Fjalët janë të rëndësishme dhe askush nuk ka arritur ta përcaktojë nëse janë më të rëndësishme sesa veprat, por pa komunikim nuk mund të dilni nga kriza në të cilën jeni përfshirë. Por, a e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza?
Puthjet e vjedhura
Dikush ka thënë se puthja është hapësira boshe midis fjalëve “të dua”, dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Nëse dini të rigjeni intimitetin dhe kënaqësinë fizike me partnerin tuaj, duhet të putheni sa më shumë dhe sa më shpesh. Ato do t’ju ndihmojnë për t’u ndjerë të përfshirë nga pasioni dhe do bëjnë të mundur që t’ju rritet dëshira për të qëndruar pranë partnerit tuaj.
Vite të mbushura me kujtime
Mbase do ju duket pak e çuditshme por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri. Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.
Dedikime të shumta
Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës. Mos nguroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.
Befasojeni
Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse një prej këtyre dhjetë rregullave, është që ta befasoni partnerin tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën. Provojeni!
Vraponi
Nëse e ndjeni të nevojshme për të humbur disa kile, atëherë vraponi sa të keni mundësi. Por, jo vetëm. Bindeni dhe merrni edhe partnerin tuaj dhe do ta shikoni se një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kaluar më shumë kohë së bashku. Edhe kërcimi është një ide shumë e mirë për t’u afruar me partnerin tuaj.Projektoni të ardhmen
A e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza? Projektimi i të ardhmes së bashku! Nëse në të tashmen gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë hidhuni në të ardhmen dhe diskutoni për një kohë më të vonë, në të cilën do të keni dalë nga kjo krizë dhe situata do të jetë shumë ndryshe.
Është me ju gjatë gjithë kohës
Në kohët ku teknologjia po zhvillohet me hapa të mëdhenj është mirë që të jeni dinamikë dhe mbi të gjitha sa më shumë krijues. Ngacmojeni partnerin tuaj gjatë gjithë ditës me “sms” nga më të ndryshmet, duke i bërë të kuptojë që ju mendoni për të edhe kur nuk jeni bashkë.
Fantazitë tuaja
Ndani fantazitë që keni me partnerin dhe do të shikoni që situata juaj do të shkojë drejt përmirësimit. Mos i mbani vetëm për vete, sepse një gjë e tillë do t’ju shkaktonte mbylljen në vetvete dhe do ju largonte nga njëri-tjetri.
Falje, falje, falje…
Zënkat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e helmojnë marrëdhënien në çift. Të kërkuarit falje nuk është dobësi, por sqarim për keqkuptime të shumta të cilat mund t’ju çonin edhe në ndarje. Kërkoni falje sa herë kuptoni që e keni lënduar, ndoshta dhe pa dashje, partnerin tuaj.
Fjalët që kurrë nuk t’i ka thënë
Kjo nuk do të thotë që të flisni pa pushim por që të gjeni mënyrën e duhur për të ndarë me partnerin ato gjëra që ju shqetësojnë dhe pse jo duke ia thënë nën zë, gjë që e bën më tërheqëse mënyrën e të treguarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTillandsia - bima e dashurisë lulëzon një herë dhe pastron ajrin nga toksinat
Opsionet më të mira për ndriçimin e dhomës së ngrënies
Meshkujt kryesojnë fushatat e modës të markave luksoze në vitin 2025
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Trashaluqet kënaqen më shumë në seks
Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos