LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjyqi i “Bandës së Cërrikut”

Shtyhet gjyqi i “Bandës së Cërrikut”

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën e së martës ndaj të pandehurve të “Bandës së Cërrikut”, të cilët akuzohen si autorë në vrasjen e gjashtë punonjësve të Gardës së Republikes, gjatë trazirave të '97 në Cërrik. Seanca u pezullua pasi munguan dy dëshmitarët që ishin thirrur nga prokuroria për të dëshmuar në proces.

Si të pandehur në këtë çështje janë shtetasit Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota, Alban Toska, Skender Cani, Tomor Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.

Anëtarët e dyshuar të "Bandës së Cërrikut", të arrestuar, janë në proces gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda që prej vitit 2008./Telegrafi/