Shteti nuk bëhet me rrena e mëdyshje
Kryeministri i Kosovës në një konferencë shtypi me baroneshën Catherine Ashton impresionoi diplomatët dhe gazetarët me fjalimin e tij. Edhe pse me anglishte që ngatërronte “çështjet” me “këpucët”, fjalimi i tij ishte fjalim dinjitoz për një lider.
Thaçi me dy maska: në Bruksel për kombin kosovar, në Prishtinë kundër tij
Për dallim nga shumë prononcime të tij në Kosovë ku mohonte ekzistencën e kombit kosovar, në Bruksel Thaçi me plot gojën foli për kombin kosovar dhe atë se si po e ndërtojmë atë.
Kjo na jep të kuptojmë se kryeministri Thaçi nuk merr asgjë seriozisht. Para vendorëve ka një maskë, kurse para ndërkombëtarëve një maskë tjetër. Kryeministri që dëshmoi lidership në Bruksel u tregua një axhami politik në Parlamentin e Kosovës. Deklaroi se “nëse lëvizin kufijtë në Ballkan, shqiptarët fare mirë do të mund të jetonin në një shtet”. Këtë, si duket, e ka bërë që të tregohet patriot para njerëzve që nuk shohin më larg se hunda e tyre, pa i menduar pasojat e një deklarate joserioze.
Së pari, Thaçi harroi se kufijtë në botë ndryshojnë vazhdimisht dhe se në tri dekadat e fundit në Ballkan u krijuan shumë kufij të rinj mes shtetesh dhe brenda shtetesh. Së dyti, shteti është një projekt që mund të mbahet vetëm nëse shumica e qytetarëve të atij vendi besojnë në qëndrueshmërinë e tij.
Çfarë mund të thuhet për shtetin ku vet kryeministri nuk është i sigurt nëse shteti i tij do të vazhdojë së ekzistuari apo jo? Kush do të investojë në atë?
Sado që Thaçi këtë e ka thënë në mënyrë të kushtëzuar, kjo tërthorazi tregon se ai nuk i beson mjaftueshëm projektit të quajtur Republika e Kosovës. Shteti kudo në botë është projekt serioz që nuk ngritët me mëdyshje, por me besim të plotë e sakrifica të mëdha. Shteti është një projekt që ngritët nga djersët, lotët dhe gjaku. Prandaj, kombet si krijues dhe pronarë të shteteve, kanë heronjtë dhe dëshmorët e vet. Nuk bëhet shteti me “nëse” po me bindje për të cilat sakrifikohet çdo gjë, jeta dhe familja.
Fjalia “nëse lëvizin kufijtë në Ballkan, shqiptarët fare mirë do të mund të jetonin në një shtet” është edhe një kërcënim. Kërcënim, po për kënd? Jo vetëm për Serbinë po edhe për Maqedoninë, edhe për Malin e Zi, edhe për Greqinë, por edhe për Shqipërinë. A nuk është kërcënues për Shqipërinë insistimi për bashkim me të nëse Shqipëria nuk do?!
Deklarata e Thaçit është shuplakë fytyrës Amerikës e cila bënë presion mbi shtetet fqinje që të kenë qasje miqësore me Kosovën
Thaçi dhe klasa politike e Kosovës duhet ta kuptojnë se fakti që fqinjët e mëdhenj të Serbisë: Bullgaria, Hungaria e Kroacia e njohën Kosovën në të njëjtën ditë nuk ka ardhur rastësisht dhe vetvetiu, por është rezultat i punës së koordinuar të diplomacisë amerikane dhe aleatëve të saj. Fakti se fqinjët e vegjël të Serbisë: Maqedonia e Mali i Zi, fqinjë këta edhe të Kosovës, madje shumë të rëndësishëm për Kosovën, e njohën pavarësinë e Kosovës në të njëjtën ditë është po ashtu rezultat i angazhimit të diplomacisë amerikane dhe aleatëve të saj.
Të gjitha sukseset e deritanishme Kosova i ka arritur në këtë konstelacion dhe nuk mund të sillet e papërgjegjshme sikur është qendra e botës. Nëse e pranojmë faktin se Republika e Kosovës është një foshnjë politike e Amerikës, atëherë mosbesimi në projektin politik Republika e Kosovës është mosbesim në Amerikën.
Kosova duhet t’i dijë t’i caktojë prioritetet e saj. Cili është miku më i mirë dhe kundërshtari më i rrezikshëm? Me cilin duhet të neglizhohen problemet eventuale dhe me cilin duhet vënë në spikamë?
Zgjedhjet nacionale serbe në Kosovë duhen lejuar vetëm nëse publikisht heqin dorë nga ato lokale
Ajo çfarë e sfidon Kosovën aktualisht është puna e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Sipas planit të Ahtisaarit dhe, rrjedhimisht, Kushtetutës së Republikës së Kosovës, qytetarëve të Kosovës që duan ta mbajnë shtetësinë e Republikës së Serbisë u mundësohet kjo gjë.
Si shtetas të Serbisë, serbët e Kosovës, por edhe qytetarë të tjerë të Kosovës do të mund të votojnë për zgjedhjet kombëtare të Serbisë, përmes formave që do merreshin vesh autoritetet e Serbisë me autoritetet e Kosovës. Pjesëmarrja në votim do të mund të bëhej në disa mënyra: përmes postës, përmes Ambasadës së Serbisë në Prishtinë apo përmes vendvotimeve në disa lokalitete të Kosovës ku ka më shumë shtetas të Serbisë.
Në rastin e raporteve të mira mes Kosovës e Serbisë kjo gjë nuk do të paraqiste kurrfarë problemi pos atij teknik.
Meqë Serbia akoma nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe nuk ka ambasadë në Prishtinë, atëherë e vetmja mënyrë e pjesëmarrjes në këto zgjedhje për shtetasit e Serbisë që jetojnë në Kosovë mbetet ajo e votimit përmes postës. Në të kundërtën, kthehemi te Rezoluta 1244 e cila Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë, por me sovranitet të suspenduar. Konform kësaj, Republika e Serbisë nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje në Kosovë, as lokale as nacionale, por për këtë është i autorizuar UNMIK-u.
Pra, në të dyja rastet, Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje në Kosovë dhe qëndrimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë negativ dhe i rreptë jo vetëm me fjalë por edhe me plane vepruese.
Gjithsesi, Kosova duhet të ofrojë kompromise, por këto kompromise duhet të jenë në funksion të interesave afatgjate të Kosovës.
Kompromisi që institucionet kosovare mund të ofrojnë në këtë rast duhet të jetë ky: “U lejomë që të mbani zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë me kushtin që publikisht të hiqni dorë nga zgjedhjet lokale në Kosovë. Në të kundërtën do të përdorim gjithë forcën e shtetit që të mos lejojmë asnjë lloj zgjedhje të Serbisë në Kosovë”.
Një veprim i tillë i institucioneve kosovare do t’ishte një lloj mosrespektimi i të drejtës kushtetuese të një pjese të qytetarëve të saj (atyre që kanë shtetësi të dyfishtë: kosovare dhe serbe) por në raste kur rrezikohet sovraniteti i vendit lejohet edhe shkelja e disa të drejtave, megjithëse as kjo në instancën e fundit nuk do t’ishte shkelje e të drejtës kushtetuese, sepse mbetet e hapur mundësia e votimit përmes poste.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama