LAJMI I FUNDIT:

Si të arsyetoheni kur nuk jeni të gatshme për seks?

Si të arsyetoheni kur nuk jeni të gatshme për seks?

I dashuri juaj dëshiron të bëjë seks, ndërkaq ju thjesht jeni e lodhur për aksion. Ja si ta zgjidhni këtë problem pa ndonjë telash.

Kur është fjala për apetitet seksuale, gjërat kurrë nuk janë të thjeshta dhe të harmonizuara midis partnerëve. Nganjëherë ju dëshironi të bëni seks, ndërkaq ai jo. Ndonjëherë ai dëshiron seks, ndërkaq ju më me dëshirë do të flinit gjumë.

Prandaj, po ju sjellim disa mënyra efektive që shmangia e seksit të mos shndërrohet në grindje, transmeton Telegrafi.

Tregoni për ditën tuaj të punës
Meshkujt ndonjëherë nuk janë të vetëdijshëm që e dashura e tyre ka obligime. Nëse filloni t’ia numëroni obligimet, ose do t’ju kuptojë plotësisht dhe do t’ju përqafojë butësisht, ose, në rastin më të keq, do të fle gjumë duke ju dëgjuar.


Luteni t’ju bëjë masazh
Kur jeni tepër të lodhur apo të tendosur, masazhi mund t’ju ndihmojë që të relaksoheni. E pra, a do të flini menjëherë apo trupi juaj do ta kuptojë këtë si hyrje në paralojë – varet sa jeni të lodhur.

Ndani punët
Ky është deri diku një lloj shantazhi, por ndonjëherë vërtet nuk ka mënyra të tjera. Nëse i ndani punët e shtëpisë barabar, shansi është më i madh që, në vend që të flini gjumë të thellë, do të jeni të gatshëm për seks të zjarrtë.

Nganjëherë edhe përkëdhelja është bën mirë
Nëse vërtet ju do, dëshiron të krijojë me ju edhe afërsinë. Prandaj, me siguri nuk do të refuzojë që të afroheni pranë njëri-tjetrit, të përkëdhelni dhe të puthni njëri-tjetrin, derisa t’ju zërë gjumi. E di ai se do t’i shpaguhet në mëngjes. /Telegrafi/