pjese edhe presidentet e dy vendeve Atifete Jahjaga dhe Heinz Fischer, ministrat e financave dhe tregtisë e industrisë të Kosovës dhe kryetaret e Odave Ekonomike te Kosovës dhe Austrisë.


Ndryshe duhet theksuar se Republika e Austrisë ka dhënë përkrahje dhe ndihme konkrete Republikës se Kosovës ne te gjitha etapat e zhvillimit te vendit, si ne periudhën e shtet ndërtimit ashtu edhe ne lëmine ekonomike dhe ne atë te arsimit.

Ndryshe OEK-u ka bashkëpunimin shume te mire me Ambasadën e Austrisë ne Prishtine dhe Zyrën Tregtare të kësaj Ambasade dhe kanë bashkëpunim konkret ne rritjen e konkurenshmërisë së ndërmarrjeve kosovare, ne aftësimin profesional dhe ne lëmit tjera.

E veçanta e këtij Forumi shumë të rëndësishëm ekonomik është edhe fakti se po ndodh një ditë pas nënshkrimit të MSA-së si marrëveshje e parë kontraktuale në mes të Kosovës dhe UE-së dhe forumi është edhe në dëshmi e përkrahjes së pa rezervë të Austrisë proceseve integrative dhe ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/