LAJMI I FUNDIT:

Soja dhe kolesteroli

Soja dhe kolesteroli

Soja konsiderohet si njëri nga elementët që ndikon pozitivisht në shëndet, ndërsa supozohet se soja në masë të madhe ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Që në vitin 1999 shkencëtarët amerikanë kanë pohuar se konsumimi i përditshëm i sojës në kombinim me ushqimin e zakonshëm (i cili ka sasi të ulët kolesteroli dhe yndyrash të përpunuara) zvogëlon rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Ndërsa edhe studimet e reja të realizuara nga viti 2006 e këndej, tregojnë se kombinimi i sojës në kombinim me ushqimin i cili ka sasi të vogël të yndyrave, më shumë fibra ushqyese dhe fitosterole, në masë të madhe ul nivelin e “kolesterolit të keq” (LDL-kolesterolit).