Shtrenjtimit e fundit të energjisë elektrike në vend, mund të rris koston e prodhimit, sidomos tek ndërmarrjet industriale dhe kompanitë e mëdha prodhuese. Me vendimin për shtrenjtim të rrymës vështirësohet edhe gjendja e biznesit vendor, ndërsa shtohen hezitimet e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.
Alban Zogaj nga Instituti “RIINVEST”, ka thënë për Telegrafin se energjia elektrike përbën një ndër kostot kryesore të prodhimit, për çka kjo analizohet me vëmendje nga investitorët e huaj.
“Ngritja e çmimit të energjisë elektrike rrit koston e prodhimit, e kjo rezulton edhe në çmime më të larta për produktin e prodhuar. Çmimi më i lartë i produktit final mund t’i bëjë ato produkte jokonkurrente”, tha Zogaj.
Edhe drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, Valdrin Lluka, ka thënë për Telegrafin se shtrenjtimi i energjisë elektrike ndikon direkt në rritjen e kostos së prodhimit.
“Ne jemi ndër vendet e vetme ku bizneset financojnë kryesisht konsumin e përditshëm të energjisë, duke mos u mundësuar bizneseve të kenë çmime industriale të energjisë që – përafërsisht në shtetet e Bashkimit Evropian – shkojnë me rreth 50 për qind më pak se sa për konsumin privat”, thekson Lluka.
Sipas tij, shtrenjtimi i rrymës mund të largojë edhe interesimin e investitorëve të mëdhenj për të investuar, pasi veprimtaria e tyre kërkon shpenzime të mëdha të energjisë elektrike.
“Ato industri që janë të rënda e ku konsumi i energjisë është i madh, mund të mos tregojnë interes për vendin tonë, për shkak të rritjes së kostos së energjisë apo rrezikut të ngritjes së çmimeve edhe në të ardhmen”, ka thënë Lluka.
Ndërkaq, nga ndërmarrja e cila është privatizuar vite më parë, Ferronikeli, thonë se shtrenjtimi i energjisë elektrike në dy muajt e fundit ka rritur koston e prodhimit, si dhe ka shtuar shpenzimet për energji elektrike deri në rreth tre milionë brenda muajit.
“Shtrenjtimet e fundit të energjisë – për neve si kompani – kanë shkaktuar probleme në operim. Bizneset kanë nevojë për stabilitet dhe këto ndryshime negative janë shumë të dëmshme për klimën e të bërit biznes”, thotë Sherife Kqiku – Vishaj, zëdhënëse e Ferronikelit.
Sipas saj, Ferronikeli është shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike në Kosovë dhe ky shtrenjtim i ka goditur shumë.
”Kostoja mujore me këtë shtrenjtim është rritur për rreth 300 mijë euro dhe faturat që ne i paguajmë janë rreth 2.5-3 milionë në muaj. Sigurisht që kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike do të këtë ndikim të madh në prodhim dhe në operim të kompanisë”, thotë ajo.
Sherife Kqiku – Vishaj thekson se nëse nuk merren masat për stabilizim të çmimeve të energjisë elektrike ose liberalizim të tregut, kjo do të jetë faktor që do të ndikojë në mungesën e investimeve të huaja e madje edhe me largimin e bizneseve që tashmë kanë investuar në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti takon një grup investitorësh në Davos, i fton të investojnë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!