Sistemi zgjedhor proporcional dhe partitë e vogla politike
Shtetet në tranzicion si Kosova, e cila ka organizuar disa palë zgjedhje lokale dhe parlamentare, fillimisht e papërvojë me rendin e ri të vlerave të demokracisë, pa i bërë ndonjë një analizë më të thellë procesit elektoral, faktorëve politik, me zgjedhje të organizuara nga OSBE- ja, që nga paslufta deri në vitin 2007, dhe me zgjedhjet e para të administruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 2009, ka aplikuar sistemin zgjedhor proporcional.
Ky sistem zgjedhor ua ka bërë të mundur partive të vogla politike të bëhen pjesë e institucioneve në nivel lokal dhe qendror, dhe ka mundësuar integrimin e komuniteteve, veç suksesit që e kanë arritur në zgjedhje u njihet një numër i konsiderueshëm i ulëseve të rezervuara në parlament.
Se a është gjetur formula e saktë e sistemit zgjedhor, dhe ai përshtatet vërtetë vendit, kjo është çështje që e vlen të diskutohet, sidomos në fazën kur ekzistojnë nisma për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale dhe përgatitjes së Draft- ligjit për financimin e partive politike.
Para se të kompletohet legjislacioni, i cili e rregullon këtë fushë të rëndësishme, do të ishte mirë paraprakisht të hapet debat dhe të jepen ide, se cili nga sistemet zgjedhore do të ishte më i përshtatshëm, i cili ndikon në qëndrueshmërinë dhe stabilitetin politik të vendit apo duhet të ndryshohet diçka brenda vetë sistemit proporcional.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, në Kosovë u certifikuan të marrin pjesë 74 subjekte politike përfshirë këtu: tridhjetë e nëntë (37) parti politike, nëntëmbëdhjetë (19) iniciativa qytetare, gjashtëmbëdhjetë (16) kandidatë të pavarur dhe dy (2) koalicione. Në strukturën e partive politike, pesë prej tyre konsiderohen parti të mëdha politike, ndërsa 32 janë parti të vogla.
Sistemi proporcional, i cili ka një përparësi, sepse mundëson pjesëmarrjen në procesin zgjedhor jo vetëm të partive të mëdha politike, por edhe partive më të vogëla, lenë përshtypjen se është më demokratik pa analizuar anën tjetër të faktorëve që e bëjnë tepër të rëndë dhe të komplikueshëm pjesëmarrjen e dhjetëra grupeve politike.
Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, nxorën në pah mjaftë probleme, të cilat i prodhon sistemi proporcional, si në aspektin e përgatitjeve organizative- teknike dhe të menaxhimit me sukses të procesit zgjedhor.
Partitë politike të themeluara pas luftës, të cilat shumica prej tyre nuk kanë arritur për disa palë zgjedhje të bëhen pjesë e institucioneve dhe të fitojnë ulëse në asambletë komunale dhe të tejkalojnë pragun zgjedhor për t’u futur në parlament, kanë filluar të jenë burim i krizave jo vetëm brenda vetes, por t’i marrin shumë kohë KQZ-së, përkatësisht, Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, të përballet me një intensitet të punëve të shtuara administrative, me angazhime rreth zgjidhjes së kontesteve, që kryesisht lidhen me shkeljen e procedurave statutare, tejkalim të kompetencave të kryesive qendrore, të cilave u kufizohet vendimmarrja me statut, dhe nëpërkëmbja e kompetencave të përkufizuara në hierarkinë e organeve të partisë.
Partitë e vogla, si duket po përballen me mbijetesë në skenën politike, me krizë financiare, mungesë kuadri, pa vizion dhe ide për të ecur me zhvillimet, me programe të shpërputhshme me ofertat në “tregun politik”, çdo ditë e më shumë po iu ngushtohet hapësira e veprimit.
Edhe pse neni 12.3 germa ( j ) të Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale në Republikën e Kosovës, ka krijuar një “komoditet” sa i përket regjistrimit të partive politike, me mbledhjen e 500 nënshkrimeve të anëtarëve të partisë, të cilët banojnë në Kosovë dhe që gjenden në Listën e Votuesve, një pagesë për taksë administrative 500 euro.
Nuk ka dyshim, se duke përfituar nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale, janë regjistruar parti politike, të cilat nuk kanë mundur as t’i mbledhin numrin e nevojshëm të anëtarëve për konstituimin e kuvendit themelues, i cili duhet të mbahet jo më vonë se gjashtë muaj, sipas nenit 13.1 të Rregullës Zgjedhore nr. 01/2008 Për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.
Kriteret për regjistrim të një partie politike në të ardhmen do të duhej të ishin më të larta, sepse kjo dëshmon për seriozitetin e subjektit që dëshiron të jetë faktor në skenën politike, dhe nuk do të komprometohej as pjesëmarrja në procesin zgjedhor, do të kishim një thjeshtësim të numrit të partive, sidomos të atyre që veprojnë të parcializuara, me suksese minimale apo që njihen të dështuara.
Më në fund mund të thuhet se ka përfunduar koha e krijimit të partive në mënyrën dëshirore.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin