S’ka kthim prapa!
Pas vendimit të qeverisë së republikës së Kosovës, përkatësisht të kryeministrit Thaçi për të shtrirë sovranitetin edhe në veri të vendit, qytetarët e Kosovës me tepër se kurrë filluan të ndihen krenarë dhe shumë mbështetës ndaj institucioneve të Kosovës.
Vendimi i institucioneve të republikës së Kosovës për reciprocitet në raport me Serbinë dhe shtrirja e autoritetit në veri ishin vendimet me të qëlluara dhe me të guximshme deri me tani.
Qeveria e Kosovës me vendimin e saj me 25 korrik të këtij viti, edhe pse ishte vendim shumë befasues e dëshmojë besueshmërinë e qytetarëve dhe njëkohësisht ky operacion ishte domosdoshmëri e shumëpritur dhe e planifikuar me sukses nga pjesa më vitale e policisë së Kosovës, gjegjësisht e njësisë speciale për vendosjen e rendit dhe ligjit ne atë pjesë të vendit qe deri me tani ka qenë kampion i krimit të organizuar.
Njësia speciale e republikës se Kosovës me nder dhe dinjitet e kryen detyrën e tyre duke kthyer nën kontroll pikat kufitare dhe gjatë kryerjes së këtij aksioni u dashtë mund, guxim, vendosmëri dhe sakrifice për rivendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, me ç’rast pati disa policë të plagosur dhe një polic ra në krye të detyrës, duke u bërë kështu heroi i parë në mbrojtje të territorit të Kosovës së pavarur.
Në veriun e Kosovës pas 12 vitesh filloi të ndihet dora e shtetit, filloi të shtrihet sovraniteti i shtetit, pra era shtet po vjen edhe atje. Pas vënies së kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31 dhe vendosjes së doganierëve dhe policëve të thjeshte, largimi i forcave speciale nuk ishte veprim i duhur dhe i mençur, sepse kriminelet serbë të udhëhequr nga strukturat ilegale serbe dhe qeveria e Serbisë arritën qe të djegin piken 1 dhe tentuan atë 31, por pa sukses. Edhe kryeministri i vendit Hashim Thaçi e tha shumë qartë se pas djegies së pikës kufitare 1 qëndron Beogradi.
Veriu i Kosovës tanimë është shndërruar në një arenë ballafaqimi dhe vështirësive të mëdha, andaj qeveria e republikës së Kosovës assesi nuk duhet të heqë dorë dhe nuk duhet të këtë kthim prapa.
Kreu i qeverisë së Republikës së Kosovës në një prononcim për media dha deklaratat më të forta deri me tani në karrierën e tij politike, duke thënë: “Ju siguroj dhe garantoj se nuk do të ketë asnjë kompromis. Reciprociteti do të instalohet. Aktualisht në këto momente kemi vështirësi dhe ballafaqime. Nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ketë kthim mbrapa. Kjo është toka jonë, vendi jonë. E drejta jonë kushtetuese dhe ligjore. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Dua t’iu drejtohem dhe t’iu bëjë apel që ta ruani qetësinë dhe të keni besim të plotë tek institucionet e Republikës dhe në KFOR-in, i cili është në mbështetje në përpjekjet tona për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”.
Ai me tutje shtoi se “ky është momenti i së vërtetës për Kosovën, pas 12 vitesh. Ky është momenti i unitetit politik, qytetar. Vendimi për kthimin e rendin nuk është aksidental, si dhe nuk do te ketë kthim prapa as para dy ditëve e lëre me para 12 vitesh ”, kështu që shpresojmë dhe duam qe të besojmë se kryeministri i vendit do t’i mbetet besnik fjalëve të tij duke shtrirë autoritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës edhe në veri të vendit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin