Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane.
Gjatë takimit është biseduar për mundësitë e investimeve në Kosovë të kompanive të fuqishme gjermane, si Siemens, Opel, Veridos, AIRBUS, Papenburg, e kompani të tjera të pranishme në këtë takim, njofton kumtesa nga Kryeministria.
Në këtë takim, ku ishin të pranishëm edhe ministri Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, u bisedua për mundësitë dhe fushat e rëndësishme të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa i informoi përfaqësuesit e bizneseve për reformat e gjithëmbarshme që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit në Kosovë.
Duke theksuar se “ekonomia është prioriteti kryesor i Qeverisë, kryeministri Mustafa dhe anëtarët e delegacionit të Kosovës theksuan edhe masat konkrete që kanë për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin ekonomik, përmirësimin e ambientit të biznesit, avancimin e politikave fiskale dhe hapat e tjerë që kanë për qëllim lehtësimin e investimeve të huaja në Kosovë”.
Gjatë takimit u bisedua edhe për projekte konkrete si në sektorin e energjisë, në infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, në bujqësi e fusha të tjera të ekonomisë, të cilat mund të përkrahen edhe nga institucionet e ndryshme financiare, si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane Investive, KfW, etj.
Përfaqësuesit e ndërmarrjeve gjermane të pranishëm në këtë takim, vlerësuan përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar ambient të volitshëm për investime të huaja, duke shprehur interesimin e tyre për projekte konkrete në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë