I.Mazrekut i ka shkuar huq mundi tremujor. Të tria plikot me kupon fiskal në vlerë mbi 1 mijë euro i janë refuzuar nga Administrata Tatimore si të pavlefshme.
Kuponët që i kishin lëshuar bizneset për blerjet që Mazreku kishte bërë, kanë dalë të jenë fals.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku besohet se një numër i madh i kompanive u lëshojnë qytetarëve kupon të pavlefshëm.
Ky nuk është rasti i vetëm, për të cilin është në dijeni Gazeta Fjala.
Administrata Tatimore e Kosovës ka konfirmuar se që nga fillimi i rimbursimit të qytetarëve për blerjet e rregullta në vitin 2015, deri më tani ka evidentuar 265 raste kur qytetarët kanë rënë pre e kompanive mashtruese. “Meqenëse një person ka të drejtë të dorëzoj vetëm një pliko me kuponë fiskal për rimbursim, atëherë numri 265 do të thotë për persona që kanë dorëzuar plikot”, thuhet në përgjigjen e ATK-së. Marrë parasysh këtë, del se minimumi i kuponëve të falsifikuar për këto pliko është 7,950 kupon.
Vlera e tyre e kalkuluar në minimumin e shumës së kërkuar nga Administrata Tatimore, 250 euro, për të qenë valide për rimbursim del të jetë 66 mijë e 250 euro.
“Këta kuponë të pavlefshëm i përkasin kompanive të ndryshme. Përmbajtja e këtyre kuponëve te parregullt, të dorëzuar nga qytetarët, ka qenë: disa prej këtyre kuponëve të parregullt, nuk i përmbajnë elementet (karakteret) e kuponit fiskal, të kërkuara sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës”, thonë për Gazetën Fjala në ATK.
Megjithatë nuk dihet nëse ky institucion ka marrë masa ndaj ndonjë kompanie, të cilës i janë gjetur kupon të tillë. Zyrtarët e ATK-së nuk janë në dijeni se si bizneset arrijnë të anashkalojnë sistemin e arkës fiskale e cila do të duhej të regjistronte të gjitha transaksionet. “Ne si ATK nuk kemi informacione se kompani të ndryshme po furnizohen me kuponë të falsifikuar, mirëpo për të gjitha ato biznese të cilat kryejnë një vepër të tillë, në momentin që do të hasin zyrtarët e ATK do të merren masa ligjore ashtu siç e parasheh legjislacioni në fuqi”, thuhet në përgjigjen e zyrës për Informim në ATK.
Njëjtë thonë se është vepruar dhe do të veprohet me biznese që lëshojnë kuponë jo fiskal, të cilat i obligon ligji që të lëshojnë vetëm kuponë të rregullt fiskal nga Pajisja e tyre Fiskale.
Qytetarët u rimbursuan me 1.2 milion euro
Në krahasim me numrin e lartë të dorëzimit të plikove nga qytetarët për rimbursim të kuponëve fiskal, për dy periudhat paraprake për TM2&TM3/2015, në ATK thonë se ka qenë një numër simbolik i këtyre kuponëve jo të rregullt (fallc) që janë gjetur gjatë verifikimit të këtyre plikove nga ana e komisionarëve të përzgjedhur nga ATK-ja.
Megjithatë, kjo u ka futur frikën blerësve se kompanitë mund t`i mashtrojnë dhe shqetësimi i tyre gjithnjë e më shumë duket se po rritet.
Kjo vërehet edhe në numrin e aplikuesve për rimburësim në tremujorin e katërt që përfshinë muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Në këtë periudhë 46 mijë e 760 qytetarë që kanë dorëzuar kuponët e tyre në ATK, për dallim nga 54 mijë e 35 qytetarë që kishin dorëzuar në tremujorin e tretë që përfshinë muajt korrik, gusht, e shtator.
Ndërkaq, që nga fillimi i rimbursimit e deri më tash Administrata Tatimore e Kosovës ka rimbursuar 1 milion e 252mijë 500 euro për qytetarë nga grumbullimi i kuponëve fiskal./Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rreth 200 kompani britanike kaluan përgjithmonë në një javë pune katër-ditore
NLB renditet në mesin e performuesve më të mirë të ESG-së
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës