LAJMI I FUNDIT:

Si ta mësoni se a jeni të mira krevat

Si ta mësoni se a jeni të mira krevat

Është ndjenjë e mirë kur ju thonë se po bëni diç të mirë. Gjithashtu, komplimentet bëjnë mirë edhe kur bëhen për seksin. Mirëpo, si do ta dini se a jeni të mira në krevat, nëse deri tani këtë askush nuk jua ka thënë. Është, pra, shumë e thjeshtë.

Shtrëngimi i duarve dhe i këmbëve

Shenjë fizike e cila zbulon që mashkulli është në ekstazë të plotë është shtrëngimi i duarve dhe i këmbëve.

Rundi i dytë


Nëse vëreni që ai pas rundit të parë të seksit menjëherë është i gatshëm për rundin e dytë, atëherë kjo është meritë juaja, sepse është shenjë e sigurt që në krevat keni qenë zotëruese e vërtetë!

Flirti që nuk ndalet

Nëse pas seksit akoma vazhdon të flirtojë me ju, domethënë që është duke menduar për takimet e juaja të zjarrta dhe që pa kurrfarë dyshimi po i pëlqeni shumë.

Pranimi i sinqertë

Nëse mashkulli ju thotë se keni qenë e shkëlqyeshme në krevat, besoni në atë që ju thotë. Mirëpo nëse haptazi ju thotë që seksi ka qenë kulmor, vetëm buzëqeshni dhe falënderohuni, sepse është shenjë që jeni e mirë në krevat.

Poza të reja

Nëse ju propozon të provoni poza të reja, mund të jeni të sigurta që e keni impresionuar me të gjitha ato që deri tani i keni bërë. Ato gjëra atë e kanë impresionuar dhe i kanë bërë me dije që jeni të gatshme për forma të reja të kënaqësive.