Pozita e femrave në Kosovë është mjaft shqetësuese. Vendosja e kuotës 30 për qind për gratë në Parlament nuk e zgjidh problemin e tyre. Në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse pjesëmarrja e gruas është në nivele tejet të ulëta. Qeveria në largim ishte pothuajse një klub i meshkujve, asnjë zëvendësministre nuk ishte femër. Gjinia e kundërt anashkalohet kudo në institucione dhe barazia gjinore nuk ekziston.
Femrat më shumë se kurrë duhet të shtypin sustën e alarmit emergjent dhe të luftojnë për të drejtat e tyre në vendimmarrje, qoftë politike apo institucionale. Gratë e suksesshme, qoftë në politikë apo biznes, duhet të jenë inspirim i fuqishëm për gratë që jo vetëm ndjehen të anashkaluara, por nuk janë aktive për ta ndërruar gjendjen.
Nuk ka demokraci të shëndoshë pa pjesëmarrjen e fuqishme të grave. Që nga politika te institucionet e deri të shoqëritë civile, gruaja duhet të tregojë aftësitë e saj dhe të jetë kontribuuese me ide. Pa kontributin aktiv të gruas, nuk mund të kemi një demokraci të zhvilluar dhe për fat të keq as një ekonomi të zhvilluar.
Kur flasim për të drejtat e femrave, Kosova përbën një model të keq. Sa për qind e femrave janë të punësuara në sektorin publik dhe në atë privat? Sa nga ato mbajnë pozita udhëheqëse? Mungojnë statistikat, por megjithatë është e ditur se numri i tyre është mjaft i vogël.
Shqetësues është edhe fakti se shumë femra në viset rurale edhe më tutje u binden prindërve për të vendosur për fatin e tyre të jetës. Shumë vajza të reja kanë braktisur shkollën vetëm pse baballarët e tyre i kanë fejuar dhe martuar. Raste të tilla ndodhin edhe sot e kësaj dite, ndonëse ka shumë vajza që nuk pranojnë në asnjë mënyrë t’u shkelen në këtë mënyrë të drejtat e tyre dhe zëri i tyre dëgjohet domosdo nga prindërit.
Një lëvizje feministe do të ishte një mundësi për të inspiruar vajzat dhe gratë për t’u përfshirë sa më shumë në politikë, në mënyrë që të dëgjohet zëri i tyre dhe padrejtësitë të dalin në shesh. Ato duhet ta meritojnë pozitën e tyre, si deputete, apo në pozita vendimmarrëse. Ato duhet të jenë zë i fuqishëm i gjithë atyre të rejave, që në vend që të flasin për të drejtat e tyre kanë zgjedhur heshtjen. Me heshtje nuk arrihet asgjë. Në këto zgjedhje që po vijnë, kosovaret duhet të shfaqin nëpër takime elektorale hallet dhe brengat që ato kanë dhe në fund me votën e tyre të zgjedhin ato që do t’i përfaqësojnë më së miri.
Një fenomen mjaft shqetësues për Evropën është se një nga tri gra kanë qenë viktima të dhunës psikike, fizike apo seksuale. Ky shqetësim kalon me disa debate të organizuara nga shoqëria civile, të cilat janë shterpe dhe pa veprime konkrete. Kur bëhet fjalë për dhunën institucionet, bien në gjumë letargjik. Nëse ky fenomen ka të bëjë me Evropën e zhvilluar, atëherë mund të merret me mend se si do të dilte gjendja në Kosovë.
Nëpër media përditë shohim raste të trafikimit të vajzave për qëllime seksuale. Çdo ditë gratë bëhen pre e dhunës së një mentaliteti maskulinist. Për fat të keq burrat “blejnë” heshtjen e tyre me ndonjë dajak dhe ato nuk guxojnë të denoncojnë rastet. Faktet tregojnë se vetëm pak gra guxojnë të denoncojnë burrat e tyre për dhunën e ushtruar. Ato që sot kanë marrë këtë guxim, janë të strehuara në Qendrat për mbrojtjen e grave.
Gruaja nuk duhet të pranojë asnjëherë të jetë viktimë e dhunës në familje. Të denoncosh do të thotë të parandalosh burrat e tjerë që të guxojnë të marrin veprime të këtilla. Gratë duhet të dëshmojnë me veprimet e tyre se janë të barabarta në shoqëri dhe nuk lejojnë që burrat të nëpërkëmbin të drejtat e tyre të garantuara me ligj e Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania