Sistemet zgjedhore dhe qëndrimet e partive në Kosovë
Partitë politike kosovare i perceptojnë gabimisht interesat e veta sa i përket sistemit zgjedhor, ato nuk do të arrijnë konsensus për përzgjedhjen e sistemit zgjedhor pa imponim amerikan. Fatkeqësisht amerikanët nuk do të përzgjedhin sistemin që i duhet Kosovës, por atë sistem që ata mendojnë se i jep përparësi asaj partie kosovare që do të jetë favorit i tyre në momentin që e marrin këtë vendim.
Vështirë se do të gjendet kompromisi për përzgjedhjen e sistemit zgjedhor në Kosovë. Secila nga partitë politike do të ngulë këmbë në atë që mendon se është interes i saj. T’i analizojmë me radhë.
LDK
LDK është gati për t’u përcaktuar për sistemin zonal mbi bazën e komunave. Kjo për arsye se komuna që do të tërhiqte më së shumti deputetë, Prishtina është njëkohësisht komuna ku LDK dominon më së shumti. Prishtina nxjerr 11 deputetë, dhe nëse marrim për bazë rezultatet e kaluara, LDK do të nxirrte 6-7 deputetë nga Prishtina që është një përparësi e madhe, karshi Skenderajt p.sh., i cili nuk do të mund të çonte më shumë se tre deputetë pavarësisht përqindjes së madhe të daljes në votime.
Përfitimi që mund të ketë LDK më këtë rast mund të neutralizohet me (në mos edhe të ketë bilanc negative) nga firot që mund të jep ky sistem ne komunat tjera. Psh. Në shumë komuna të vogla që mund të japin vetëm një deputet, kandidati i LDK mund të humbas vetëm për ndonjë votë. Kjo nuk i dihet ndoshta edhe mund të fitojë vetëm për ndonjë votë nëse LDK rritet, por nëse pasqyra elektorale mbetet si në zgjedhjet e kaluara (përfshi këtu aftësinë për të vjedhur vota) atëherë sistemi që preferon LDK i leverdisë PDK-së.
PDK
PDK është gati për t’u përcaktuar për sistem me 5-6 apo7 zona zgjedhore. Drenasi që bie në zonën e Prishtinës me “dalje të lartë“ do të mund ta paralizonte përparësinë e LDK-së në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës. Në anën tjetër, zona e Mitrovicës, të cilën PDK e konsideron çerdhe të vetën, do të llogariste edhe veriun e Kosovës për numër të deputetëve dhe beson se serbët e veriut nuk do të dalin në zgjedhje dhe kësisoj i nxjerrin qyl nja 3-4 deputetë ma shumë.
Përkundër kësaj përparësie, ndarja në 5-6 apo7 zona mund të shkaktojë efekt tkurrjeje për PDK. Derisa lojtarët kyç të PDK mund të fokusohen në zonën e Mitrovicës dhe Prishtinës, sepse kryesisht nga aty vijnë, në zonat tjera mund të bjerë fokusimi i PDK dhe rrjedhimisht edhe tkurrja e saj në dy zona. Nga këtu fare lehtë mund të del që sistemi zgjedhor që preferon PDK t’i leverdisë LDK-së apo Vetëvendosjes.
AAK
AAK është e bindur se sistemi me 5-6 apo7 zona i leverdisë asaj. Perceptohet se ky sistem do të mund të shkatërronte Vetëvendosjen, AKR dhe Partinë e Drejtësisë. AAK do të mbetej në skenë për shkak të zotërimit të zonës së Dukagjinit që i bie 1 apo 2 zona zgjedhore varësisht se a krijohen 5-6 apo 7 zona zgjedhore.
Ky sistem zgjedhor mund të jetë fatal për AAK-në pasi mund ta rikthejë atë në një parti zonale pas përpjekjeve serioze për t’u afirmuar si parti nacionale. Në momentin që publiku heton se ambicia e saj është reduktuar, atëherë në zgjedhjet e mëpasme mund ta humbë edhe zonën.
Vetëvendosje
Nuk duket se ka artikuluar se cilin sistem zgjedhor do ta preferonte dhe është vështirë të thuhet se cili sistem zgjedhor do t’i konvenonte.
SLS
SLS është partia që mbledh serbët e Kosovës dhe njëherësh partia që ka perspektivën më të ndritshme në Kosovë. Pavarësisht sistemit zgjedhor është një parti që është “në kali” në secilin variant.
Meqë kjo parti nuk ka depërtuar në veri të Kosovës interesi i saj është që Kosova të mbetet një zonë e vetme zgjedhore gjë që është në kundërshtim me rezolutën e miratuar në Parlamentin e Kosovës, sipas marrëveshjes Dell-Thaçi-Mustafa-Pacolli.
Sistemi zgjedhor që i duhet Kosovës: ai i kombinuar mazhoritar – proporcional 60/40
Sistemi zgjedhor për të cilin ka nevojë Kosova është ai i kombinuar mazhoritar – proporcional 60/40. Kosova duhet të ndahet në 60 zona zgjedhore përafërsisht të barabarta (1 zonë = 30 mijë banorë, apo 20 mijë votues). Secila nga këto zona zgjedh nga një deputet. Partitë e propozojnë nga një kandidat për çdo zonë. 40 deputetët tjerë zgjidhen nga lista proporcionale e partive në bazë të përqindjes respektive të votave duke e korrigjuar përfaqësimin në parlament. Ta zëmë, nëse që të gjithë 60 deputetët e zgjedhur direkt janë nga radhët e Partisë A e cila në listën e partive ka fituar, ta zëmë, 50% të votave, atëherë 40 deputetet tjerë zgjidhen nga radhët e partive B,C etj varësisht nga përqindja e fituar si parti.
Radhitja e kandidatëve në listat partiake krijohet në bazë të numrit të votave që kandidatët kanë fituar në betejat direkte në zonat e veta zgjedhore, por që nuk kanë arritur të futen në parlament me votë direkte. Votuesi në zgjedhjet kombëtare të Kosovës voton me dy fletëvotime: për deputetin e zonës dhe për partinë e preferuar. Ai ka të drejtë që të votojë, ta zëmë, për kandidatin N që i takon partisë A dhe për partinë A, por mund të votojë edhe për kandidatin N që i takon partisë A, ndërsa në listën e partive për partinë B.
Ky sistem mund të mos jetë interes partikular i ndonjërës parti apo edhe i asnjërës parti, por është e sigurt që ky është sistemi i duhur për shkallën e sotme të zhvillimit të demokracisë në Kosovë. Kësisoj Parlamenti i Kosovës më nuk do të ketë deputetë që s’janë sprovuar direkt në garë. Do të jetë vend i debateve dhe jo vetëm grumbull i pulenve dhe papagajve të liderëve partiakë.
Përzgjedhja amerikane
Është vështirë e besueshme që partitë politike kosovare do të bien në ujdi për sistemin zgjedhor cilindo qoftë, e aq më pak për atë sistem që i nevojitet Kosovës. Marrëveshjen në fund do ta imponojnë amerikanët.
Fatkeqësia e Kosovës qëndron në atë se amerikanët nuk lodhën shumë të na gjejnë sistemin zgjedhor që i përshtatet Kosovës dhe zhvillimit të demokracisë së saj, por thjeshtë do ta përzgjedhin atë sistem që ata mendojnë se i konvenon asaj partie kosovare që do të jetë favorit i amerikanëve në momentin që e marrin këtë vendim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje