Edi Vlusha
Teknologjia dhe mediat e reja, po ndryshojnë në mënyrë fondamentale ndërveprimin njerëzor dhe ky është vetëm fillimi. Nëse deri para një apo dy vitesh ne kemi menduar se jemi në një periudhë tranzicioni, midis mediave tradicionale dhe mediave të reja, pra atyre sociale, sot tranzicioni ka përfunduar. Pothuajse çdo njeri sot, ka një llogari në Facebook, Instagram, Twitter etj. Madje edhe vetë mediat tradicionale e kanë zgjeruar komunikimin e tyre duke u përfshirë edhe vetë në këtë agor të pakufizuar.
Ndërkohë që komunikimi dhe informacioni shpërndahen shumë më shpejt, bota na duket edhe më e vogël. Si rezultat, kjo ndryshon mënyrën se si bota komunikon, veçanërisht me obsesionin e sotëm të mediave sociale.
Marshall Mcluhan në librin e tij “Media si zgjatim i njeriut” në vitin 1964, ka përmendur termin medium është mesazhi, e cila është një shprehje e “shpikur” nga vetë ky, ku shpjegon se forma e një mjedisi futet në çdo mesazh që do të transmetojë ose përcjellë, duke krijuar një marrëdhënie simbolike me anë të së cilës mediumi ndikon në mënyrën se si perceptohet mesazhi. Në librin e tij McLuhan propozon që media dhe jo përmbajtja që mbart duhet të jetë fokusi i studimit, pasi është vetë mediumi i cili luan një rol të rëndësishëm jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga karakteristikat e vetë medias.
Kohë më parë se mediat sociale të bëheshin pjesë e komunikimit tonë të përditshëm, ne ishim jashtëzakonisht të kufizuar në mjetet tona për të bashkëvepruar me të tjerët, duke u kufizuar vetëm kryesisht te njerëzit që njihnim personalisht. Kishte shumë aspekte në komunikim, ku ne duhet të prisnim me javë, për një letër në postë apo për një fotografi të njerëzve tanë që nuk jetonin në të njëjtin qytet, për më tepër nga njëri shtet në tjetrin.
Në këtë mënyrë interneti dhe për më tepër mediat sociale kanë ndryshuar në mënyrë drastike formën se si njerëzit në të gjithë botën bashkëveprojnë dhe komunikojnë.
Së pari, një nga ndryshimet më të mëdha për mënyrën se si ne ndërveprojmë sot për shkak të mediave sociale, është numri i madh i njerëzve me të cilët mund të ndërveprojmë. Tashmë ne jemi në gjendje të bashkëveprojmë me mijëra njerëz në të gjithë botën – prandaj shohim njerëz që kanë mijëra miq në Facebook ose dhjetëra mijëra ndjekës të Twitter apo Instagram. Në këtë mënyrë pa aksesin në media sociale, kjo do të ishte e pamundur, pasi këto të fundit na lejojnë mundësinë të ndajmë mendimet, opinionet tona për çështje të caktuara me një audiencë shumë më të gjerë.
Së dyti, një ndryshim tjetër i madh që ka ndodhur në komunikimin tonë, është fakti se tashmë nuk ka asnjë filtër në mënyrën se si flasim. Në të kaluarën, nëse nuk bisedonim në mënyrë direkte me njerëzit, mesazhi që donim të përcillnim nuk ka patur asnjë mënyrë për të marrë mesazhin tuaj, pa marrë parasysh lirinë e fjalës. Ndërkohë, tani ne mund të përdorim mediat sociale për t’i nxjerrë mendimet tona në mijëra apo edhe miliona njerëz duke qenë të pacensuruar.
Së treti, mënyra se si mediat sociale kanë ndryshuar ndërveprimin e njerëzve me njeri-tjetrin është, se ne kemi humbur tashmë disa nga aftësitë tona shoqërore. Disa njerëz janë krejtësisht të paaftë për të kryer një bisedë normale ose për të bashkëvepruar me njerëzit në mënyrë direkte për shkak të varësisë që kanë nga mediat sociale, pasi janë bërë një nga mënyrat dominante në të cilat ne komunikojmë. Njerëzit janë më të obsesionuar me kontrollin e celularit çdo 2 minuta, se sa të angazhohen në biseda kuptimplota me fëmijën ose bashkëshortin/en e tyre. Ajo, çka vlen për t’u theksuar është se, mediat sociale dhe teknologjia janë një thikë me dy presa. Pasi këto si kanale komunikimi janë të mahnitshme që t’i përdorim dhe mund të na ndihmojnë vërtet në komunikimin tonë të përditshëm, qoftë personal, por edhe institucional, por gjithashtu na bën që të jemi të verbër dhe të shurdhër ndaj çdo gjëje tjetër që po ndodh rreth nesh. /Mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri