1.
“Lirinë keni ju, ne hekrat kemi”, u thoshte Ndre Mjeda të bekuarëve amerikanë, pasi kishte shkruar poemthin “Liria”, këtë odë që këndonin zemrat shqiptare. I përhihej, e kapte dhe i zhdukej shpejtësisht, imazhi i atdheut të lirë…
Dhe, njëmend, një popull i ndrydhur gjatë, mbijeton me trupin, por terron, poaq, me frymën. Në vrragët e tij nuk ka asgjë të shkruar…Sepse, thjeshtë, skllavët nuk shkruajnë! Dija apo e drejta e mendimit, ndaj, si një privilegj i të “epërmve të virtytshëm”, ishte rezervuar për aristokratët apo, madje, në viset e kolonive që i banonin popuj “natyrorë”, veçohej për metropolitanë dhe mëkëmbës të tyre të përgjakur.
A nuk ishte pokështu dhe ndër vëndet e arbërit? Qytetninë shqiptare e tjerrnin kryesisht ngulimet mërgimtare, kurse vendësit e përvuajtur gëzonin vetëm rrezet e shpresës së diellit të largët “alegorik”. Dhe në kishte letrari, ajo e tëra rrëmbehej ose pengmerrej nga programi i lirisë. “Kur më pyesin jashtë, keni poetë në Gjermani?, pohonte Niçe me ironi, “u them pa ngurrim: Po, Bizmarkun!” Ndonëse, pra, kishin përbashkuesin e madh, dhe bashkëkohësit e tij, do të jenë përfshirë në letërsinë e misionit politik…A nuk rëndon ende sot zymtor ky makth dhe përpjekja për këthjellim që, e denjë e flijuese, shndërrohet në religjion? Në religjionin e lirisë? Për të thuren më të bukurat ëndrra a farkohen më të ligjshmet ide…
2.
Meditimi për fillin e krijimit, filozofinë kosmogonike a kuptimsinë e jetës, pastaj për pushtetin e vdekjes a shpresën e transcendencës – ishte prore i lartë, eterik dhe i pakapshëm si yjet! Të palirët e të shtypurit, nuk vuanin asnjëherë këtë brëngë: mjeshtërinë e mendimit. Vegjetonin në kënaqësinë e vakët të lodhjes dhe instinkteve që i mbanin larg njohjes mundimtare. “Dhjetë kafe gjumë kanë zbritur në këtë botë, nëntë i kanë pirë robërit dhe një të vetme të mbetur, e gjithë bota tjetër, predikon Talmudi shejtnor. Që këtej, metafizika e Mbinjeriut antikrisht dhe Fausti i mjegullnajave të Bohemisë apo Romeo e Beatriçja e dritareve të ndaluara të dashurisë, duhej të prisnin orën e tyre. Orën e rënjes së prangave…Ç’është e vërteta, letraria, kudo e përherë, është pronë e elitave. “Krijimtaria e masave” nga motet bolshevike ishte zvetnim i saj. Por, megjithatë, elitat e kombeve të lirë qarkullojnë e alternohen, poashtu, lirshëm e paprerë dhe mbi askënd nuk bie mallkimi fatal i Rendit të shpallur përfundimtar apo i Prijësit të cilësuar hyjnor.
“Ai ç’prej vjetësh tremijë
S’mësoj dot gjë për veten
I tretur mbetet në errësi
Nga dita në ditë të shtyjë jetën…”
Kështu shkruante Gëte, ky Patriark i letrave të Europës, e rrjedhimisht, prandaj, pas shekujsh të ndaluar të së drejtës dhe magjisë së shkrimtarisë, shqiptarët ndjejnë, vjershërojnë, mendojnë e shkruajnë! Ç’tjetër mund të pritej nga një popull që ka 2000 vjet gojëkyçur, pa hedhur një të vetme fjalë në letër për bukurinë a dhimbjen e jetës? Shpërthim më të përligjur nuk njeh liria e kësaj bote!
3.
Porse mendjecektët fragmentarë, pijnoj të përbuzurish poashtu, (“kam parë njerëz të lidhur të varfër, që i shoqëronin dhunshëm njerëz të armatosur të varfër”, thotë një varg i madh) e përceptojnë gjendjen si krejtësisht natyrale, madje, një tabelë të predestinuar vlerash e popujsh! Kjo qenkësh, sipas llumit moçalor, një prima causa, një shtysë parake e vetë Rruzullimit…Ndonjë prej tyre, ndaj, do të shfrynte: ah, përse shkruajnë kaq shumë shqiptarët? Pyetja, ashtu si intonacioni i saj, sikur ndryn në vete pohimin obskur e të errtë, në formën e klithmës së fshehtë dëshirake: përse nuk mbajnë ende sharrë në supe udhëve të braktisura me thirrjen e thekshme “dru me pre”?! Veçse dilemë-pyetja e njëmendtë fundore do të ishte: si shpjegohet, vallë, ky zhgënjim me kah të kundërt e krejt dëshpërues: jo keqardhje e trishtim për mugëtirën e disfatën – por, përkundrazi, për dritën e ngadhnjimin!
Dhe s’është, ashtu, pos një nostalgji patogjene për kohët e lumura të skllavërisë, kur njerëzia s’kish pse të vriste mëndjen e ndërgjegjen, a mbase, mos o Zot, të “shpirtëzonte kundërshtinë” ndanë statusit robnor! Një letargji e qetë, e pabujë, e paemër dhe e njëjtësuar me fatin përjetësor, si të zbritur qiejsh! Ata thuase bëjnë anglezin imperial, që si më ka rënë të lexoj, i kishte ngarkuar Radios së BBC-së punën e vështirë për të evokuar ditët e paqme të popujve të posamëvetësuar, nën kurorën e dikurshme viktoriane. Apo, ndoshta, duke qenë larg, ah sa larg shkëlqimit të britëve, mallëngjimi i tyre ngjan më real e përafrues: mallin për shkronjëtarë zyrtarë, gjithësesi mediokër e provincialë, në shërbim të despotit lokal ose të sundtarit të huaj.
Tirania e njëshit, hazjajinit politik dhe i kostumprerësit letrar, ka ikur, tashmë, në harresë. E kjo, me sa duket, është votra e pikëllimit të tyre. Po nëse ka vetëm një diell që shkëndijon gjithësinë – në yllin Tokë, diejt e dijes e shkrimit janë të shumtë si lulet, fluturat, cicërimat, lotët, muzgjet, buzëqeshjet…Dhunti e tyre vjen udhësh të padukshme e të pandalshme prej hiresh të shpirtit të ultë njerëzor!
Kur mbreti serbian Aleksandër, gjatë një vizite ekspeditore, kishte zbritur në Fushë Kosovë, i tmerruar nga prania e gjithëkundshme shqiptare, i thotë adjutantit të tij: “ Sa shumë plisbardhë paskëshin mbuluar dhèun”! Mirëpo ai, urtësisht e pa vonuar, ia kthen: “Madhëri, të tillë janë më të mirë, ç’do të bëjmë kur ti heqin ato”! Pikërisht, pra! Adjutanti kishte të drejtë: krijimi intelektiv a thithja e nektarit të tij, iluminojnë mëndjen dhe rimojnë ëndrrën njerëzore…
Sepse, skllavët, mjerisht, nuk shkruajnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri