Bjorn Lomborg
Uria e ka munduar njerëzimin që në fillim të erës. Thuajse çdo shoqëri madhore është formësuar nga uria; një vlerësim sugjeron se Kina vuajti nga thatësia dhe uria e shkaktuar nga përmbytjet të paktën në një provincë pothuaj çdo vit që nga viti 108 para erës sonë deri në vitin 1911. Ende vuajtja nga uria është një betejë që njerëzimi më në fund mund ta fitojë.
Më shumë drithëra u prodhuan çdo vit në të paktën çerekun e shekullit të 20 nga sa janë prodhuar në çdo periudhë tjetër dhe më shumë grurë do të korret këtë vit krahasuar me çdo periudhë tjetër në histori. Që nga viti 1992, numri i njerëzve të uritur kudo në botë ka shkuar në më shumë se 200 milionë, ndërsa popullata njerëzore u rrit afërsisht në dy miliardë.
Por sfidat mbeten të mëdha. Produktet ushqimore të shëndetshme dhe të përballueshme janë një nga prioritetet kryesore të njerëzve kudo dhe një në nëntë njerëz ende nuk kanë mjaftueshëm ushqim për të qenë të shëndetshëm. Me popullatën e botës prej 7.3 miliardë që pritet të arrijë në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe 9.7 miliardë në 2050, kërkesa për ushqim do të rritet po ashtu. Bashkë me më shumë gojë për t’u ushqyer, problematika në lidhje me më shumë furnizime ushqimore do të përfshijë konflikte, paqëndrueshmëri, evente ekstreme të motit dhe ndryshim klimatik.
Rritja e prodhimit bujqësor për shkak të përmirësimit në fara, fertilizues dhe pesticide ka përmirësuar aksesin në kredit dhe shpikjet teknologjike dhe kanë qenë drejtueset kyçe të pakësimit të urisë.
Nga viti 1930 dhe 2000, prodhimi bujqësor në Shtetet e Bashkuara u katërfishua, ku zhvillimi i produktivitetit ia kaloi edhe prodhimit të makinerive. Vendet në zhvillim kanë filluar të ndajnë këto të ardhura: të përgjegjshme për pothuajse zero konsum të fertilizuesve në vitin 1960, ato deri në vitin 2000 përdorën më shumë se vendet e industrializuara.
Banka Botërore ka zbuluar se zhvillimi i produktivitetit në bujqësi mund të jetë deri në katër herë më efektiv në pakësimin e varfërisë sesa zhvillimi nga sektorë të tjerë. Por si mund ta ruajmë këtë progres?
Investimi në kërkim dhe zhvillim është jetësor. Sipas kërkimit të kryer për Konsensusin e Kopenhagenit, të cilin unë e drejtoj, investimi i 88 miliardë dollarëve të tjerë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit në bujqësi në 15 vitet e ardhshme do të shtonte të ardhurat me 0.4 për qind çdo vit dhe si pasojë do të shpëtonte 79 milionë njerëz nga uria dhe do të parandalonte pesë milionë raste të kequshqimit te fëmijët. Arritja e këtyre objektivave do të sillte 3 trilionë dollarë përfitime shoqërore, duke sjellë përfitime prej 34 dollarësh për çdo dollar të shpenzuar.
Shpikjet teknologjike gjithashtu luajnë një rol kyç në luftimin e sfidave të caktuara ushqimore, pasi mungesa e vitaminës A është shkaktari kryesor i verbërimit të parandalueshëm në fëmijëri. Robert Mwanga mori Çmimin Botëror të Ushqimit këtë vit për punë frymëzuese që çoi në zëvendësimin në shkallë të gjerë të patates së ëmbël të bardhë (që ka mangësi të vitaminës A) me një alternativë të pasur me vitaminë A në dieltat e Ugandës së varfër rurale.
Një tjetër mënyrë për të shtuar produktivitetin bujqësor është përmes punës. Kur kërkuesit e Konsensusit të Kopenhagenit ekzaminuan përgjigjet ndaj ngrohjes globale në Bangladesh ata zbuluan se shtimi i produktivitetit të krahut të punës në bujqësi “është e vetmja mënyrë për të rritur elasticitetin e Bangladeshit ndaj ndryshimit klimatik dhe për të arritur synimet e zhvillimit afatgjatë”. Investimi i rreth 9000 dollarëve për punëtor në dy dekada do të çonte në rritje të produktivitetit me 10 për qind.
Bangladesh është një rast shembullor sepse është i prekshëm nga përmbytjet dhe pasojat e ndryshimit klimatik dhe produktiviteti i tij bujqësor mbetet pas atij të vendeve në zhvillim dhe me të ardhura të mesme. Nuk është çudi, që zyra e kryeministrit të Bangladeshit po lufton të kryesojë në inovacionin global, duke mbështetur një laborator inovacioni në bujqësi që ndan praktikat dhe idetë më të mira.
Konsensusi i Kopenhagenit ka punuar me OJQ-në më të madhe në botë, BRAC për të zbuluar dëshirat politike të njerëzve që jetojnë në Bangladeshin rural, përfshirë “të varfrit në ekstrem” me të cilët BRAC punon ngushtë. Këta punëtorë, shtëpiake dhe të tjerë, disa prej të cilëve jetojnë me 0.60-0.70 dollarë ose më pak në ditë, rrallë marrin të drejtë shprehje në tavolinën ku merren vendimet.
Me nëntë forume rurale në pjesë të thella të vendit, pjesëmarrësit folën të gjithë me një zë, duke bërë thirrje për të njëjtin prioritet politik: shtim të produktivitetit bujqësor. “Të gjithë e dinë se Rangpur ka një problem Monga”, tha një vendas nga Chandpara në divizionin Rangpur, duke përdorur termin Bengali për fenomenin vjetor të urisë sezonale. “Ne nuk mund të ushqejmë njerëzit tanë dy herë në ditë – duhet të rrisim prodhimin tonë bujqësor”.
Një fshatar Mukimabad kishte të njëjtin vizion për Bangladeshin: “Na duhen të korra dhe fara që nuk preken nga përmbytjet në mënyrë që të mos vdesim nga mungesa e ushqimit”.
Lufta e njerëzimit kundër urisë mund të fitohet. Progres i madh është bërë, por bota duhet të bëjë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin bujqësor dhe shtimin e produktivitetit. Siç tha një fshatar nga Deukhola, pranë lumit Brahmaputra në veriun e largët të Bangladeshit: “Mbijetesa jonë varet prej kësaj”. Do të bënim mirë t’ia vinim veshin. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë