LAJMI I FUNDIT:

Sony kundër LG-së

Sony kundër LG-së

Sony ka ngritur padi kundër kompanisë LG për shkak të shkeljes së supozuar të patentave, dhe kërkon ndalimin e shitjes së mëtutjeshëm të telefonave celularë të kësaj kompanie në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në padinë e saj Sony kërkon që Komisioni për Tregtinë Ndërkombëtare (ITU) t’i ndalojë LG-së shitjen e telefonave të kontestuar celularë në SHBA marrë parasysh se shkelin pronësinë e saj intelektuale.

Në mesin e pajisjeve të cilat supozohen se shkelin patentat e kompanisë Sony janë LG Lotus Elite, Neon, Remarq, Rumor 2 e Xenon. Patentat kontestuese përfshijnë teknologjitë për shfaqje të numrave telefonik, tastet për ridrejtim dhe transmetim të sinjalit.

Përfaqësuesit e LG-së nuk kanë dashur t’i komentojnë këto padi. /Telegrafi/