LAJMI I FUNDIT:

Si të qëndrojmë të ulur?

Si të qëndrojmë të ulur?

Dhimbjet në shpinë më së shpeshti janë shkak për të cilën të punësuarit mungojnë në punë. Shtrohet pyetja, në cilën pozitë duhet të qëndrojmë ulur që kjo të jetë sa më pak e dëmshme për trupin?

Shoqata e Radiologëve Amerikanë, ka organizuar një simpozium në të cilin janë prezantuar studimet më të fundit mbi qëndrimin ulur.

Hulumtimet kanë treguar se qëndrimi nën shkallën prej 90° ndikon negativisht në disqet dhe muskujt e pjesës së poshtme të shpinës dhe për këtë arsye, ata kanë propozuar që pozita në të cilën shpina duhet të qëndrojë, është në kënd prej 135°.