LAJMI I FUNDIT:

Si ta ruani presionin e ulur të gjakut?

Si ta ruani presionin e ulur të gjakut?

Tensioni i rritur, nga i cili vuajnë po thuajse një e treta e njerëzve të rritur edhe në vendet e zhvilluara, sipas studimeve të fundit amerikane mund të shmanget me anë të disa ndryshimeve në mënyrën e përditshme të jetesës.

Ndryshimet në mënyrën e të jetuarit, përveç që ndihmojnë shmangien e tensionit të lartë, po ashtu ulin edhe mundësinë për t’u prekur nga sulmet në zemër dhe në tru.

Gjashtë rregullat për të ulur presionin e gjakut janë:

– ruajtja normale e peshës së trupit;
– stërvitjet trupore;
– ushqimi i shëndetshëm;
– konsumi me masë i alkoolit;
– shmangia e barërave të panevojshme;
– marrja shtesë e acidit folik.


“Nëse i përmbaheni njërit nga këta gjashtë faktorët, ju do të ulni rrezikun e presionit të lartë të gjakut. Megjithatë, nëse iu përmbahemi më shumë rregullave, rreziku do të jetë edhe më i ulët”, ka thënë dr. John Forman, drejtues i studimeve të fundit.